TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Termokosi shtrin rrjetin në mbi 120 objekte

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
Termokosi shtrin rrjetin në mbi 120 objekte

Sipas, Uka-Fejzullahut në rrjet do të kyçen 40 objekte në lagjen Mati 1 dhe 86 objekte në Ulpianë, Dardani dhe Bregun e Diellit.

“Projekti për rehabilitimin dhe zgjerimin e projektit të ngrohjes i cili ka filluar vitin e kaluar është investim nga Qeveria gjermane në vlerë 12 milionë euro. Mirëpo projekti sapo ka filluar realizimin në lagjen Mati 1 në rrugën Muharrem Fejza dhe përreth. Janë shtuar 40 objekte banesore në këtë lagje”.

“Mbi 1 milion euro ka investuar Termokos ndërsa 12 milionë euro Qeveria gjermane në mënyrë që të kyçen edhe 40 objekte banesore që të mos mbesin jashtë objektit të ngrohjes. Ndërsa objekte të vjetra banesore që do të kyçen në rrjetin e ngrohjes janë 86 objekte të vjetra banesore që shtrihen në qendër, Ulpianë, Dardani dhe Bregu i Diellit”, tha Uka-Fejzullahu.

Sa i përket shtrenjtimit të tarifave të ngrohjes, Uka-Fejzullahu theksoi se deri më tani nuk kanë indikacione që do të ketë ngritje të çmimit.

“Sa i përket shtrenjtimit të tarifave të ngrohjes kjo nuk është përgjegjësi e jona. ZRrE është autoriteti i vetëm rregullativ i tarifave të ngrohjes për ne. Ne kemi aplikuar për shqyrtimin e tarifave të reja për sezonin e ardhshëm. Jemi në pritje të një përgjigje nga ZRrE. Deri më tani nuk kemi indikacione se do të ketë ngritje të çmimit të tarifave të ngrohjes”.

Tutje, ajo tha se janë në realizimin e projektit për energjinë solare. Ai shtoi se kanë probleme të vazhdueshme me konsumatorë borxhlinjë të cilët kanë grumbulluar fatura të papaguara në vlerë 18 milionë euro që nga paslufta deri më tani.

“Fondi nga Qeveria Gjermane prej 12 milionë euro do të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm. Do të ketë kyçje të objekteve banesore në një pjesë të lagjes Arbëria. Jemi në realizimin e planeve për projektin për energjinë solare i cili është në fazën e studimit të vlerësimit të ndikimit në mjedis. Me këtë projekt do të bëhet një zgjidhje e përhershme për ngrohje. Ku do të furnizohen dy lagje të reja Arbëria dhe lagja Tophane”, tha ajo.

“Sado që kemi një numër të madh të konsumatorëve të cilët janë të rregullt lidhur me pagesat e faturave të ngrohjes të cilëve u jemi falënderues për rregullsinë në këto pagesa në saj të cilëve ka funksionuar për vite të tëra Termokos. Kemi probleme të vazhdueshme me konsumatorë borxhlinjtë të cilët kanë grumbulluar fatura të papaguara dhe vlera e borxhit arrin diku 18 milion euro që nga paslufta deri më tani. Një pjesë e tyre nuk kanë shfrytëzuar as ligjin për faljen e borxheve i cili ka qenë në fuqi deri në fund të vitit 2014. Një pjesë e tyre kanë paguar borxhin me këste”./EO

ShareTweet

Postime të ngjashme

Policia e Kosovës hedh poshtë akuzat e Listës Serbe se rrahu një serb, IPK-ja heton rastin

Policia e Kosovës hedh poshtë akuzat e Listës Serbe se rrahu një serb, IPK-ja heton rastin

Miratohet nisma për marrëveshje për sigurime sociale ndërmjet Kosovës dhe Turqisë

Murati: Opozita po e çon vendin drejt zgjedhjeve të reja, Kosova ka nevojë për institucione stabile

​Gruda: Kosova dhe institucionet janë marrë peng, nuk nënshtrohemi

​Gruda: Kosova dhe institucionet janë marrë peng, nuk nënshtrohemi

IPK nis hetim për pretendimet për tejkalim të autorizimeve policore në Dren të Zubin Potokut

Tifozët e Realit kërkojnë transferimin e Rodrit

Barça ofron 60, City kërkon 80 milionë euro për Rodrin

IPK nis hetim për pretendimet për tejkalim të autorizimeve policore në Dren të Zubin Potokut

IPK nis hetim për pretendimet për tejkalim të autorizimeve policore në Dren të Zubin Potokut

​Kurti thotë se bursat për studentë u rritën edhe në numër edhe në vlerë

​Kurti thotë se bursat për studentë u rritën edhe në numër edhe në vlerë

Haxhiu nuk e mban konferencën për media, shkak prania e deputetëve të PDK-së

Haxhiu nuk e mban konferencën për media, shkak prania e deputetëve të PDK-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën