TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Tëvë1 siguron aktakuzën për sulmin në “Ibër Lepenc” – Jovan Viçintijeviq, kryeorganizuesi i sulmit

Detaje të planifikimit të sulmit në “Ibër Lepenc” dhe informacione për autorët e këtij akti ka në dosjen e Prokurorisë Speciale, të cilën e ka siguruar Tëvë1.

by Shpat Blakcori
1 muaj ago
23 0
A A

I gjithë skenari, i sulmit terrorist në kanalin e “Ibër Lepencit” që trazoi Kosovën gjendet në sirtarin e Prokurorisë Speciale.

Dosjen e plotë të këtij institucioni që ka ngritur aktakuzë nda tre personave për shpërthimin në Varagë e ka siguruar Tëvë1.

Kryepersonazh i këtij sulmi, dyshohet që është Jovan Viçintijeviq, i cili dyshohet se përveç që planifikoi këtë akt terrorist, edhe spiunoi  KFOR-in tek Serbia.

Jovan Viçintijeviq bashkë më vëllaun e tij, Dragishën dhe Igor Dimoviq, ishin marrë vesh që, sipas dosjes, që ta frikësonin seriozisht popullsinë e vendit duke sulmuar, një pikë kritike për mirëqenien e njerëzve.

Të akuzuarit dyshohet, që kanë vendosur një sasi të konsiderueshme të eksplozivit që shërben për përdorim ushtarak në brendësi të kanalit, përmes një çante të cilin e kishin lidhur me litar në shtyllë betoni, duke e pozicionuar atë në mënyrë që të shkaktoj dëmtim serioz të infrastrukturës së ndjeshme për furnizimin e disa qyteteve të Kosovës me ujë.

Në aktakuzë thuhet se gjetjet e Prokurorisë vërtetohen edhe nga raporti i ekspertimit gjeologjik të FBI-së. Pas ekzaminimit të mostrave në laboratorin e FBI-së në SHBA, është konstatuar se dheu i gjetur në çizmet e të pandehurve përputhet plotësisht me dheun e marrë në vendin e ngjarjes. Në aktakuzë theksohet:

“Mostra qartazi vërtetohet se në mes dheut të marrë nga çizmet e të pandehurve Jovan dhe Dragisha Viçentijeviq dhe mostrave të dheut të marra në vendin e ngjarjes, më konkretisht në kanalin ‘Ibër Lepenc’, nuk ka dallueshmëri për sa i përket strukturës, ngjyrës dhe përbërjes së dheut, çka vërteton se të pandehurit kanë kryer aktin terrorist”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.

Sipas Prokurorisë Speciale, Jovan Viçentijeviq rezulton të jetë pjesë e Shërbimit Informativ Ushtarak të Serbisë, me gradën toger, dhe dyshohet se ka mbledhur informacione dhe dokumente të klasifikuara në territorin e Kosovës.

Ndër provat e përmendura në aktakuzë përfshihet edhe një dokument sekret 66-faqësh i KFOR-it, për të cilin Prokuroria thotë se është siguruar në mënyrë të paligjshme.

Viçentijeviq, dyshohet që kishte propaganduar edhe krijimin e një organizate kinse për çlirimin e trojeve shqiptare, për njollosjen e UÇK-së.

“I pandehuri me qëllim të krijimit të një narrative të dëmshme për Kosovën, në raport me bashkësinë ndërkombëtare, i njëtji përmes një dokumenti të modifikuar ka tentuar ta paraqes ekzistimin e një organizatë fiktive kinse për çlirimin e trojeve shqiptare e quajtur si “Komiteti Kombëtar për Lirimin dhe Mbrojtjen e Trojeve Shqiptare”, duke e shoqëruar me disa fotografive të eprorëve të lartë të UÇK-së, me çka këto veprime seriozisht ka dëmtuar rendin juridik dhe sigurinë e Republikës së Kosovës, si dhe ka rrezikuar jetën e zyrtarëve të saj”, thuhet tutje në dosje.

Gjatë kontrolleve në shtëpitë e vëllezërve Viçentijeviq, janë sekuestruar armë dhe pajisje të shumta ushtarake, përfshirë kallashnikovë AK-47, granata dore BRM-75, “zolla”, mbi 800 fishekë, karikatorë, thika luftarake, pajisje komunikimi ushtarak, si dhe uniforma të ushtrive të Serbisë, Rusisë dhe vendeve të tjera.

Share3Tweet2

Postime të ngjashme

Policia e Kosovës kërkon ndihmë për identifikimin e këtyre personave: U prezantuan rrejshëm si zyrtarë

Policia e Kosovës kërkon ndihmë për identifikimin e këtyre personave: U prezantuan rrejshëm si zyrtarë

Klinë: Gjenden mbetje eshtrash, dyshohen të jenë nga lufta

Gjendet i vdekur një burrë në shtëpinë e tij në Prizren

Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

Arrestohen dy burra në Viti, dyshohet se kanë kryer vjedhje në shkolla

Pagë pa shkuar në punë: Arrestohen drejtori dhe bibliotekisti i një shkolle në Gjilan

Aksident i rëndë në Durrës, vdes një 18-vjeçare

Aksident i rëndë në Durrës, vdes një 18-vjeçare

Sulmi në Banjskë, sot seanca gjyqësore ndaj tre të akuzuarve

Sulmi në Banjskë, sot seanca gjyqësore ndaj tre të akuzuarve

Nis zbatimi i Ligjit për të huajt dhe Ligjit për automjetet

Nis zbatimi i Ligjit për të huajt dhe Ligjit për automjetet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën