TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

“The Guardian”: Kosova akuzohet për nxitje tensionesh pas vendimit të ndalimit të përdorimit të dinarit

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
BE e shqetësuar për pasojat eventuale të vendimit të BQK-së

Bordi i BQK-së ka miratuar rregulloren e re për Operacionet me Paratë e Gatshme, e cila ka hyrë në fuqi nga data 1 shkurt. Sipas saj, valuta e vetme që lejohet të përdoret për kryerje të transaksioneve të pagesave me para të gatshme dhe në sistemin e pagesave në Kosovë është euro.

Lidhur me këtë temë, mediumi prestigjioz “The Guardian” ka shkruar duke thënë se “Kosova akuzohet për rritje të tensioneve ndëretnike duke ndaluar përdorimin e dinarit serb” , tutje duke përmendur akuzat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian kundër rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës.

“Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar autoritetet e Kosovës se ‘po rrisin tensione ndëretnike’ pa nevojë pasi Qeveria vendosi masën e ndalimit ndaj valutës serbe dhe udhëzoi komunitetin serb të pranojë euron. Bastisjet policore të urdhëruara nga ministri i Punëve të Brendshme në katër organizata që punojnë në zonat e populluara me serbë, që erdhën disa ditë pas vendimit për valutë, kanë shtuar frikë për përshkallëzim të situatës së sigurisë”, ka shkruar mediumi.

Aty janë përmendur edhe akuzat e zyrtarëve serbë se vendimi i BQK-së do të ndikojë në jetën e përditshme të serbëve që varen nga asistenca sociale e Serbisë.

Bashkimi Evropian ka kritikuar Kosovën për hapa “të njëanshëm” duke shtuar se frikësohet që do të nxisin përshkallëzim të raporteve me Serbinë.

“Këta janë hapa shqetësues sepse nuk kontribuojnë në shtensionim të situatës”, ka thënë Josep Borrell, përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme i Bashkimit Evropian. “Nuk janë të koordinuara, janë të njëanshme pa nivelin e duhur të konsultimit paraprak në mënyrë që të parandalohet ndikimi negativ që mund të kenë në terren”.

Zyrtarët evropianë kanë thënë se statusi i organizatave që u mbyllën nga Policia – strukturat paralele të krijuara nga Beogradi – duhet të adresohet në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. “The Guardian” ka kujtuar sulmin e 24 shtatorit në Banjskë nga serbë të uniformuar. Ishte vrarë një polic i Kosovës dhe tre sulmues të grupit terrorist.

Euroja ka qenë valuta e vetme në Kosovë që nga paslufta. Por serbët, me rreth 5 për qind të popullatës, vazhdojnë ta përdorin dinarin, e sipas “The Guardian”, ky është reflektim i refuzimit të shtetësisë së Kosovës. Ata marrin pensione, paga e përfitime tjera sociale nga Beogradi.

Komuniteti ndërkombëtar ka kërkuar nga Kosova ta shtyjë rregulloren, duke shtuar se nuk ka pasur kohë të mjaftueshme për informim. Kosova është pajtuar me tranzicion, por s’ka treguar se sa do të zgjasë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, politikën ndaj dinarit e ka cilësuar “vazhdim të spastrimit etnik”, ndërsa ka paralajmëruar thirrjen e një seance urgjente të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

“The Guardian” ka shkruar po ashtu në burime se vendimi i Kosovës s’ka të bëjë me dëshirën për provokim, por për të luftuar krimet ekonomike e paratë false. E për strukturat paralele, Beogradi ishte pajtuar t’i hiqte me marrëveshjen e 2013-s.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Dita Botërore e Shëndetësisë, bëhet thirrje për vendimmarrje të bazuar në shkencë

​Dita Botërore e Shëndetësisë, bëhet thirrje për vendimmarrje të bazuar në shkencë

Alarm në sektorin e qumështit, rënia e çmimeve dhe rritja e importeve godasin fermerët

Alarm në sektorin e qumështit, rënia e çmimeve dhe rritja e importeve godasin fermerët

Dënohet me tre vjet burgim për vjedhje të rëndë një i dyshuar në Pejë

30 ditë paraburgim ndaj një të dyshuari për shitje të drogës në Pejë

Haxhiu pret në takim Avokatin e Popullit të Kosovës dhe Shqipërisë

Haxhiu pret në takim Avokatin e Popullit të Kosovës dhe Shqipërisë

Sulmet SHBA-Izrael “shkatërrojnë plotësisht” sinagogën në Teheran

Trump kërcënon me burg gazetarin që raportoi i pari për shpëtimin e pilotit në Iran

Trump kërcënon me burg gazetarin që raportoi i pari për shpëtimin e pilotit në Iran

Dënohet me tre vjet burgim për vjedhje të rëndë një i dyshuar në Pejë

30 ditë paraburgim ndaj një të dyshuari për shitje të drogës në Pejë

Teherani pretendon se ka goditur drejtpërdrejt zyrën e Netanyahut

Paralajmërim nga Teherani: Do të përgjigjemi pa kufizime nëse Donald Trump zbaton kërcënimin

Haxhiu pret në takim Avokatin e Popullit të Kosovës dhe Shqipërisë

Haxhiu pret në takim Avokatin e Popullit të Kosovës dhe Shqipërisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën