TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Teuta Haxhiu nga Aleanca kritikon vonesën e katalogut të teksteve: Prindërit janë vënë nën presion

by Tëvë1
23 minuta ago
0
A A
Teuta Haxhiu nga Aleanca kritikon vonesën e katalogut të teksteve: Prindërit janë vënë nën presion

Deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, ka kritikuar Ministrinë e Arsimit për vonesat në procesin e subvencionimit të teksteve shkollore, duke thënë se miratimi i katalogut vetëm më 27 gusht ka krijuar presion te prindërit, vetëm pak ditë para fillimit të vitit të ri shkollor.

Në një konferencë për media, Haxhiu tha se ministria do të duhej t’i kishte përfunduar shumë më herët procedurat për tekstet shkollore, duke iu referuar Ligjit për Arsimin Parauniversitar dhe udhëzimit administrativ 13/2016.

Sipas saj, procesi do të duhej të niste që në muajin qershor me formimin e komisionit për negocimin e çmimeve me shtëpitë botuese, ndërsa deri më 15 korrik drejtoritë komunale të arsimit do të duhej t’i kishin përfunduar raportet përkatëse.

“Miratimi i katalogut dje, që ka qenë data 27, jo vetëm që është i vonuar, por është një presion që është bërë tek prindërit të cilët, normal, që fëmijët e tyre kanë pritur që të pajisen me tekste, të jemi gati që të fillojë një vit i mbarë shkollor…Ministria ka detyrën që në muajin qershor, të themelojë një komision që negocion çmimin me shtëpitë votuese. Pastaj dërgon edhe katalogun në Drejtoritë Komunale, Drejtoritë Komunale dërgojnë tek shkollat. Dhe afati 15 korrik është afati i fundit kur Drejtoritë përgatisin raport për të dërguar në ministri. Pra, po flasim për 15 korrikun. Llogaritni prej 15 korrikut deri në datën 27 gusht sa ditë kanë pasur kohë për t’u përgatitur. Por mospërgatitja nuk nënkupton asgjë tjetër, vetëm se pa përgjegjësi totale këta njerëz që gjatë gjithë këtyre 6 viteve e kanë marrë detyrën dhe e kanë kryer si me qenë praktikantë, dhe si praktikantë edhe po veprojnë”, tha Haxhiu.

Ajo kritikoi mënyrën se si është menaxhuar procesi, duke thënë se nga 15 korriku deri më 27 gusht institucionet kanë pasur kohë të mjaftueshme për t’i përfunduar përgatitjet.

“Deputeti aktual Çeku, mbahet mend, vetëm si bllokues i komunës së Prishtinës përkatësisht i jetës kulturore në Prishtinë. Prindërit me miratimin e katalogut dje, me 27, i ka qitur në lajthitje duke ju bërë presion psiqik ngase prindërit sot punojnë një punë, dy punë, qoftë në sektorin privat, kudo, dhe janë të obliguar për të punuar për të mbajtur familjet e tyre…Në këtë kohë, çka ka bërë ministria, në faqen e eKosova, kanë qenë dy numra, numri një numër fiks edhe një email ku koordinatorët e shkollave në punë që kanë kryer punën vullnetare janë përballë me probleme shumë të mëdha. Asnjëherë nuk janë përgjigjur, asnjëherë s’kanë kthyer email edhe për këto unë kam fakte”,theksoi Haxhiu.

Deputetja e Aleancës foli edhe për probleme gjatë aplikimit përmes platformës eKosova. Sipas saj, disa prindër me lejeqëndrim në Kosovë, përfshirë familje nga Lugina e Preshevës dhe Shqipëria, nuk kanë mundësi të aplikojnë për subvencionimin e teksteve.

“Edhe një problem tjetër që ka dalë pos subvencionimit, pas çmimeve që thashë, që nuk kërkojnë edhe me publikimin e katalogut të fundit, kemi pasur edhe shumë probleme se disa prindër, për shembull, që kanë leje qëndrimi në Kosovë, që janë numër shumë të madh, qoftë Luginës së Preshevës, Medvegjë, Bujanovcës, qoftë edhe të Shqipërisë, që kanë leje qëndrimi nuk kanë qasje në eKosova. Nuk ja u lejojnë mundësinë me u me apliku për subvencionime…Në anën tjetër, këta japin edhe pasaporta njerëzve që janë të dyshimtë, e që kanë edhe një të kaluar jo të pastër…Shkeljet në kushtetuese kanë qenë të vazhdueshme prej tyre, por sot komuna t’i lënë pa buxhet duke i lënë mësimdhënësit në një presion si tepricë”, tha Haxhiu.

Haxhiu ngriti shqetësime edhe për shumën e subvencionimit, duke paraqitur fatura që, sipas saj, i ka pranuar nga prindërit dhe që tregojnë dallim ndërmjet kostos së teksteve dhe shumës së ndarë nga shteti.

“Kam marrë disa të dhëna nga prindërit të cilët për shkak të normal jetës së tyre, duke qenë të punësuar, kanë blerë tekste, edhe para se me dalë me një komunikatë që është jashtë ligjore, sepse ministri Çeku, deputeti Çeku në faqen e tij zyrtare, në Facebook, ka tri postime në muajin maj. Ajo tregon që ai asnjëherë nuk ka vizituar në shkollë, që ai nuk është interesuar për arsimin në përgjithësi. Pra, unë i kam marrë këto pikërisht në faqen e ministrisë, në komentet që kanë shkruar prindërit, pra janë faturat që ata kanë. Vlerën e teksteve totale dhe subvencionimin. P.sh klasa e parë ka 63 e 87 centë, kurse 60 euro janë subvencionim. Shto këtu që nuk ka subvencionim për lendet zgjedhore që janë obligative…Kemi një faturë tjetër klasën e 9-të, që është 122 e 60 centë, subvencionimi është 90 euro”, ka potencuar Haxhiu.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Maqedonci pret në takim zyrtaren e NATO-s, diskutojnë për sigurinë në rajon

Maqedonci pret në takim zyrtaren e NATO-s, diskutojnë për sigurinë në rajon

PDK dhe Aleanca akuzojnë Kurtin: Kosova është marrë peng, vendi po shkon drejt një krize kritike

PDK dhe Aleanca akuzojnë Kurtin: Kosova është marrë peng, vendi po shkon drejt një krize kritike

Dogana zbulon mbi 54 mijë euro të padeklaruara në Kullë

Dogana zbulon mbi 54 mijë euro të padeklaruara në Kullë

PDK dhe Aleanca mblidhen sërish në Kuvend, të pranishëm edhe përfaqësues të Ambasadës së SHBA-së

Flaka Loxha në gjysmëfinale të Lojërave Mesdhetare, Akil Gjakova kërkon të bronztën

Flaka Loxha në gjysmëfinale të Lojërave Mesdhetare, Akil Gjakova kërkon të bronztën

PDK dhe Aleanca akuzojnë Kurtin: Kosova është marrë peng, vendi po shkon drejt një krize kritike

PDK dhe Aleanca akuzojnë Kurtin: Kosova është marrë peng, vendi po shkon drejt një krize kritike

Dogana zbulon mbi 54 mijë euro të padeklaruara në Kullë

Dogana zbulon mbi 54 mijë euro të padeklaruara në Kullë

Teuta Haxhiu nga Aleanca kritikon vonesën e katalogut të teksteve: Prindërit janë vënë nën presion

Teuta Haxhiu nga Aleanca kritikon vonesën e katalogut të teksteve: Prindërit janë vënë nën presion

Emisioni “Mesditë” 28.08.2026

Emisioni “Mesditë” 28.08.2026

PDK dhe Aleanca mblidhen sërish në Kuvend, të pranishëm edhe përfaqësues të Ambasadës së SHBA-së

PDK dhe Aleanca mblidhen sërish në Kuvend, të pranishëm edhe përfaqësues të Ambasadës së SHBA-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën