TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Tensione në Lisbonë, fiton Real Madridi

by teve1.info
2 muaj ago
0
A A
Tensione në Lisbonë, fiton Real Madridi

Fund dramatik nuk kishte këtë herë, por tensionet ishin të mëdha.

Benfica e Real Madridi kanë luajtur tjetër ndeshje në Champions të martën, pas asaj në xhiron e fundit të fazës së ligës.

Shorti përcaktoi që Real Madridi e Benfica të përballen sërish në plejof të fazës nokaut.

Dhe, madrilenët kanë fituar 1:0 të martën mbrëma në Lisbonë për hap të madh drejt një të tetës së finales.

Vinicius Junior shënoi supergol në minutën e 50-të për fitoren e Madridit.

Ai shënoi me goditje mjeshtërore nga një kënd i vështirë. Braziliani më pas festoi me pasion në kënd të fushës, kurse festa ishte e tepruar sipas lojtarëve të Benficas dhe arbitrit.

Ylli brazilian u ndëshkua me të verdhë. Ka pasur më pas përplasje të lojtarëve në fushë, ndërsa në një moment Vini Jr ka sinjalizuar arbitrin se është fyer në baza racore nga lojtari argjentinas i Benficas, Gianluca Prestianni.

Arbitri dha shenjë për të ndjekur procedurën e caktuar pas dyshimeve për fyerje raciste. Kjo solli ndërprerje prej dhjetë minutash dhe tensione të shumta mes lojtarëve në fushë.

Ndeshja megjithatë vazhdoi, ndërsa në minutat e fundit trajneri i Benficas, Jose Mourinho u përjashtua pas protestave të shumta, përkatësisht pas kërkesës që Vini Jr të ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë për ndërhyrje të palejuar.

Pas golit të Vinit, tifozët kanë fishkëllyer sa herë që ai dhe Kylian Mbappe kishin topin.

Me fitore në Lisbonë, Real Madridi është në pozitë shumë të mirë për të siguruar një të tetën e finales në Champions. Ndeshja e kthimit është më 25 shkurt në “Santiago Bernabeu”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Futsall, Kosova publikon listën

Futsall, Kosova publikon listën

Vinicius deri më 2030 te Real Madridi

Vinicius Junior po transferohet në Premier League

Trajneri Tekke kërkon blerjen e Muçit

Muçi edhe një javë jashtë fushe

Harry Kane i gatshëm për Real Madridin

Harry Kane i gatshëm për Real Madridin

Nimani: Takimet për presidentin për humbje kohe, Kurti e përjashtoi LDK-në nga marrëveshja

Nimani: Takimet për presidentin për humbje kohe, Kurti e përjashtoi LDK-në nga marrëveshja

Rambaja sheh sinjale për një marrëveshje LVV-LDK, thotë se opozita duhet ta propozojë presidentin

Rambaja sheh sinjale për një marrëveshje LVV-LDK, thotë se opozita duhet ta propozojë presidentin

“InfoNata” 06.04.2026

“InfoNata” 06.04.2026

Kulla: Palestina do të njihet si shtet, me monitorim e garanci ndërkombëtare sikurse Kosova

Kulla: Trump po shfaq nervozizëm – Hormuzi i pakontrollueshëm

“Matrix” 06.04.2026

“Matrix” 06.04.2026

PDK mban konferencë për media

Protesta e studentëve në Shkup-PDK: E drejta për arsimim e vlerësim në gjuhën amtare, e garantuar me ligj

6 prilli i ‘99-ës në Kuçicë, fillimisht i vranë burrat e më pas i plaçkitën gratë

6 prilli i ‘99-ës në Kuçicë, fillimisht i vranë burrat e më pas i plaçkitën gratë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën