TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Tërdevci për garën PDK-Lladrovci: Grupe të ndryshme të interesit, nuk janë alternativë

by tëvë1
7 muaj ago
4
A A
Tërdevci për garën PDK-Lladrovci: Grupe të ndryshme të interesit, nuk janë alternativë

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për komunën e Drenasit, Egzona Tërdevci duke komentuar zhvillimet brenda PDK-së, ka thënë se kandidati i PDK-së, Petrit Hajdari e Ramiz Lladorvci kryetar aktual që do të kandidojë përmes një iniciative qytetare nuk janë opsione për qytetarët.

Madje, ajo ka vlerësuar se për dy taboret bëhet fjalë për grupe të ndryshme të interesit.

“Për ne asnjëri prej kandidatëve nuk përbënë alternativë. Në njërën anë është z. Lladorvci që ka qeverisur për këto 9 vite dhe ka qeverisur keq. Ka tentu me dhënë pronën publike për grupe të interesit në Drenas, se si ka keqpërdorë paranë publike, jemi dëshmitar të nepotizmit. Për ne bëhet fjalë për dy grupe të ndryshme të interesit që asnjëra nuk paraqesin alternativë për qytetarët e Drenasit”, ka thënë ajo në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Tërdevci ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës me mos rikandidimin e Lladrovcit po tenton të ikë nga përgjegjësia e keqqeverisjes në këtë komunë, ndërsa kandidatin e PDK-së, Petrit Hajdarin e ka quajtur diplomat të dështuar.

Madje, ajo ka thënë se Hajdari që 9 vite nuk ka ngritur asnjëherë zërin ndaj qeverisjes së Lladrovcit.

“Me moskandidimin e tij, PDK-ja po tenton të fshihet prapa dështimit të Lladrovcit duke e ndërruar kandidatin  dhe të ikë nga përgjegjësia që PDK-ja ia ka bërë Drenasit. Z. Hajdari është një diplomat i dështuar që nuk ka ndonjë sukses në cilësinë e diplomatit. Për mu është e çuditshme që dikush me prit 9 vjet për me pa që një komunë po qeveriset. Për këto 9 vjet, z.Hajdari nuk e ka asnjë kritikë as një reagim për formën se si ka qeverisë z.Lladorvci”, ka thënë Tërdevci.

PDK nuk e ka rikandiduar Lladrovcin për kryetar komune pas 9 vite qeverisje në këtë komunë, ndërsa ka vendosur që garës t’i hyjë me Petrit Hajdarin i cili ka qenë edhe kandidat për deputet.

Ndërsa, Lladrovci ka zyrtarizuar kandidimin e tij për kryetar komune përmes një iniciative qytetare që ka themeluar.

Tags: DrenasEgzona TërdevciLladrovcipdkTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për dy vepra penale

Arrestohet një i dyshuar për dhunimin e një personi që ishte raportuar i zhdukur

Gjenden mbetje mortore gjatë gërmimeve në Rahovec

Gjenden mbetje mortore në Rahovec, dyshohet se i përkasin periudhës së luftës

Operacion i Policisë në Pejë për krim të organizuar dhe armëmbajtje pa leje

Arrestohet një person në Pejë, i gjenden pesë elektroshokë

Arrestohen pesë burra për sulm ndaj bashkëshortëve gjatë 24 orëve

Arrestohet i dyshuari për sulm seksual ndaj të miturës

Senatorët demokratë i bëjnë presion Pentagonit të qartësojë sulmin ndaj shkollës në Iran

Senatorët demokratë i bëjnë presion Pentagonit të qartësojë sulmin ndaj shkollës në Iran

Ministrja Hajdari tregon nëse Kosova do të preket nga mungesa e furnizimit me derivate

Bien çmimet e naftës pasi Trumpi paralajmëroi Iranin për Ngushticën e Hormuzit

Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për dy vepra penale

Arrestohet një i dyshuar për dhunimin e një personi që ishte raportuar i zhdukur

Turqia vendos sistemin e mbrojtjes ajrore “Patriot” në provincën lindore Malatya

Turqia vendos sistemin e mbrojtjes ajrore “Patriot” në provincën lindore Malatya

Gjenden mbetje mortore gjatë gërmimeve në Rahovec

Gjenden mbetje mortore në Rahovec, dyshohet se i përkasin periudhës së luftës

Operacion i Policisë në Pejë për krim të organizuar dhe armëmbajtje pa leje

Arrestohet një person në Pejë, i gjenden pesë elektroshokë

Arrestohen pesë burra për sulm ndaj bashkëshortëve gjatë 24 orëve

Arrestohet i dyshuari për sulm seksual ndaj të miturës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën