TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Themelohet garda për mbrojtjen e natyrës, fokus parandalimi i degradimit

by teve1
2 orë ago
1
A A
Themelohet garda për mbrojtjen e natyrës, fokus parandalimi i degradimit

Në Ditën Botërore të Tokës është themeluar garda për mbrojtjen e natyrës, e cila u tha se do të ndihmojë në monitorim, parandalim të krimeve mjedisore dhe për edukim qytetar.

Themelimi i kësaj garde është bërë në hapësira e Bibliotekës Kombëtare, ku mori pjesë edhe kryeministri, Albin Kurti.

Ai tha se gjatë mandatit të kaluar janë ndarë 10 milionë euro për ndërtimin e shtretërve të lumenjve.

Tutje, Kurti theksoi se garda për mbrojtjen e natyrës është aleancë mes qytetarëve dhe shtetit.

“Pasuritë natyrore nuk janë të askujt veçmas, por janë të të gjithëve bashkë dhe mbi të gjitha që zhvillimi nuk mund të vijë duke shkatërruar bazën mbi të cilën ndërtohet jeta. Garda për mbrojtjen e natyrës është shprehje e një ndryshimi të thellë në mënyrën se si e kuptojmë shtetin. Një shtet që nuk është spektator por veprues. Një shtet që nuk reagon vonë por parandalon me kohë. Pra politika, veprime e masa paraprake duke mos pritur për reaksion ndaj dëmit i cili tashmë veçse është shkaktuar. Një shtet i cili nuk e toleron degradimin por e ndalon dhe parandalon atë. Për shumë vite natyra në vendin tonë është trajtuar si një hapësirë pa zot. Atje ku ka munguar shteti, ka hyrë abuzimi. Atje ku ka munguar ligji, ka dominuar interesi i ngushtë. Ne po e ndryshojmë rrënjësisht këtë logjikë”, tha ai.

Tutje, ai tha se gjatë mandatit të kaluar janë ndarë mbi 10 milionë euro për rregullimin e shtretërve të lumenjve.

“Mandatin e kaluar janë ndarë mbi 10 milionë euro për rregullimin e shtretërve të lumenjve, si dhe për pastrimin e tyre. Është investuar në ndërtimin e shtretërve të lumenjve, si dhe për pastrimin e tyre. Është investuar në ndërtimin e shtretërve të lumenjve… Ashtu siç jemi zotuar do të mbyllim të gjitha deponitë ilegale dhe do të krikojmë një sistem të ri modern dhe të sigurt për menaxhimin e mbeturinave. Do të kemi inspektime të rregullta si dhe ndëshkime të ashpra për ndotësit. Do të vijojmë me aksionin shtetëror për mbrojtjen e natyrës për të ndaluar degradimin e lumenjve dhe pyjeve dhe zonave të mbrojtura”, shtoi ai.

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli deklaroi se do të angazhohen mbi 100 gardianë në kuadër të gardës për të raportuar për shkeljet në natyrë.

“Një hap që shndërron vizionin tonë shtetëror në një roje të gjallë të pasurive tona kombëtare, sepse për ne, mbrojtja e natyrës është prioritet shtetëror i panegociueshëm. Nën udhëheqjen e qeverisë së kryeministrit Kurti, ne po ndërtojmë një qasje të re ndaj mjedisit. Një qasje që nuk e sheh natyrën si burim për t’u shfrytëzuar nga disa, por si pasuri e përbashkët që duhet menaxhuar me kujdes, përgjegjësi dhe vizion afatgjatë. Garda për mbrojtjen e natyrës është një instrument konkret i kësaj politike. Ajo përfaqëson një model të ri të bashkëpunimit ndërmjet shtetit dhe shoqërisë. Garda do të na ndihmojë në monitorim, parandalim të krimeve mjedisore dhe për edukim qytetar. Para se të vija këtu, kam nënshkruar vendimin për themelimin e kësaj garde”, ka thënë ajo.

E Ministri i Punëve te Brendshme, Xhelal Sveçla tha se themelimi i gardës do të parandalojë shkeljet në mjedis.

“Garda për mbrojtjen e natyrës që konkretizohet sot përmes vendimit të ministres dhe pastaj marrëveshjes ndërmjet MPB-së dhe Ministrisë së Mjedisit është një nga mekanizmat që rrit kapacitetin për parandalim dhe reagim ndaj çdo shkelje që dëmton mjedisin. Si Ministri e Punëve të Brendshme do të jemi në mbështetje të të plotë të të gjithë akterëve, me qëllim e qartë që asnjë shkelje të mos mbetet pa u trajtuar dhe që asnjë abuzim në raport me mjedisin dhe atë që na rrethon të mos mbetet pa përgjegjësi”, përfundoi ai.

Në Biblotekën Kombëtare është nënshkruar memorandumi mes ministres së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla për themelimin e gardës për mbrojtjen e natyrës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kosova dhe Belgjika nënshkruajnë marrëveshje në fushën e drejtësisë

Kosova dhe Belgjika nënshkruajnë marrëveshje në fushën e drejtësisë

Ambasadori amerikan në NATO: Kosova po rrit kontributin në siguri me Bordin e Paqes dhe dërgimin e FSK-së në Gaza

Ambasadori amerikan në NATO: Kosova po rrit kontributin në siguri me Bordin e Paqes dhe dërgimin e FSK-së në Gaza

Bytyçi: Kurti stimulon kriza për të mbajtur primatin e liderit në betejë të vazhdueshme

Bytyçi: Kurti stimulon kriza për të mbajtur primatin e liderit në betejë të vazhdueshme

Ambasada e SHBA-së: Po avancojmë interesat e përbashkëta të sigurisë

Sulmi izraelit vret dy persona në jug të Libanit pavarësisht armëpushimit

Vendim i rëndësishëm i BE-së: Mali i Zi drejt fazës finale të anëtarësimit

Vendim i rëndësishëm i BE-së: Mali i Zi drejt fazës finale të anëtarësimit

BE planifikon ulje të taksave të energjisë për të zbutur krizën nga lufta në Iran

BE planifikon ulje të taksave të energjisë për të zbutur krizën nga lufta në Iran

Ambasada e SHBA-së: Po avancojmë interesat e përbashkëta të sigurisë

Ambasada e SHBA-së: Po avancojmë interesat e përbashkëta të sigurisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën