TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Tërnava uron besimtarët myslimanë, lutet për solidaritet për të varfëritë e harmoni brenda familjeve

by Doresa Geci
2 vjet ago
0
A A
Myftiu Tërnava me mesazh para festës së Bajramit

Në ditën e fundit të muajit Ramazan, myftiu i Kosovës, Naim Tërnava i është drejtuar besimtarëve myslimanë.

Në prag të festës së Bajramit Tërnava, si çdo vit, uroj qytetarët festën e Fitër Bajramit.

Në fjalimin e tij para medieve dha mesazhin për gjithë besimtarët e fesë islame teksa ceku rëndësinë e muajit të ramazanit.

“Falënderimi i takon Zotit, i Cili na ka bekuar me agjërim dhe lutje edhe gjatë këtij muaji Ramazan, duke na bërë të kalojmë këtë muaj në atmosferën e tij sublime shpirtërore dhe në komoditetin e kohezionit, qetësisë dhe kënaqësisë. Urtësia e festës së Fitër Bajramit është gëzimi dhe hareja, të cilat trokasin thellë në shpirtrat e besimtarëve, të cilët falënderojnë Zotin e Madhëruar që ua mundësoi agjërimin, adhurimin, faljen e namazit, dhënien e sadakatul fitrit, leximin e Kuranit dhe obligimet e tjera përgjatë gjithë këtij muaji”, tha Tërnava.

Tërnave mes tjerash foli edhe për rendësin e festës së Bajramit.

“Është ditë kur forca e të pasurve dhe dobësia e të varfërve takohen në dashuri, mirësi dhe drejtësi, të frymëzuar nga qielli përmes bamirësive të shumta. Në këtë ditë, i lënë mënjanë shqetësimet, ngrihen mbi horizontin e parashikuar nga domethënia e kësaj feste, harrojnë fatkeqësitë dhe hallet, ngase fryma vëllazërore e Bajramit sikur i fshin gjurmët e urrejtjes e të dëshpërimit, sepse kjo festë është një vijë ndarëse e rikuperimit të shpresës për jetë më të mirë”, ka thënë ai.

Solidarizim me të varfërit, e krijim të harmonisë, ishin disa nga lutjet e myftiut të Kosovës.

“Gëzimi dhe lumturia janë të dukshme në fytyrat dhe zemrat e të gjithë besimtarëve gjatë ditëve të Fitër Bajramit, është nder i madh prej Zotit që ua mundësojë të gjithë atyre që agjëruan Ramazanin, adhuruan Zotin xh.sh., u solidarizuan me të varfrit, ndihmuan njerëzit nevojtarë, krijuan harmoni familjare brenda familjes, ruajtën krenarinë për fenë dhe atdheun, kaluan çdo sfidë vetëm për ta kënaqur Krijuesin, ngase në këtë mënyrë zemrat tona janë më afër Zotit dhe do të shpërblehen me begati të shumta prej Zotit të Madhërishëm”, përfundoi Tërnava.

Namazi i Fitër Bajramit falet të mërkurën, më 10 prill 2024, në orën 06:41. Ndërsa manifestimi qendror për këtë festë mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, i cili fillon në orën 5:21, me faljen e namazit të sabahut.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nagavci e quan absurde mbetjen e shkollave pa ngrohje

Nagavci e quan absurde mbetjen e shkollave pa ngrohje

Vërshimet e fundit, Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca evakuon tri familje në lagjen “Kodra e Trimave”

Vërshimet e fundit, Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca evakuon tri familje në lagjen “Kodra e Trimave”

IHMK njofton për gjendjen e niveleve të ujit në lumenjtë kryesorë të Kosovës

IKSHPK: Uji i papijshëm në disa rajone të Kosovës pas reshjeve të dendura të shiut

Gjilani hap thirrjen për subvencionimin e qirasë për familjet në nevojë

Gjilani hap thirrjen për subvencionimin e qirasë për familjet në nevojë

“Ditari”-12.01.2026

“Ditari”-12.01.2026

Ministri iranian: Protestat u bënë “të përgjakshme” që SHBA të ketë justifikim për ndërhyrje ushtarake

Ministri iranian: Protestat u bënë “të përgjakshme” që SHBA të ketë justifikim për ndërhyrje ushtarake

Instagram përballet me akuza për ekspozim të të dhënave personale

Instagram përballet me akuza për ekspozim të të dhënave personale

Nagavci e quan absurde mbetjen e shkollave pa ngrohje

Nagavci e quan absurde mbetjen e shkollave pa ngrohje

Dyshohet se e mori rrjedha e lumit Mat, policia shqiptare nis kërkimet për 30-vjeçarin

Dyshohet se e mori rrjedha e lumit Mat, policia shqiptare nis kërkimet për 30-vjeçarin

‘Kufjet me tel’ janë sërish në modë

‘Kufjet me tel’ janë sërish në modë

Vërshimet e fundit, Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca evakuon tri familje në lagjen “Kodra e Trimave”

Vërshimet e fundit, Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca evakuon tri familje në lagjen “Kodra e Trimave”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën