TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Tentoi të shiste pronë për 800 mijë euro me dokumente të falsifikuara, dënohet me 6 vjet burgim

by teve1
3 javë ago
2
A A
Tentoi të shiste pronë për 800 mijë euro me dokumente të falsifikuara, dënohet me 6 vjet burgim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Sh.B., i akuzuar për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mashtrimi”.

I akuzuari është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik prej 6 vitesh burgim, si dhe me 2 mijë euro gjobë.

Sipas aktgjykimit, Sh.B. dyshohet se me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, përmes paraqitjes së rreme të fakteve, ka tentuar ta vërë në lajthim të dëmtuarin A.H., duke i ofruar për shitje një pronë në Prishtinë në vlerë prej 800 mijë eurosh.

Sipas gjykatës, bëhet fjalë për një pronë që ishte nën menaxhimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Për këtë pronë, i akuzuari fillimisht kishte arritur të falsifikonte dokumentet përmes akteve noteriale.

Megjithatë, pas verifikimit të dokumenteve nga noterja dhe dëshmitarja V.A., ishte konstatuar se autorizimi në emër të Sh.B. ishte i falsifikuar.

Për këtë arsye, veprimet e të akuzuarit kishin mbetur në tentativë.

Përveç dënimit me burgim dhe gjobës, Sh.B. është obliguar të paguajë edhe 200 euro në emër të paushallit gjyqësor dhe 20 euro në emër të Programit për Kompensimin e Viktimave të Krimit.

Këto pagesa duhet të bëhen brenda 15 ditësh nga plotfuqishmëria e aktgjykimit.

Gjykata ka urdhëruar gjithashtu konfiskimin e përhershëm të dokumentit të falsifikuar.

Deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, i akuzuari do të mbrohet në liri.

Ndërkaq, i dëmtuari A.H., për realizimin e kërkesës pasurore-juridike, është udhëzuar në kontest të rregullt juridiko-civil.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës brenda afatit prej 30 ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Moti për ditën e shtunë, temperaturat deri në 18 gradë

Çollaku: Ramush Haradinaj mund ta kryejë shumë mirë rolin e presidentit të Kosovës

Çollaku: Ramush Haradinaj mund ta kryejë shumë mirë rolin e presidentit të Kosovës

Behrami: Shkeljet ndaj krerëve të UÇK-së të adresohen në Strasburg, jashtë ndikimit të BE-ë

Behrami: Shkeljet ndaj krerëve të UÇK-së të adresohen në Strasburg, jashtë ndikimit të BE-ë

Gani Geci e propozon Anton Qunin për president të Kosovës

Zidane debuton me fitore në krye të Francës, triumfon në udhëtim ndaj Turqisë

Italia e nis me humbje në Ligën e Kombeve, Belgjika triumfon në Romë

Italia e nis me humbje në Ligën e Kombeve, Belgjika triumfon në Romë

Kurti kërkon mbështetjen e Danimarkës për statusin kandidat të Kosovës në BE

Kurti kërkon mbështetjen e Danimarkës për statusin kandidat të Kosovës në BE

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën