TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Termokos “vërshohet” nga ankesat për fatura

by Rinesa Osmanaj
11 muaj ago
0
A A
Termokos “vërshohet” nga ankesat për fatura

Qytetarët e Prishtinës po vazhdojnë të kenë  shqetësime në lidhje me faturat e ngrohjes nga Termokos. Konsumatorët thotë që faturat nuk përkojnë me shfrytëzimin e ngrohjes. Andaj gjatë javës në këtë ngrohtore pati numër të madh të qytetarëve për të parashtruar ankesë.

Të mllefosur kanë shkuar në zyret e Ngrohtores “Termokos” në Prishtinë.

E shqetësimin e kanë të njëjtë, faturat siç thonë ata, të fryra të ngrohjes.

Një nga konsumatorët e ngrohtores, Njazi Gashi, thotë që banesën e ka 64 metra katror e fatura i ka ardhur 197 euro.

Ai thotë që është e pamundur të shfrytëzoj ngrohjen në vlerën e faturës që i ka ardhur.

“Absolutisht nuk ka mundësi 64 metra katrorë për një banesë më ka ardh 197 euro pagesë kurse tjetrën 40 e diçka metra dhe vetëm në një dhomë e kemi leshu radiatorin na ka ardh 97 euro”, tha qytetari Njazi Gashi.

Të njëjtin shqetësim ka edhe një banor tjetër i kryeqytetit.

“Tash këta kur e vendosen matësit na u gëzum se thanë keni me pagu shumë ma pak edhe e kam ndërpre mos me ngrohë në kuzhinë, vetëm në dy dhoma është nxehja, muajin tetor për 15 ditë me ka ardh 53 euro a muajin nëntor 58 euro”, tha Muharrem Vata.

Qytetarët që po ankohen brenda ditës janë të shumtë.

“A neve na ka ardh me kursim maksimal hajt 70 orë kanë punë në muaj ka ardh 40 euro është e tmerrshme kjo. Asnjë përgjigje vetëm bëje një ankesë një laps qaty edhe leje aty ishin 50 veta duke bërë ankesë nuk kishte as laps me shkru”, tha qytetari tjetër, Hevzi Latifi.

Për këtë çështje, zëdhënësja e Termokos, Afërdita Uka ka një përgjigje.

“Ne vazhdimisht kemi thënë se do të paguani për aq sa shpenzoni siç duket kjo fushata jonë kjo përpjekja e vazhdueshme për t’i vetëdijesuar ata për përdorimin sa më racional të ngrohjes nuk ka arritur tek të gjithë konsumatorët dhe ata kanë vazhduar të veprojnë dhe të shfrytëzojnë energjinë ngrohëse si në të kaluarën kur e kanë shfrytëzuar pa e ndalur asnjëherë ato termokokat e tyre dhe si rrjedhojë kur janë krijuar temperaturat shumë të larta nëpër ambientet e banesës kanë liruar atë energji të brendshme nëpërmjet hapjes së dritareve”, tha Uka.

Tëvë1 gjatë muajit tetor kishte raportuar për të njëjtin problem ku qytetarët u ankuan për faturat e larta të ngrohjes edhe pse kishin shpenzuar ngrohjen në kohë të pjesshme.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Meta tregon nëse është pjesë e partisë Guxo, ka një porosi për Kurtin

Meta: Bajramin e paska marrë malli për rezultatin e vitit 2021

Komandanti i FSK-së pret komandantin e KFOR-it, diskutohet për sigurinë në Kosovë dhe rajon

Komandanti i FSK-së pret komandantin e KFOR-it, diskutohet për sigurinë në Kosovë dhe rajon

Meholli: Koalicioni i fitores i rriti tensionin Idrizit, po inskenon situata të kërcënimit

Meholli: Koalicioni i fitores i rriti tensionin Idrizit, po inskenon situata të kërcënimit

Spiropali viziton Thaçin sot në Hagë

Spiropali viziton Thaçin sot në Hagë

Meta tregon nëse është pjesë e partisë Guxo, ka një porosi për Kurtin

Meta: Bajramin e paska marrë malli për rezultatin e vitit 2021

Xhaka me mesazh për tifozët e Sunderlandit

Sunderlandi i Xhakës kërkon fitoren ndaj Evertonit

KB Bashkimi gati për sfidën historike

Basketboll, klubet kosovare gati për duelet evropiane

Komandanti i FSK-së pret komandantin e KFOR-it, diskutohet për sigurinë në Kosovë dhe rajon

Komandanti i FSK-së pret komandantin e KFOR-it, diskutohet për sigurinë në Kosovë dhe rajon

Zvicra pa Freulerin kundër Kosovës

Zvicra pa Freulerin kundër Kosovës

Meholli: Koalicioni i fitores i rriti tensionin Idrizit, po inskenon situata të kërcënimit

Meholli: Koalicioni i fitores i rriti tensionin Idrizit, po inskenon situata të kërcënimit

Izraeli vazhdon të shkelë armëpushimin në Gaza

Izraeli vazhdon të shkelë armëpushimin në Gaza

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën