Tetë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, në segmentin që kalon përmes fshatit Deberlluk.
Lajmin për tëvë1.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka thënë se në aksident janë përfshirë tri vetura.
“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar rreth orës 23:55 në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë segmenti rrugor në fshatin Deberlluke. Në aksident janë përfshirë tri vetura, ndërsa lëndime kanë pësuar tetë persona”, ka thënë Zaiti./teve1.info/








