tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

Tëvë1 fillon transmetimin, nga sonte programe të ndryshme në ekranet tuaja

tëvë1 nga tëvë1
22/02/2022
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Televizion Tëvë1 dhe portal Teve1.info është një projekt i ndërtuar nga një ekip i gazetarëve me përvojë dhe të dëshmuar për profesionalizëm. Ne mëtojmë të jemi hapësira ku lajmi do të jetë vetëm lajm, ndërsa analiza e bazuar në mendim dhe kritikë objektive.

Projekti ynë do të jetë zëri Juaj dhe i familjeve Tuaja, meqë do të plasojmë gjërat me vlerë, për interesin Tuaj. Ndërsa, me një skemë të pasur programore dhe transmetim 24 orësh, do të jemi përkrah të gjitha grupmoshave e kategorive shoqërore – qofshit Ju në Kosovë apo në diasporë.

Në ceremoninë e hapjes para shumë të ftuarve, Drejtori i Përgjithshëm i Tëvë1, Dukagjin Maliqi tha se ky është një projekt serioz dhe më i madhi në vend.

“Tëvë1 është projekti me investimin më të madh në tregun media në Kosovë. Synojmë të ofrojmë më të mirën për shikuesit tanë dhe kjo falë një ekipi të madh e të jashtëzakonshëm profesionistësh si dhe falë investitorëve të cilët nuk u kursyen që ky projekt të jetë sa më i mirë… Për këtë punë të madhe kemi bërë, e punë edhe më e madhe na pret. Nga ju kërkojmë, durim e mirëkuptim kur gabojmë. Angazhimi ynë që gjithçka në ekranin tonë të jetë sa më profesional, do të jetë i pashoq. Na njihni më shumë, jemi bashkë”, ka thënë Maliqi.

 

Kurse, Drejtori Kreativ i Tëvë1, Kreshnik Berisha i njohur si Keka tha se synim i këtij projekti është që kultivoj vlera profesionale.

“Po duam me shpërnda dashni në punën tonë, me e deshtë atë që po e bëjmë. Duam ta bëjmë një shtëpi të madhe që ka vend për të gjithë”, tha Keka ndër të tjera.

 

Tëvë1 mund ta shikoni në këto tri platforma: Telkos – nr 7, IPKO – nr 11  dhe Telekom – nr 7.

Ecim së bashku…

Tags: Teve1teve1.info

Osmani: Kosova mbetet e përkushtuar për paqe, dialog dhe partneritet

22/09/2023

Hapet thirrja e subvencionimit për pajisje efiçiente për ngrohje

22/09/2023

KB Prishtina zyrtarizon Harrisin

22/09/2023

Krasniqi siguron medalje në Baku

22/09/2023

Çmimet e derivateve rriten pas ndalimit të eksportit nga Rusia

22/09/2023

Shqyrtohet raporti i auditimit për pasqyrat financiare të ZRrE-së

22/09/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.