TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Tërheqja e ambasadorit, Shkupi shpreh keqardhje për vendimin e Sofjes

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Tërheqja e ambasadorit, Shkupi shpreh keqardhje për vendimin e Sofjes

Ministri i Jashtëm Bujar Osmani, thotë se ky vendim nuk mbështetet në argumente meqë institucionet e vendit kanë ndërmarrë aktivitetet e nevojshme për zbardhjen e incidentit në Ohër ditë më parë, ngjarje kjo e cila e kishte irrituar shtetin fqinj dhe e cila ka krijoi një atmosferë përplasjesh të vazhdueshme.

“Aktivitetet e fundit të Sofjes zyrtare nuk janë në përputhje me praktikën e dakordësuar të marrëdhënieve ndërshtetërore, përkundrazi, paraqesin nënshtrim ndaj provokimeve nga ana e tyre që duan t’i prishin përpjekjet për zhvillim pozitiv të raporteve mes dy vendeve. Ministria e Punëve të Jashtme shfaq keqardhje për këtë hap të cilin e vlerësojmë si të pabazë, të pambështetur me argumente valide dhe joproporcional”, tha Bujar Osmani, ministër i Jashtëm.

Këto komente ministri Osmani i bëri në Kuvend, në seancën për pyetjet e deputetëve. Deputeti Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE-ja, në kontekst të përplasjeve Shkup-Sofje, kërkon të dijë nëse Ministria e Punëve të Brendshme ka marrë parasysh rekomandimet e presidentit Stevo Pendarovski për të ndaluar hyrjen në vend të disa shtetasve bullgarë para shënimit të ditës së lindjes së Goce Dellçevit. Pendarovski pas seancës së Këshillit të Sigurisë deklaroi se më 4 shkurt, në Shkup do të udhëtojë një grup i bullgarëve, përfshirë edhe politikanë, për të marrë pjesë në shënimin e ditës së lindjes së Dellçevit dhe se ka informacione se ky grup mund të shkaktojë incidente. Përgjigjen Milloshoskit ja dha kryeministri.

“Ministria e Punëve të Brendshme do të veprojë në pajtim me informacionet dhe të dhënat të cilat nga burimet e saja dhe nga shërbimet me të cilat bashkëpunojnë.

Ministria e Punëve të Brendshme është angazhuar, në pajtim me procedurat dhe ligjet të organizojë pjesëmarrje të qetë në këtë ngjarje. Tashmë ky institucion ndërmerr aktivitetet e nevojshme”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

Milloshoski ishte i pakënaqur me përgjigjen e kryeministrit. Ai tha se pushteti është më herët ka lejuar deklarata provokuese nga zyrtarë bullgarë.

“Vlerësoj se ata deklarata provokuese në mënyrë plotësuese stimulojnë atmosferë në të cilën krijohen incidente kurse ju me mosvendosmërinë, meqë keni vendosur të jeni servil, leni hapësirë për deklarata provokuese dhe leni hapësirë që të ndodhin incidente”, tha Antonio Milloshoski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Milloshoski kërkoi nga zyrtarët e vendit të reagojnë ndaj veprimeve të Sofjes zyrtare dhe të politikanëve atje. /Alsat.mk

Tags: ambasadoriministri OsmaniShkupisofje
ShareTweet

Postime të ngjashme

Mehmeti: Cilido që të vijë në vend të piktorit në pushtet, është më i mirë se ai

Mehmeti: Cilido që të vijë në vend të piktorit në pushtet, është më i mirë se ai

Kos: Pushteti i ri në Serbi duhet ta rikthejë besimin e BE-së

Kos: Pushteti i ri në Serbi duhet ta rikthejë besimin e BE-së

Studentët në Shqipëri ndryshojnë strategjinë e protestës, paralajmërojnë dy tubime kombëtare çdo javë

Studentët në Shqipëri ndryshojnë strategjinë e protestës, paralajmërojnë dy tubime kombëtare çdo javë

Arrestohet komandanti i Njësisë Speciale Antiterroriste të Serbisë

Arrestohet komandanti i Njësisë Speciale Antiterroriste të Serbisë

Arifi: Nuk pres asgjë nga Strategjia Shtetërore për apelin në Hagë, Ligji nuk besoj që kthehet në miratim

Arifi: Nuk pres asgjë nga Strategjia Shtetërore për apelin në Hagë, Ligji nuk besoj që kthehet në miratim

Arifi: Progres-raporti i KE-së për Kosovën është raport i regresit, Qeveria Kurti e ka shumëfishuar korrupsionin

Arifi: Progres-raporti i KE-së për Kosovën është raport i regresit, Qeveria Kurti e ka shumëfishuar korrupsionin

“InfoNata” 04.11.2026

“InfoNata” 04.11.2026

Apple drejt prodhimit të një iPhone me ekran të trefishtë?

Apple lëshon paralajmërim urgjent për përdoruesit e iPhone

Kurti premton mbështetje institucionale për personat me aftësi të kufizuara

Kurti premton mbështetje institucionale për personat me aftësi të kufizuara

Policia publikon pamje nga arrestimi i katër të dyshuarve për detyrim në Pejë

Dy të kërkuar nga INTERPOL-i ekstradohen brenda një dite

Mehmeti: Cilido që të vijë në vend të piktorit në pushtet, është më i mirë se ai

Mehmeti: Cilido që të vijë në vend të piktorit në pushtet, është më i mirë se ai

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën