TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Tërmeti i 1963-shit që ndryshoi arkitekturën dhe demografinë e Shkupit

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Tërmeti i 1963-shit që ndryshoi arkitekturën dhe demografinë e Shkupit

Qyteti i Shkupit pas tërmetit të vitit 1963, që shkatërroi më shumë se 80 për qind të objekteve të asaj kohe, u rindërtua nga ndihmat që erdhën në këtë vend nga shumë shtete të botës, duke marrë kështu epitetin ‘Qyteti i Solidaritetit’. Kjo ka bërë që të shndërrohet në një nga qytet më moderne të kohës me zgjidhjet arkitekturore.

Nga tërmeti me fuqi prej 6.1 shkallësh të Rihterit që goditi Shkupin më 26 korrik të vitit 1963, humbën jetën 1.070 persona, ndërsa rreth tre mijë persona morën lëndime.

Mihaill Garevski, ish-drejtor i Institutit për Inxhinieri të Tërmeteve dhe Sizmologjisë, thotë për Radion Evropa e Lirë se objektet në Shkup para tërmetit të 1963-tës nuk plotësonin as edhe një standard të vetëm për sa i përket rezistencës ndaj tërmeteve.

“Para tërmetit të vitit 1963 nuk ekzistonte kurrfarë rregullative për projektim sizmik të objekteve, jo vetëm në Maqedoni, por në nivel të të gjithë Jugosllavisë së atëhershme. Kjo, madje, është për t’u habitur për një vend që ndodhet nën pllaka të lëvizshme në aspektin sizmik dhe që gjithmonë në intervale kohore prej 100 apo 300 vjetësh ka pasur tërmete. Si 11-vjeçar në atë kohë mbaj mend se 80-90 për qind e objekteve, u shkatërruan apo pësuan dëmtime”.

“Kujtoj se vetëm 20 apo e shumta 30 minuta pas tërmetit një veturë erdhi e mori babanë nga shtëpia, pasi ai ishte profesor në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe duhej të verifikonte gjendjen faktike të digës së Matkës, pasi çdo dëmtim mund të shkaktonte përmbytje të mëdha”, thotë Garevski.

Ai thekson se me rëndësi të veçantë për rimëkëmbjen e Shkupit ishte ndihma e koordinuar që erdhi nga të gjitha vendet e botës, ku mbi bazë të konkursit që shpallën Kombet e Bashkuara, fitoi projekti i arkitektit japonez, Kenzo Tange, me 60 për qind, dhe 40 për qind të tjera skuadra e arkitektëve nga ish-Jugosllavia për zhvillimin e qytetit të Shkupit.

“Në atë kohë, Shkupi kishte zgjidhjet më moderne në planin urbanistik në Evropë. Pse e them këtë?! U ndërtua stacioni hekurudhor mbi urë dhe kjo zgjidhje u tregua se jo vetëm që është moderne, por dhe shumë praktike siç është në Japoni, nën projektimin e arkitektit japonez Kenzo”, shprehet Garevski.

Isak Idrizi, profesor në Fakultetin e Ndërtimtarisë në Universitetin “Nëna Terezë” në Shkup, thotë se Shkupi u ndërtua si një nga kryeqendrat më moderne të kohës në saje të ndihmës që vendi mori nga vendet e ndryshme të botës.

“Kemi shumë lagje që si shenjë falënderimi i kemi emërtuar në bazë të ndihmës që kemi marrë nga shtetet e ndryshme. Kemi lagjen ‘John Kennedy’ që e dimë të gjithë, u emërtua kështu pasi kur ndodhi tërmeti, vetë presidenti Kennedy urdhëroi Departamentin e Mbrojtjes të angazhojë Agjencinë Ndërkombëtare, USAID, që të ndërmarrë aksione për ta ndërtuar Shkupin, duke dërguar personel profesional në çdo lëmi, materiale për ndërtimin e shtëpive të parafabrikuara, si dhe qytete të përkohshme me tenda për të ndihmuar popullatën e cila mbeti pa strehë”, tregon Idrizi.

Tags: 1963Mihalil GarevskiTërmeti në Shkup
ShareTweet

Postime të ngjashme

Situatë e rënduar nga moti i keq, 851 të evakuuar në Durrës

Situatë e rënduar nga moti i keq, 851 të evakuuar në Durrës

Vetura bie në përroi në Klos, 30-vjeçari dyshohet se është marrë nga rrjedha e ujit

Vetura bie në përroi në Klos, 30-vjeçari dyshohet se është marrë nga rrjedha e ujit

​Rama publikon pamje nga operacionet në terren pas vërshimeve në Shqipëri

​Rama publikon pamje nga operacionet në terren pas vërshimeve në Shqipëri

Tërmet në Zvicër

Tërmet në Itali

A do të bëhet me pagesë hyrja e veturave në Prishtinë?

A do të bëhet me pagesë hyrja e veturave në Prishtinë?

FC Prishtina përforcohet me Kariqin nga Bosnja

FC Prishtina përforcohet me Kariqin nga Bosnja

Situatë e rënduar nga moti i keq, 851 të evakuuar në Durrës

Situatë e rënduar nga moti i keq, 851 të evakuuar në Durrës

Fenerbahçe fitues i Superkupës në Turqi, mposht rivalin e vjetër Galatasaray

Fenerbahçe fitues i Superkupës në Turqi, mposht rivalin e vjetër Galatasaray

Nigeria siguron gjysmëfinalen e Kupës së Afrikës, përballet me Marokun

Nigeria siguron gjysmëfinalen e Kupës së Afrikës, përballet me Marokun

Semenyo shënon në debutim, City shënon 10 gola në fitore

Semenyo shënon në debutim, City shënon 10 gola në fitore

Ylli fiton ndeshjen e tensionuar ndaj Rahovecit

Ylli fiton ndeshjen e tensionuar ndaj Rahovecit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën