TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
23 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
23 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

“Thaçi dhe të tjerët”, njohësit mbështesin kërkesën për një pikë kontakti në Qeveri

nga tëvë1
3 vjet më parë
0
A A
“Thaçi dhe të tjerët”, njohësit mbështesin kërkesën për një pikë kontakti në Qeveri

Ministria e Drejtësisë nuk ka treguar nëse në adresë të saj është drejtuar një kërkesë e tillë nga Zyra Administrative, ndërsa në Dhomat e Specializuara të Kosovës thonë se ende nuk ka ndonjë dokument publik në gjykatë lidhur me këtë çështje.

Në konferencën e fundit statutore, mbrojtja e Kadi Veselit ka kërkuar caktimin e një përfaqësuesi brenda Qeverisë së Kosovës i cili do të shërbente si pikë kontakti për të përshpejtuar kërkesat e mbrojtjes për ndihmë dhe informacion. Sipas mbrojtjes, ky përfaqësues do të ishte i dobishëm në veçanti tani kur po afrohet fillimi i gjykimit.

Pas kërkesës së mbrojtjes së Veselit, në konferencën e fundit statutore gjykatësi i procedurës paraprake ka kërkuar nga Zyra Administrative që të kontaktojë me autoritetet përkatëse në Kosovë për të gjetur një zgjidhje sipas kërkesës së mbrojtjes.

“Gjykatësi i procedurës paraprake kërkoi nga Sekretaria që t’i raportojë atij për këtë çështje pasi ta kishin ngritur çështjen me autoritetet e Kosovës. Sekretaria mund ta bëjë këtë ose nëpërmjet një parashtrese me shkrim, ose gojarisht gjatë konferencës së statusit të ardhshëm. Nëse një parashtresë me shkrim është publike, ajo publikohet në faqen e internetit të DHSK-së.

Deri më tani, asnjë dokument i tillë nuk është publikuar në faqen e internetit të DHSK-së. Nëse Sekretaria jep informacionin gojarisht gjatë konferencës së ardhshme statutore, do të duhet të presim derisa tema të trajtohet në sallën e gjykatës për të mësuar më shumë rreth kësaj çështje”, ka thënë në një përgjigje me shkrim zëdhënësja e DhSK-së, Angela Griep.

Për këtë çështje janë drejtuar pyetje edhe në Ministrinë e Drejtësisë ku kanë thënë se në këtë kohë nuk mund të flasin për këtë çështje.

Megjithatë një kërkesë po mbështetet nga avokatët dhe monitoruesit e punës së Gjykatës Speciale në Kosovë dhe sipas tyre kjo do të ndihmonte në efikasitetin e procedurës.

“Një kërkesë e kësaj natyre është shumë e arsyeshme siç e dini edhe ju lënda e zotit Veseli, Thaçi dhe të tjerëve është zvarritur shumë dhe caktimi i një oficeri për komunikim me mbrojtjen nga ana e Qeverisë së Kosovës do të ishte e mirëseardhur sepse mbrojtja do të kishte vetëm një adresë në mënyrë që të kërkojë dokumente të nevojshme për përgatitjen e mbrojtjes dhe padyshim që caktimi i një personi të tillë do të jetë në funksion të efikasitetit të procedurës”, thotë avokati i akredituar në Gjykatën Speciale, Artan Qerkini.

Medina Kadriu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë se caktimi i një pike kontakti në mes të qeverisë dhe mbrojtjes do të krijonte lehtësira, që sipas saj, janë të nevojshme për përgatitjen e çështjes së mbrojtjes.

“Padyshim që caktimi i një përfaqësuesi si pikë kontakti për të përshpejtuar kërkesat e mbrojtjes do t’i kontribuonte mbrojtjes në përgatitjen e tyre efektive për gjykim si dhe do t’i krijonte lehtësirat të cilat janë të nevojshme për ta në mënyrë që të përgatisin çështjen e tyre”, thotë Kadriu.

Ligji për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar obligon institucionet Republikës së Kosovës të bashkëpunojnë me gjykatën dhe palët e tjera në procedurë.

“Duke i pasur parasysh të drejtat e të akuzuarit të përcaktuara në nenin 21, të gjitha subjektet dhe personat në Kosovë bashkëpunojnë me Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar dhe pa vonesë e respektojnë çdo kërkesë për asistencë ose urdhrat apo vendimet e dhëna nga Dhomat e Specializuara apo Zyra e Prokurorit të Specializuar”, thuhet në pikën e parë të nenit 53. /KP/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Murati: S’ka nevojë të pritet 30 ditë, procedojmë me votim të fshehtë nesër konstituohet Kuvendi

Murati i reagon Mustafës, tregon pse në vitin 2017 disa zyrtarë të LDK-së liruan zyrat

Mustafa: Dialogu që po zhvillohet në stilin “Merre ose Lëre”, është i turpshëm

Mustafa: Qeveria në detyrë nuk mund të qëndrojë në pushtet duke shkelur ligjin

Rrokulliset vetura në rrugën Prishtinë –Fushë-Kosovë

Rrokulliset vetura në rrugën Prishtinë –Fushë-Kosovë

Aksidenti me luhatëse në Skënderaj, tre të lënduarat u trajtuan dhe u liruan po atë ditë

Aksidenti me luhatëse në Skënderaj, tre të lënduarat u trajtuan dhe u liruan po atë ditë

Murati: S’ka nevojë të pritet 30 ditë, procedojmë me votim të fshehtë nesër konstituohet Kuvendi

Murati i reagon Mustafës, tregon pse në vitin 2017 disa zyrtarë të LDK-së liruan zyrat

Mustafa: Dialogu që po zhvillohet në stilin “Merre ose Lëre”, është i turpshëm

Mustafa: Qeveria në detyrë nuk mund të qëndrojë në pushtet duke shkelur ligjin

Rrokulliset vetura në rrugën Prishtinë –Fushë-Kosovë

Rrokulliset vetura në rrugën Prishtinë –Fushë-Kosovë

PSG bën goditjen e parë, mposht në konkurrencë Bayernin dhe Liverpoolin për qendërmbrojtësin brazilian

Milani kërkon yllin e PSG-së

Usyk mbret i peshave të rënda, kampion i pamposhtur

Nga sa para i fituan mbrëmë Usyk dhe Dubois?

Vetëvritet një tjetër ushtar izraelit – numri shkon në 19 që nga fillimi i vitit

Vetëvritet një tjetër ushtar izraelit – numri shkon në 19 që nga fillimi i vitit

Aksidenti me luhatëse në Skënderaj, tre të lënduarat u trajtuan dhe u liruan po atë ditë

Aksidenti me luhatëse në Skënderaj, tre të lënduarat u trajtuan dhe u liruan po atë ditë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X