TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Tentoi ta vriste bashkëshorten duke e hedhur makinën në det, arrestohet shqiptari në Itali

by teve1
2 muaj ago
2
A A
Tentoi ta vriste bashkëshorten duke e hedhur makinën në det, arrestohet shqiptari në Itali

Një 45-vjeçar shqiptar është ndaluar nga karabinierët në Itali, nën dyshimin se ka tentuar ta vrasë bashkëshorten e tij 44-vjeçare duke e drejtuar qëllimisht automjetin drejt detit në portin e Cattolicas, në provincën e Riminit.

Sipas hetimeve, burri e kishte ftuar bashkëshorten të dilnin me makinë, me pretekstin se do të shkonin për të bërë pazar.

Kur mbërritën në zonën e portit, ai dyshohet se përshpejtoi dhe e drejtoi automjetin drejt ujit.

Makina goditi fillimisht një shtyllë dhe më pas përfundoi në një zonë të detit me rreth tre metra thellësi.

45-vjeçari arriti të dilte nga automjeti, ndërsa gruaja mbeti brenda makinës, e cila po mbushej me ujë.

Sipas raportimeve, gruaja nuk dinte të notonte, por arriti të dilte përmes xhamit të pasmë. Disa persona që ndodheshin në breg u hodhën në ujë dhe ndihmuan në nxjerrjen e tyre.

44-vjeçarja u dërgua më pas në spitalin e Pesaros për kontrolle mjekësore.

Burri ishte larguar nga vendngjarja, por më vonë u gjet pranë një zone të pyllëzuar.

Një natë më parë, ai ishte arrestuar pas një konflikti familjar, gjatë të cilit dyshohet se kishte kërcënuar dhe dëmtuar një automjet të policisë, duke lënduar lehtë edhe dy efektivë.

Pas hetimeve, 45-vjeçari është ndaluar nën dyshimin për tentativë vrasjeje dhe rasti i është dorëzuar Prokurorisë së Riminit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Dorëhiqet drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Shqipërisë

​Dorëhiqet drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Shqipërisë

Përleshje mes të rinjve në Has, 16-vjeçari plagos tre shokët e klasës

Përleshje mes të rinjve në Has, 16-vjeçari plagos tre shokët e klasës

Një i vrarë dhe katër të plagosur në Paris

Një i vrarë dhe katër të plagosur në Paris

Berisha: Rama dhe Vuçiç janë armiq të pavarësisë së Kosovës

Berisha: Rama dhe Vuçiç janë armiq të pavarësisë së Kosovës

Ndërprerja e rrymës destabilizon furnizimin me ujë në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Obiliq

Të shtunën ndërpritet furnizimi me ujë në disa lagje të Prishtinës

Bordi i Paqes: Kosova kontribuon në sigurinë dhe rindërtimin e Gazës

Bordi i Paqes: Kosova kontribuon në sigurinë dhe rindërtimin e Gazës

Muja tregon se kush duhet ta udhëheqë PDK-në pas largimit të Bedri Hamzës

Muja tregon se kush duhet ta udhëheqë PDK-në pas largimit të Bedri Hamzës

Shukri Buja akuzon Bedri Hamzën për pazare politike me Ligjin për Specialen

Shukri Buja akuzon Bedri Hamzën për pazare politike me Ligjin për Specialen

Presidentja e Kosovës zhvillon takim me kryeministrin hungarez, në fokus bashkëpunimi mes dy shteteve

Presidentja e Kosovës zhvillon takim me kryeministrin hungarez, në fokus bashkëpunimi mes dy shteteve

VV-ja dakordohet në parim për shpalljen e zgjedhjeve të brendshme

VV-ja dakordohet në parim për shpalljen e zgjedhjeve të brendshme

“Dardanet” e nisin furishëm, deklasojnë Estoninë

“Dardanet” e nisin furishëm, deklasojnë Estoninë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën