Situata është tensionuar nga protesta në Shkodër, ku studentët po hedhin gurë në drejtim të Bashkisë.
Sipas pamjeve, studentët e revoltuar kanë shkruar me bojë në muret e Bashkisë, ndërsa po thyejnë xhamat dhe po hedhin kapsolla drejt godinës.
Deri më tani, policia nuk ka ndërhyrë, ndërsa situata po monitorohet me dronë. Nga kjo situatë raportohet se një vajzë është plagosur nga gurët.
Për rreth dy orë studente dhe gjimnaziste nga qyteti i Korçës janë duke protestuar në rrugë dhe institucionet.
Tensione ka pasur edhe në Korçë. Protestuesit kanë thyer dhe shkatërruar hollin e gjimnazit “Raqi Qirixhi”, xhamat e drejtorisë arsimore dhe gjithë sinjalistiken e qytetit. Ata gjithashtu kanë djegur koshat e mbeturinave, raportojnë mediat shqiptare.
Ata poashtu kanë bllokuar rrugët kryesore teksa marshojnë ndërsa aktualisht është e bllokuar rruga e teatrit.
Janë arrestuar dy persona deri më tani, ndërsa njëri prej të rinjve ka sulmuar edhe drejtorin e policisë së Korçës, Vilson Bala.







