Një incident i rëndë u shënua gjatë seancës paraprake në GJKKO për vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra. Sipas raportimeve, tre vëllezërit Bushgjokaj – Aleksandër, Kristi dhe Fatjon – kanë sulmuar fizikisht Petrit Çakërrin, i cili akuzohet si bashkëpunëtor në të njëjtën ngjarje.
Përplasja ndodhi pasi Çakërri nisi të dëshmonte para gjykatës dhe, sipas burimeve, implikoi vëllezërit Bushgjokaj në vrasje, ndërsa mohoi përgjegjësinë e tij në krim.
Mësohet se Kristi Bushgjoka u ngrit në këmbë brenda kafazit të qelqtë dhe iu afrua Çakërrit, duke e goditur me grushte. Pas tij ndërhynë edhe dy vëllezërit e tjerë, Fatjoni dhe Aleksandri.
Sherri u ndërpre nga forcat e sigurisë së gjykatës dhe Policia e Burgjeve, të cilat neutralizuan situatën dhe rikthyen rendin në sallë. Incidenti ndodhi gjatë procesit gjyqësor për një nga ngjarjet më të rënda kriminale të trajtuara nga GJKKO. 23-vjeçarit Renis Dobra, ishte gjetur i vrarë në breg të liqenit të Shkopetit më 9 korrik të vitit të kaluar./rtsh.al/











