TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
29 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
29 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Tentim vrasja në Kolovicë- Fitim Doda dënohet me 7 vjet e 10 muaj burgim, Arijan Sijarina me 9 muaj burgim

nga Tëvë1
1 ditë më parë
0
A A
Tentim vrasja në Kolovicë- Fitim Doda dënohet me 7 vjet e 10 muaj burgim, Arijan Sijarina me 9 muaj burgim

Gjykata Themelore në Prishtinë të enjten ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Fitim Dodës dhe Arijan Sijarinës lidhur me rastin e tentim vrasjes në Kolovicë. I akuzuari Doda u dënua me dënim unik me 7 vjet e 10 muaj burgim, kurse Sijarina me 9 muaj burgim.

Në këtë rast, Fitim Doda akuzohej për tentim vrasjen që ndodhi më 26 mars 2024 në Kolovicë dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa Arijan Sijarina akuzohej për veprën penale “Moslajmërim i veprave penale apo kryerësve të tyre”, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Aktgjykimi u shpall nga gjykatësi Gent Beka, i cili tha se Doda për veprën penale “Vrasje në tentativë” u dënua me 7 vjet burgim, ndërsa për armëmbajtje pa leje u dënua me një vit burgim. Ndaj tij, u shqiptua dënim unik me 7 vjet e 10 muaj burgim.

Për Dodën, në dënim llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga 24 prill 2024 dhe i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmëri të aktgjykimit.

Në dënimin me burgim për Dodën, është marrë parasysh e kaluara kriminale- pasi i njëjti ka gjashtë aktgjykime të formës së prerë me dënim me gjobë.

Ndërsa, i akuzuari Arian Sijarina për veprën penale “Moslajmërim i veprave penale apo kryerësve të tyre”, u dënua me 9 muaj burgim.

Të akuzuarit Sijarina, në dënimin e shqiptuar i llogaritet koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak nga 2 maji 2024 deri më 29 janar 2025.

Të akuzuarit veç e veç obligohen që të paguajnë shpenzimet e procedurës penale në shumën prej 150 euro për paushallin gjyqësor dhe nga 50 euro për fondin për kompensimin e viktimave të krimit.

Në seancën fillestare më 25 mars 2025, Fitim Doda ishte deklaruar i pafajshëm për tentim vrasjen që ndodhi më 26 mars 2024 në Kolovicë, dhe për armëmbajtje pa leje, kurse Arijan Sijarina pranoi fajësinë për moslajmërim të veprës penale.

Në seancën e 27 majit 2025 në Gjykatën Themelore në Prishtinë, i akuzuari Fitim Doda pranoi fajësinë për armëmbajtje pa leje, kurse i akuzuari Arijan Sijarina për veprën penale “Moslajmërim i veprave penale apo kryerësve të tyre”. Gjykata miratoi pranimin e fajësisë për këto dy vepra penale, ndërsa gjykimi do të vazhdojë për vrasje në tentativë, derisa shpallja e aktgjykimit edhe për veprat që u pranua fajësia do të bëhet në fund të shqyrtimit gjyqësor.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Fitim Doda më 26 mars 2024 rreth orës 13:50 në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë, për shkak të një mosmarrëveshje paraprake mes vete, me dashje dhe me armë zjarri tenton ta privojë nga jeta tani të dëmtuarin Naim Berisha.

Aty thuhet se derisa i akuzuari Doda ishte duke lëvizur me veturën VW Golf 7, pronë e tani të ndjerit E.H., të cilën e drejtonte vetë Doda ndërsa pasagjer në ulësen e përparme ishte i pandehuri Arian Sijarina, ndalojnë veturën në kryqëzim të rrugës “Haxhi Zeka”, me ç’rast Fitim Doda nga brendia e veturës me armë zjarri AK-47 shtie disa herë në drejtim të veturës të cilën e drejtonte i dëmtuari Naim Berisha, ku nga predhat e shkrepura, njëra e godet të dëmtuarin duke i shkaktuar lëndim të lehtë trupor me pasojë të përkohshme për shëndetin.

Me çka, Doda akuzohej se ka kryer veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë” nga neni 172 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal.

Po ashtu, Doda akuzohej se me dashje dhe vetëdije e në kundërshtim me dispozitat ligjore e pa autorizim, nga koha e pavërtetuar e deri në ditën kritike pa leje ka poseduar armën e llojit AK-47.

Me këtë, akuzohej se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 366 të Kodit Penal.

Ndërsa, Arijan Sijarina akuzohej se nga 26 marsi 2024 rreth orës 13:50 në rrugën “Haxhi Zeka” e deri më 24 prill 2024 në Prishtinë, me dashje dhe vetëdije duke qenë në dijeni për kryerësin e veprës penale të “Vrasjes në tentativë”, nuk e lajmëron faktin e tillë e as vendndodhjen e të dyshuarit.

Me këtë veprim, akuzohej se ka kryer veprën penale “Moslajmërim i veprave penale apo kryerësve të tyre” nga neni 378, par.1 pika 1.2 të Kodit Penal.

Kujtojmë se mbrëmjen e asaj dite (26 mars 2024) u vranë dy persona. Për vrasjen në fjalë dyshohet i dëmtuari në këtë rast Naim Berisha bashkë me vëllain e tij Ahmet Berisha, të cilët edhe ishin shpallur kërkim nga Policia. Të dy dyshohen se kanë vrarë E.H. 30-vjeçar dhe Z.G, një grua 48-vjeçare e cila nuk ishte e përfshirë në rast, por ishte në veturë afër shtëpisë së saj. Ajo pas plagëve të marra kishte ndërruar jetë në QKUK një ditë pas ngjarjes.

ShareTweet

Postime të ngjashme

IPK rekomandon suspendimin e një zyrtari policor në Vërmicë për keqpërdorim të pozitës

IPK rekomandon suspendimin e një zyrtari policor në Vërmicë për keqpërdorim të pozitës

Gjenocid në Gaza? Eurodeputeti holandez kërkon masa të ashpra ndaj Izraelit

Gjenocid në Gaza? Eurodeputeti holandez kërkon masa të ashpra ndaj Izraelit

Limaj vazhdon të jetë në listë të zezë të SHBA-së,  a mund të marrë poste udhëheqëse?

Limaj vazhdon të jetë në listë të zezë të SHBA-së, a mund të marrë poste udhëheqëse?

Çka thanë mbrojtja e të akuzuarve për sulmin ndaj KKZ-së?

Çka thanë mbrojtja e të akuzuarve për sulmin ndaj KKZ-së?

Gjithçka në rregull në shtëpinë e Interit, bëjnë paqe Calhanoglu e Lautaro

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Këmbësori humb jetën pasi goditet nga vetura në rrugën Prishtinë – Mitrovicë

Gjykata e Lartë e Beogradit cakton paraburgim për shtetasin kosovar Lulzim Halili – MPJD konfirmon

Gjykata e Lartë e Beogradit cakton paraburgim për shtetasin kosovar Lulzim Halili – MPJD konfirmon

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X