TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Tentoi t’i ikë Policisë, kërcen nga kati i katërt e përfundon në QKUK

Bilall Kqiku është arrestuar mbrëmjen e së enjtes në banesën e tij në Prishtinë. I njëjti kishte tentuar t’i ikë Policisë duke kërcyer nga kati i katërt duke pësuar kështu lëndime të rënda. Ai po merr trajtim në Klinikën Emergjente në QKUK.

by Lindrit Zejnullahu
1 vit ago
1 0
A A

Po kërkohej nga Policia e Kosovës nga marsi i vitit të kaluar,  nën dyshimet për një vrasje të rëndë në Kolovicë të Prishtinës.

Bilall Kqiku u lokalizua nga Policia e Kosovës të cilët shkuan ta arrestojnë në banesën e tij në rrugën “Vëllezërit Asllani” në Prishtinë.

Por, ai u hodh nga kati i katërt i ndërtesës në përpjekje për t’i ikë autoriteteve.

Kësisoj, mbrëmjen e së enjtes ai mori lëndime të rënda dhe u trajtua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Trajtimi i tij vazhdoi edhe të premten në Emergjencë, por që vazhdimisht aty qëndruan edhe njësi të Policisë.

Rastin e konfirmuan edhe Policia e Kosovës ku treguan se ndaj tij ishte lëshuar edhe urdhër-arrest ndërkombëtar.

“Bazuar në informacionet e para nga vendi i ngjarjes, i dyshuari i cili po kërkohej me urdhër-arrest vendor dhe ndërkombëtar, për veprën penale vrasje e rëndë, në përpjekje për t’iu shmangur arrestimit policor, ka rënë nga një lartësi dhe për pasojë ka pësuar lëndime trupore”, thuhet nga Policia e Kosovës.

Më pas nga ky institucion janë dhënë detaje shtesë pasi që në banesën e tij janë gjetur edhe një substancë e madhe narkotikësh.

“Gjatë kontrollit në banesën e të dyshuarit, janë gjetur dhe sekuestruar: 6 kilogramë e 172.6 gramë marihuanë, 38.3 gramë kokainë, 0.9 gramë tusi, 0.4 gramë ekstazi, një peshore digjitale, një karikator dhe një këllëf arme. Para të gatshme: 1000 euro, 20 franga zvicerane, 110 denarë të Maqedonisë së Veriut dhe 50 dinarë serb si dhe një telefon mobil”, thuhet nga Policia.

Bilall Kqiku është një nga të dyshuarit kryesorë në përplasjen me armë që ndodhi më 26 mars 2024 në lagjen Kolovicë të Prishtinës, ngjarje që tronditi vendin dhe përfundoi me dy të vdekur dhe disa të plagosur.

Viktimat e kësaj përplasjeje ishin Egzon Haziri, 30 vjeç nga Podujeva, dhe Zejnie Gashi, 48 vjeç, e cila u godit rastësisht dhe ndërroi jetë një ditë më vonë në QKUK.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Temperaturat arrijnë deri në 31 gradë të dielën në Kosovë

Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: Deri tani 11 vatra aktive

Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: Deri tani 11 vatra aktive

Lista Guxo në Mitrovicë emëron kryetarin e ri, largohet Faton Peci

Lista Guxo në Mitrovicë emëron kryetarin e ri, largohet Faton Peci

“Barrikadim opozitar për të mos e lënë Albin Kurtin të qeverisë”, reagon Adnan Rrustemi nga Vetëvendosje

“Barrikadim opozitar për të mos e lënë Albin Kurtin të qeverisë”, reagon Adnan Rrustemi nga Vetëvendosje

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Temperaturat arrijnë deri në 31 gradë të dielën në Kosovë

Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: Deri tani 11 vatra aktive

Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: Deri tani 11 vatra aktive

Përfundon takimi midis Putinit dhe të dërguarve të SHBA-së në Moskë

Përfundon takimi midis Putinit dhe të dërguarve të SHBA-së në Moskë

Përplasjen pjesëtarët e klubeve Rilindja dhe Arbëria pas ndeshjes

Përplasjen pjesëtarët e klubeve Rilindja dhe Arbëria pas ndeshjes

Zyrtare: Bodrumspor e prezanton Elvir Gashijanin

Zyrtare: Bodrumspor e prezanton Elvir Gashijanin

Broja përplaset me tifozin pas humbjes, sulmuesi shqiptar: Kam qenë jashtë për një vit

Broja përplaset me tifozin pas humbjes, sulmuesi shqiptar: Kam qenë jashtë për një vit

Spektakël në Serie A, Roma përmbys Atalantën

Spektakël në Serie A, Roma përmbys Atalantën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën