TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Tenderët mbi 98 milionë euro nën llupë, INPO kërkon kontrolle më të forta në prokurim

by teve1
39 minuta ago
0
A A
Tenderët mbi 98 milionë euro nën llupë, INPO kërkon kontrolle më të forta në prokurim

Iniciativa për Progres (INPO) ka publikuar raportin “Integriteti dhe ligjshmëria në ciklin e tenderimit”, i cili analizon se ku dhe si shfaqen rreziqet për integritet dhe ligjshmëri gjatë zhvillimit të procedurave të prokurimit publik.

Raporti u publikua në kuadër të një tryeze diskutimi, e cila mblodhi përfaqësues të institucioneve publike, profesionistë e zyrtarë të prokurimit dhe akterë të tjerë relevantë, me qëllim diskutimin e sfidave të identifikuara gjatë ciklit të tenderimit dhe mundësive për përmirësimin e zbatimit të rregullave në praktikë.

Sipas njoftimit, INPO ka monitoruar shtatë aktivitete të prokurimit publik të përfunduara me nënshkrimin e kontratave gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026.

Aktivitetet e përzgjedhura përfshijnë projekte në fushën e arsimit, shëndetësisë, infrastrukturës dhe sigurisë, me vlerë të përgjithshme të parashikuar prej mbi 98 milionë euro.

Monitorimi tregon se rreziqet për integritet dhe ligjshmëri mund të shfaqen në faza të ndryshme të ciklit të prokurimit, duke filluar nga përcaktimi i kritereve të konkurrimit, vlerësimi dhe verifikimi i ofertave, deri te kohëzgjatja e procedurave dhe menaxhimi i pasojave të ankesave dhe rivlerësimeve.

Një nga gjetjet kryesore lidhet me dallimet në kriteret e tenderimit edhe ndërmjet projekteve me natyrë të ngjashme.

Raporti ka evidentuar dallime në kërkesat për përvojën e stafit, numrin e punëtorëve, licencat, certifikimet dhe kapacitetet teknike.

INPO vlerëson se dallime të tilla nuk përbëjnë vetvetiu dëshmi të shkeljes, por kërkojnë arsyetim të qartë, objektiv dhe proporcional në raport me objektin dhe kompleksitetin e kontratës.

Raporti evidenton gjithashtu raste kur çështje të rëndësishme në dokumentacionin e ofertuesve janë identifikuar vetëm pas kërkesave për rishqyrtim ose ankesave në Organin Shqyrtues të Prokurimit.

Kjo nënvizon nevojën që verifikimi i ofertave të jetë më i plotë që në fazën fillestare dhe që vendimet e autoriteteve kontraktuese të mbështeten në kontroll të kujdesshëm dhe arsyetim të verifikueshëm.

Një tjetër problematikë e identifikuar lidhet me zgjatjen e procedurave.

Në disa nga aktivitetet e monitoruara, faza e vlerësimit ka zgjatur ndjeshëm, duke ndikuar në kohëzgjatjen e përgjithshme të procedurave dhe, në raste të caktuara, edhe në konkurrencë dhe vazhdimësinë e shërbimeve publike.

Raporti thekson se mangësitë në fazat e hershme mund të krijojnë pasoja në fazat e mëvonshme të ciklit të prokurimit.

Gjatë diskutimit u vu në pah se problematikat dhe rreziqet e identifikuara në raport paraqiten edhe në praktikë dhe kërkojnë adresim të vazhdueshëm.

Në veçanti, u theksua nevoja për rritjen e llogaridhënies së autoriteteve kontraktuese, forcimin e kontrolleve dhe zbatimin më të qëndrueshëm të rregullave në të gjitha fazat e ciklit të prokurimit.

Për INPO-n, transparenca dhe publikimi i dokumenteve janë të domosdoshme, por nuk janë të mjaftueshme për të garantuar integritetin e prokurimit.

Nevojiten kontrolle më të forta në fazat e hershme, kritere të arsyetuara dhe proporcionale, verifikim më i kujdesshëm i dokumentacionit dhe menaxhim më efikas i procedurave.

Raporti rekomandon që autoritetet kontraktuese të dokumentojnë arsyetimin për kriteret specifike të tenderimit, të kryejnë verifikim të plotë të dokumentacionit para marrjes së vendimit fillestar, të respektojnë afatet ligjore të vlerësimit dhe të qartësojnë kriteret dhe kërkesat e dosjes së tenderit para publikimit, në mënyrë që të shmangen paqartësitë, vonesat dhe pasojat zinxhir në fazat e mëvonshme të procedurës.

Përmes këtij raporti, INPO synon që debati për prokurimin publik të mos kufizohet vetëm te transparenca formale apo te përfundimi i procedurës me kontratë, por të përqendrohet edhe në mënyrën se si ndërtohen kushtet e konkurrimit, si verifikohen ofertat, si arsyetohen vendimet dhe si menaxhohet i gjithë cikli i tenderimit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haliti për ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Ka plot që nuk e dëshirojnë lirimin e tyre

Haliti për ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Ka plot që nuk e dëshirojnë lirimin e tyre

Përplasje në Kuvendin e Mitrovicës së Veriut, asamblistëve shqiptarë u ndërpritet fjala

Përplasje në Kuvendin e Mitrovicës së Veriut, asamblistëve shqiptarë u ndërpritet fjala

KDI: Komisioni për Legjislacion e nisi punën me shkelje të Rregullores së Kuvendit

KDI: Komisioni për Legjislacion e nisi punën me shkelje të Rregullores së Kuvendit

Aksioni për keqpërdorimet në BKS, Prokuroria në Prizren del me komunikatë

Kërkohet paraburgim për të dyshuarit për fajde në Prizren

Von der Leyen: Shqipëria ndër vendet kryesuese në procesin e anëtarësimit në BE

Von der Leyen: Shqipëria ndër vendet kryesuese në procesin e anëtarësimit në BE

Rama pas takimit me Von der Leyen: Para fundit të këtij viti fillon mbyllja e kapitujve me BE-në

Rama pas takimit me Von der Leyen: Para fundit të këtij viti fillon mbyllja e kapitujve me BE-në

Haliti për ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Ka plot që nuk e dëshirojnë lirimin e tyre

Haliti për ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Ka plot që nuk e dëshirojnë lirimin e tyre

Hapet në Prishtinë festivali tradicional i Kafesë dhe Çajit

Hapet në Prishtinë festivali tradicional i Kafesë dhe Çajit

Tenderët mbi 98 milionë euro nën llupë, INPO kërkon kontrolle më të forta në prokurim

Tenderët mbi 98 milionë euro nën llupë, INPO kërkon kontrolle më të forta në prokurim

Emisioni “Ditari” 30.09.2026

Emisioni “Ditari” 30.09.2026

Përplasje në Kuvendin e Mitrovicës së Veriut, asamblistëve shqiptarë u ndërpritet fjala

Përplasje në Kuvendin e Mitrovicës së Veriut, asamblistëve shqiptarë u ndërpritet fjala

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën