TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Tërnava: Pandemia na e ka pamundësuar dy vjet t’i gjallërojmë aq sa duhet në xhamitë tona

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Tërnava: Pandemia na e ka pamundësuar dy vjet t’i gjallërojmë aq sa duhet në xhamitë tona

Tërnava i cili gjendej në ambientet e Bashkësisë Islame, tha për tëvë1 se në dy vitet e fundit gjatë muajit të Ramazanit kanë qenë të imponuar nga pandemia të mos gjallërojnë aq sa duhet në xhamitë e vendit tonë, ku në fakt janë ndaluar edhe aktivitetet e përditshme.

Mirëpo, sipas tij përsëri ishte muaj i përkushtimit dhe i devotshmërisë.

“Së pari më lejoni që t’i uroj të gjithë besimtarët e besimit islam në Kosovë dhe brenda trojeve tona etnike shqiptare, mirëpo edhe mërgatën e largët. Ishte një muaj plot gjallëri, ishte një muaj i përkushtimit, i devotshmërisë, sinqeritetit, i ndihmës dhe solidaritetit. Sigurisht që dy vitet e kaluara nuk e patëm fatin për shkak të pandemisë që të gjallërojmë aq sa duhet në shtëpitë e Zotit, pra në xhamitë tona, dhe të merremi me aktivitete të përditshme në raport me gjallërinë e Zotit, kumtimin e fjalës së tij, si dhe shpjegimin e saj te masa e gjerë e popullit. Mirëpo vepruam në ato kushte të cilat na kanë imponuar nga vetë ai virus shkatërrues i cili mori jeta të shumta anë e mbanë globit”, tha Myftiu në emisionin “Kandili” në Tëvë1.

Gjithashtu, Tërnava shtoi se këtë vit muaji i Ramazanit është krejtësisht ndryshe në krahasim me dy vitet e kaluara.

Njëkohësisht, përmendi edhe aktivitetet e përgjithshme që janë kryer në bashkëpunim me të gjithë Këshillat e Bashkësive Islame, duke përfshirë këtu edhe mbi 60 muhalime gra në Departamentin e Gruas.

“Falënderojmë Zotin që tashmë këtë vit ishte një gjendje krejtësisht tjetër, dhe Bashkësia Islame e Kosovës me tërë kuadrin e saj që posedon si këtu në qendër, ashtu edhe në të gjithë Këshillat e Bashkësive Islame, nëpër të gjitha xhamitë tona, Fakultetin e Studimeve Islame, ne medresetë tona, ishin në aktivitet të vazhdueshëm duke përfshirë këtu mbi 60 muhalime gra në Departamentin e Gruas, pra ishin aktivitete të përgjithshme, ishin me xhematin, ishin me fëmijët, ishin në përfundimin e detyrës dhe obligimin që kanë marrë nga i madhi Zot”, tha tutje ai.

Tags: PandemiaXhamite ne pondemi
ShareTweet

Postime të ngjashme

Seanca ku të akuzuar janë 23 policë kufitarë, në gjykatë publikohen pamjet ku dy nga ta shihen duke marrë ryshfet

Seanca ku të akuzuar janë 23 policë kufitarë, në gjykatë publikohen pamjet ku dy nga ta shihen duke marrë ryshfet

Prokuroria nis hetimet ndaj dekanit Avni Puka, Enver Hasani mbrëmë ua rikujtoi se e kishin mbyllur rastin

Prokuroria nis hetimet ndaj dekanit Avni Puka, Enver Hasani mbrëmë ua rikujtoi se e kishin mbyllur rastin

Osmani takon Prattipatin, flasin për zhvillimet e fundit dhe theksimin e partneritetit Kosovë-SHBA

Osmani takon Prattipatin, flasin për zhvillimet e fundit dhe theksimin e partneritetit Kosovë-SHBA

OVL e UÇK-së kërkon shkarkimin e kryetarit të zgjedhur të Kuvendit, Dimal Basha

Mbi 16 mijë qytetarë firmosin peticionin kombëtar në përkrahje të ish krerëve të UÇK-së

Arsim Bajrami shpall gatishmërinë për kandidaturë konsensuale për President të Kosovës

Arsim Bajrami shpall gatishmërinë për kandidaturë konsensuale për President të Kosovës

Kurti për Demaçin e Deharin: Ditëlindja e tyre s’është veç një numër kalendarik, por shifër domethëniesh të thella

Kurti për Demaçin e Deharin: Ditëlindja e tyre s’është veç një numër kalendarik, por shifër domethëniesh të thella

​Prattipati takon Osmanin, s’deklarohet për media

​Prattipati takon Osmanin, s’deklarohet për media

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën