TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Teslat braktisen në mes të rrugës pasi i ftohti ekstrem shkarkon bateritë

by tëvë1
3 vjet ago
2
A A
Teslat braktisen në mes të rrugës pasi i ftohti ekstrem shkarkon bateritë

Teslat u braktisën nga shoferët amerikanë pasi stacionet e karikimit nuk e përballuan dot motin arktik që përfshiu pjesë të mëdha të vendit.

Karikimi i një Tesle duhet të zgjasë rreth 45 minuta, por sipas shoferëve, makinat elektrike duhet të futen në prizë për të paktën dy orë në kushte akulli, shkruan TheTelegraph.

Ky problem ka bërë që disa pronarë në Çikago të heqin makinat e tyre nga ana e rrugës pasi temperaturat në qytet ranë në -18C, duke shënuar motin më të ftohtë që nga viti 1996

U përdorën rimorkiatorë për të lëvizur automjetet e ngecura, ndërsa në stacionet e karikimit u krijuan radhë të gjata.

“Kam më shumë se pesë orë në këtë pikë dhe ende nuk kam arritur të karikoj makinën time,” tha shoferi i Teslës Brandon Welbourne për CBS News Chicago.

Z. Welbourne shtoi se kishte parë të paktën 10 automjete, të cilat kushtonin më shumë se 38,990 dollarë, duke u tërhequr pasi u ranë bateritë.

Pronari tjetër Tyler Beard i tha Fox 32 se bateria e makinës së tij kishte mbetur 0 për qind pavarësisht se ishte përpjekur ta karikonte për tri orë për dy ditë rresht.

“Kjo është çmenduri. Është një katastrofë,” tha Chalis Mizelle, në të njëjtën media, para se të braktiste makinën e saj dhe të largohej me makinën e një miku. Manualet e Teslës ofrojnë këshilla se si të përballesh me motin e ftohtë. Aplikacioni i saj ka një konfigurim për shkrirjen e një makine, i cili gjithashtu synon të ngrohë baterinë e tensionit të lartë të çdo automjeti nëse është e nevojshme.

Moti i ftohtë mund të kërkojë më shumë fuqi baterie, sepse është e nevojshme për të ngrohur makinën, si dhe për të fuqizuar motorin. Drejtuesve u jepet një paralajmërim me një ikonë blu floku dëbore në panelin e instrumenteve të automjetit të tyre.

Teslat dominojnë tregun e makinave elektrike në SHBA, me firmën e Elon Musk-ut që përbënte 55 për qind të 1.2 milionëve të shitura vitin e kaluar. Në total, ka më shumë se tre milionë automjete elektrike në rrugët amerikane dhe 135,000 stacione karikimi publik në të gjithë vendin.

Administrata e Joe Biden-it dëshiron që gjysma e të gjitha automjeteve të reja të jenë elektrike deri në vitin 2030. Zoti Biden e mbështeti iniciativën në një sesion fotografik dy vjet më parë, ku ai mori timonin e një kamioni të ri elektrik Ford dhe deklaroi “qenka i shpejtë dreqi” ndërsa u largua me shpejtësi marramendëse.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mbyllja e TikTok-ut në Shqipëri, reagon kompania kineze: Presim sqarime urgjente

BE: TikTok rrezikon shëndetin mendor të përdoruesve

Mos e jepni kudo adresën tuaj të emailit, një pakujdesi mund t’ju kushtojë më shumë nga sa mendoni

Mos e jepni kudo adresën tuaj të emailit, një pakujdesi mund t’ju kushtojë më shumë nga sa mendoni

Suedia ndalon ChatGPT dhe Claude në kompjuterët e punës të administratës shtetërore

Suedia ndalon ChatGPT dhe Claude në kompjuterët e punës të administratës shtetërore

Inteligjenca artificiale po ndryshon tregun e punës, por këta punonjës do të kenë avantazh

Inteligjenca artificiale po ndryshon tregun e punës, por këta punonjës do të kenë avantazh

Forcat izraelite vrasin 14-vjeçarin në Bregun Perëndimor

Forcat izraelite vrasin 14-vjeçarin në Bregun Perëndimor

Kurti nga Parisi i drejtohet Serbisë: Duhet ta njohë realitetin, Kosova është shtet i pavarur

Kurti nga Parisi i drejtohet Serbisë: Duhet ta njohë realitetin, Kosova është shtet i pavarur

BQK paralajmëron qytetarët për SMS mashtruese: Ruani të dhënat financiare

BQK: Nga 23 nëntori nis zbatimi i sistemit TIPS-K, transfertat bankare në Kosovë brenda pak sekondash

“Ditari”- 10.11.2026

“Ditari”- 10.11.2026

A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Europës?

A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Europës?

Sundimi i ligjit dhe reformat në drejtësi, në fokus të takimit Haxhiu-Lopes

Sundimi i ligjit dhe reformat në drejtësi, në fokus të takimit Haxhiu-Lopes

Ndërpriten punimet në një objekt ndërtimi në Ferizaj, Inspektorati konstaton parregullsi

Ndërpriten punimet në një objekt ndërtimi në Ferizaj, Inspektorati konstaton parregullsi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën