TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Terras në Kosovë – Presidentja Osmani i kërkon heqjen e masave ndëshkuese

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, po zhvillon vizitë zyrtare në Kosovë, ku u takua me presidenten Vjosa Osmani dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Diplomati estonez kërkoi heqjen e menjëhershme të masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës. Presidentja Osmani po ashtu theksoi se masat janë të padrejta dhe dëmtojnë qytetarët e vendit.

by Shpat Blakcori
6 muaj ago
2 0
A A

Për vizitë zyrtare në Kosovë po qëndron, raportuesi i Kosovës në Parlamentin Evropian, Riho Terras.

Gjatë ditës diplomati evropian zhvilloi takim me shefin e BE-së në Kosovë, Aivo Orav.

Ky i fundit përmes një postimi në rrjetin social “X” tha se angazhimi i BE-së për Kosovën mbetet i madh.

“Angazhimi i Bashkimit Evropian me Kosovën, si në nivel lokal ashtu edhe nga Brukseli, mbetet i fortë si gjithmonë, me mundësi të reja të arritshme, përfshirë Planin e Rritjes”, ka thënë Orav.

Terras u prit në zyrë edhe nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cila mes tjerash i kërkoi heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës.

“Presidentja Osmani theksoi se, pavarësisht bashkëpunimit konstruktiv, vazhdimi i masave të BE-së ndaj Kosovës mbetet i pashpjegueshëm, i padrejtë dhe i paarsyeshëm. Në këtë kontekst, presidentja Osmani kërkoi mbështetjen e z. Terras për heqjen sa më të shpejtë të këtyre masave, duke rikujtuar se ato dëmtojnë qytetarët dhe minojnë besimin në procesin e integrimit, teksa Kosova ka përmbushur çdo kërkesë të paraqitur nga partnerët evropianë”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Njësoj sikurse Osmani edhe raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian kërkoi që menjëherë të hiqen masat ndëshkuese.

“Takim me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Diskutuam për situatën politike dhe zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme që do të mbahen më 28 dhjetor. Masat e BE-së ndaj Kosovës duhet të hiqen menjëherë”, është shprehur Terras.

Terras zhvilloi takime edhe me pjesëtarë të shoqërisë civile dhe gazetarë.

Kujtojmë që Bashkimi Evropian kishte paralajmëruar se masat ndaj Kosovës do të hiqen sapo të kryhej “transferimi normal i pushtetit lokal në komunat veriore”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

BE dhe Kosova mbajnë takimin e parë të Komitetit për Reforma dhe Rritje

BE dhe Kosova mbajnë takimin e parë të Komitetit për Reforma dhe Rritje

Vetëvendosje mban konferencë për media para seancës konstituive

Mbi 100 mijë vota më pak se në zgjedhjet e 28 dhjetorit, VV e feston rezultatin: Faleminderit Kosovë

Murati: Do të rikthehet subvencionimi për familjet që kursejnë energjinë elektrike

Murati akuzon Komunën e Prishtinës për shkelje të Ligjit për PPP në projektin e transportit

Gashi: Nuk duhet ta pranojmë si normalitet LDK-në në vendin e tretë, koha për proces të ri zgjedhor të brendshëm

Dinamo prezanton Ajzerajn

Dinamo prezanton Ajzerajn

Feronikeli ’74 prezanton trajnerin Berisha

Feronikeli ’74 prezanton trajnerin Berisha

Portugalia po barazon me Kongon pas pjesës së parë

Portugalia po barazon me Kongon pas pjesës së parë

Thaqi rinovon kontratën me Gjilanin

Thaqi rinovon kontratën me Gjilanin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën