TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Tentimi i 53-të për konstituimin e Kuvendit

by Tëvë1
8 muaj ago
2
A A
Tentimi i 53-të për konstituimin e Kuvendit

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sërish të shtunën seancën konstituive.

Ky do të jetë tentimi i 53-të për konstituimin e Kuvendit.

Seanca e cila pritet të nis nga ora 14:00 mbahet ditën e fundit të afatit 30 ditor i Gjykatës Kushtetuese për konstituim të Kuvendit.

Gjykata Kushtetuese ka kthyer të premten më 24 korrik, përgjigje ndaj kërkesave të PDK-së dhe LDK-së mbi vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit të Kuvendit për votimin e Komisionit për votim të fshehtë të seancës së mbajtur më 29 qershor 2025.

Në seancën e së premtes morën pjesë edhe ambasadorët e akredituar në Kosovë.

Ndryshe, në dështimin e 52-të të konstituimit të Kuvendit të pranishëm ishin edhe ambasador të akredituar në Kosovë.

Disa nga ta folën pas dështimit të kësaj seance ku bënë thirrje që respektohet afati i dhënë nga Gjykata Kushtetuese për konstituimin e Kuvendi.

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav ka thënë se në Kuvend shkuan me shpresë të madhe se sot do të kishte diçka të re.

“Kosovës i duhet një Kuvend pak a shumë menjëherë. Kosovës i duhet një qeveri e re, një qeveri e re që do ta ndërtojë urën e re – një urë të re dhe të fortë mes Kosovës dhe Brukselit. Ne erdhëm këtu me shpresa të mëdha, por fatkeqësisht prapë nuk ndodhi asgjë bashkëpunimi”, ka deklaruar Orav

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde ka shprehur shqetësimin tij për ngërçin politik dhe urgjencën për t’u formuar institucionet e Kosovës.

“Jemi këtu për ta theksuar shqetësimin tonë dhe urgjencën për të formuar institucionet. Qytetarët dolën për të votuar më 9 shkurt dhe tani janë bërë gati gjashtë muaj. Klasa politike po dështon përballë qytetarëve. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ishte një karton i kuq për ata qe nuk konstituojnë Kuvendin”, u shpreh ai.

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot,  ka bërë thirrje për reflektim urgjent nga spektri politik.

“Së bashku me ambasadorë të tjerë mora pjesë në seancën e sotme të Kuvendit. Ngërçi aktual po e dëmton Kosovën. I inkurajoj të gjithë politikanët që t’i shfrytëzojnë plotësisht orët e pakta që kanë mbetur para se të skadojë afati i dhënë nga Gjykata Kushtetuese nesër,” ka shkruar ai.

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves u ka bërë thirrje partive politike që të gjejnë një zgjidhje për t’i dhënë fund bllokimit përpara se afati i Gjykatës Kushtetuese të përfundojë nesër.

“Sot, përfaqësuesit diplomatikë të miqve të Kosovës vunë re dështimin e 52-të radhazi për të konstituuar Kuvendin. I bëj thirrje politikanëve të Kosovës të bashkohen dhe të gjejnë një zgjidhje për t’i dhënë fund bllokimit përpara se afati i Gjykatës Kushtetuese të përfundojë nesër. Përndryshe, Kosova po hyn në një territor të panjohur dhe qytetarët e saj vazhdojnë të humbasin përfaqësimin politik kuptimplotë dhe aftësinë për të marrë vendime të rëndësishme vendase dhe ndërkombëtare që ndikojnë në jetën e qytetarëve”, ka thënë ai pas dështimit të 52-të të konstituimit të Kuvendit./teve1.info/

Tags: Gjykata KushtetueseSeanca konstituiveTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Rama njofton se po pastrohen mbeturinat në lagjen Mati 1, kërkon nga qytetarët t’i përdorin kontejnerët

Rama njofton se po pastrohen mbeturinat në lagjen Mati 1, kërkon nga qytetarët t’i përdorin kontejnerët

Në Prishtinë e Pejë nis inspektimi për respektimin e masave parandaluese të mbrojtjes nga zjarri

Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Prishtinë, s’ka të lënduar

Lëndohet në vendin e punës, kërkon ndihmë mjekësore shtetasi i Shqipërisë

Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, nga QKUK-ja jepin detaje

Vodhi veturën në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik

Rama njofton se po pastrohen mbeturinat në lagjen Mati 1, kërkon nga qytetarët t’i përdorin kontejnerët

Rama njofton se po pastrohen mbeturinat në lagjen Mati 1, kërkon nga qytetarët t’i përdorin kontejnerët

Rusia rekruton burra të dehur ndërsa kriza e fuqisë ushtarake arrin kulmin

Rusia rekruton burra të dehur ndërsa kriza e fuqisë ushtarake arrin kulmin

Në Prishtinë e Pejë nis inspektimi për respektimin e masave parandaluese të mbrojtjes nga zjarri

Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Prishtinë, s’ka të lënduar

Lëndohet në vendin e punës, kërkon ndihmë mjekësore shtetasi i Shqipërisë

Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, nga QKUK-ja jepin detaje

Vodhi veturën në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik

Osmani në Forumin Alpbach në Austri: Kosova, kontribuuese për paqe dhe siguri

Osmani: Pesë vite për Kosovën, falënderim për qytetarët që qëndruan pranë meje

IKD: Vendimi i KQZ-së për hapjen e qendrave të votimit jashtë përfaqësive diplomatike është i paligjshëm

IKD i kërkon Kuvendit rikthim të ligjshmërisë në zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën