TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Thaçi thotë se dy aktakuzat iu ngritën pak para zgjedhjeve në Kosovë: Nuk kam ambicie politike

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
“The Guardian”: Gjyqi ndaj Thaçit dhe të tjerëve do ta rishkruajë historinë

Gjatë konferencës mbi ecurinë e çështjes, Hashim Thaçi theksoi se dy aktakuzat ndaj tij janë ngritur nga ana e Zyrës së Prokurorit të Specializuar pak para zgjedhjeve në Kosovë.

Ai tha se aktakuza e parë u ngrit pak muaj para se të rizgjidhej President i Kosovës, ndërsa tash aktakuza e fundit i është ngritur dy muaj para zgjedhjeve elektorale.

“Siç e tha edhe avokatja, para se të deklarohem dëshiroj që të shtojë edhe diçka. Pikërisht në këtë fazë të hershme të këtij procesi për mbarëvajtjen e rregullt kushtetuese dhe ligjore që duhet të ndodhë. Ju e dini që para katër vitesh, në nëntor 2020 u ngrit aktakuzë kundër meje vetëm tre muaj para se të rizgjidhesha President i vendit. Tash para dhjetë ditësh nxitimthi, Zyra e Prokurorit prezantoi aktakuzë shtesë vetëm dy muaj para zgjedhjeve parlamentare në Kosovë”, tha ai.

Thaçi shtoi se nuk ka asnjë ambicie politike për ndonjë pozitë të caktuar në Kosovë.

“Unë dua ta sqaroj edhe njëherë se unë nuk jam pjesë e garës politike dhe as nuk kam ndonjë ambicie politike as për president, as për kryeministër, as për deputet e as për ndonjë ambicie tjetër për ndonjë pozitë tjetër publike”, tha Thaçi.

Thaçi ritheksoi se nuk paraqet rrezik për askënd në kuptimin politik apo për ndonjë projekt qeverisës.

“Po e theksoj që nuk jam pengesë e as nuk paraqes rrezik për askënd në kuptimin politik apo për ndonjë projekt qeverisës. Gjithë jetën time kam punuar për lirinë dhe shtetin e Kosovës me vizionin për anëtarësim në NATO, BE në raport special të përjetshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha ai.

Ish-presidenti tha se mosrespektimi i Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës e minon demokracinë në vendin e tij.

“Por e nderuara gjyqtare, dëshiroj që të ritheksoj dhe nënvizoj domosdoshmërinë e respektimit të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës në këtë sallë. Mosrespektimi i Kushtetutës, ligjeve të Kosovës dhe normave të tjera ligjore nga palët në këtë sallë të shenjtë për drejtësinë, paraqet rrezik për minimin e demokracisë në Kosovë, paraqet rrezik për cenimin e besimit qytetar. Prandaj, ftoj që të ruhet përmbajtja institucionale nga të gjithë edhe në këtë sallë”, tha ai, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Tutje, gjykatësja Marjorie Masselot vazhdoi me seancën duke treguar procedurat që duhet ndjekur për nxjerrjen e materialeve. Tha se ZPS-ja është në pritje të disa rezultateve forenzike për disa prova që janë marrë gjatë bastisjeve tek Isni Kilaj.

Tags: AkuzaHagëHashim Thaci
ShareTweet

Postime të ngjashme

​11 vjet nga nënshkrimi i MSA-së me Bashkimin Evropian

​11 vjet nga nënshkrimi i MSA-së me Bashkimin Evropian

Haxhiu thërret në takim kryetarët e komisioneve parlamentare

Haxhiu sot vizitë në Maqedoninë e Veriut

Mot me diell dhe vranësira gjatë javës

Mot me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 14 gradë Celsius

Behluli: Ndryshoi pushteti në Serbi, por qëndrimi ndaj Kosovës mbetet i njëjtë

Behluli: Ndryshoi pushteti në Serbi, por qëndrimi ndaj Kosovës mbetet i njëjtë

​11 vjet nga nënshkrimi i MSA-së me Bashkimin Evropian

​11 vjet nga nënshkrimi i MSA-së me Bashkimin Evropian

Haxhiu thërret në takim kryetarët e komisioneve parlamentare

Haxhiu sot vizitë në Maqedoninë e Veriut

Mot me diell dhe vranësira gjatë javës

Mot me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 14 gradë Celsius

Harry Kane fiton “Topin e Artë”

Harry Kane fiton “Topin e Artë”

Behluli: Ndryshoi pushteti në Serbi, por qëndrimi ndaj Kosovës mbetet i njëjtë

Behluli: Ndryshoi pushteti në Serbi, por qëndrimi ndaj Kosovës mbetet i njëjtë

​Haxhiu i del në mbrojtje Gërvallës: Nëse keni sulme, më sulmoni mua, më kërkoni dorëheqjen

Haxhiu nesër për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Maliqi për vrasjen e Arlinda Zekajt: Institucionet e dinin rastin, duhet të japin llogari

Maliqi për vrasjen e Arlinda Zekajt: Institucionet e dinin rastin, duhet të japin llogari

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën