TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​“Tenda e errët”, qytetarët përjetojnë emocionet se si ndihen personat e verbër

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
​“Tenda e errët”, qytetarët përjetojnë emocionet se si ndihen personat e verbër

Ndjenjën e të qenit të verbër qytetarët mund ta provojnë në “tendën e errët”, të vendosur në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, si pjesë e eksperimentit social “Jeto në errësirën time”, i cili ka për qëllim sensibilizimin e çështjes për të ndihmuar personat e verbër.

Qytetarët në këtë tendë kanë mund të përjetojnë ndjenjat se çfarë do të thotë të jesh i verbër dhe si mund të orientohet në një ambient të pandriçuar apo me sy të mbyllur.

Ky aktivitet është mundësuar nga organizata jo-qeveritare “You Can Do”, në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Personave me Shkop të Bardhë, i cili synon të rrisë ndërgjegjësimin e qytetarëve mbi sfidat dhe vështirësitë me të cilat përballen personat e verbër

Shtatëvjeçari Sufian Topalla, i cili mori pjesë në këtë aktivitet, tregon ndjenjën se çfarë përjeton një person i verbër pa ndihmën e të tjerëve.

“Kjo ishte shumë ndjenjë e mirë dhe nëse dikush është i verbër, ai që nuk sheh, ne duhet ta ndihmojmë, sepse ai mund të lëndohet te ndonjë send”, ka thënë ai.

Projekt-menaxherja Mihrie Abdullahi ka folur mbi rëndësinë e të njohurit me botën e personave të verbër dhe të mësojmë përvoja se si duhet ndihmuar ata.

“Po, është ndjenjë interesante për të parë përjetimet te libri i përjetimeve që po shënojnë dhe kur i pyesim për eksperiencë është shumë vështirë për secilin…Disa nuk mund ta pranojnë faktin se si mundet të jetë në errësirë, disa iu duket shumë e vështirë, pasi e kuptojnë sa e rëndësishme është sensibilizimi, pasi vetëm atëherë mund ta dinë si ndihen personat me aftësi të kufizuara”, ka theksuar ajo.

Kryetari i organizatës “You Can Do”, Jusuf Fazliu ka bërë thirrje për plotësimin e kushteve të nevojshme infrastrukturore për personat e verbër.

“Kjo është më e rëndësishme, për fëmijët që nesër kur takojnë në klasat e tyre të mos bullizojnë fëmijët e verbër…1:50 Në Kosovë, kemi jashtëzakonisht shumë vështirësi, sidomos në çështjen e infrastrukturës….2:01 Bëjmë thirrje kryetarit të komunës që të fillojë dhe punojë në plotësimin e kushteve të nevojshme infrastrukturore për personat e verbër, si pllakat taktile, sinjalizimi i autobusëve të Trafikut Urban, sinjalizimi i duhur i semaforëve që një person i verbër të lëvizë vetë dhe të mos ketë nevojë për shoqërues”, tha ai. /kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Klinë: Gjenden mbetje eshtrash, dyshohen të jenë nga lufta

Arrestohen edhe tre persona për falsifikim dokumentesh në Prishtinë, sekuestrohen vetura dhe pajisje elektronike

Përkujtohet Ekrem Rexha – Komandant Drini

Përkujtohet Ekrem Rexha – Komandant Drini

KEDS: Të shtunën nis shkyçja e bizneseve pa kontratë me furnizues të licencuar

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot

Mot i vranët e me intervale me diell

Vranët e me riga shiu sot

Klinë: Gjenden mbetje eshtrash, dyshohen të jenë nga lufta

Arrestohen edhe tre persona për falsifikim dokumentesh në Prishtinë, sekuestrohen vetura dhe pajisje elektronike

Përkujtohet Ekrem Rexha – Komandant Drini

Përkujtohet Ekrem Rexha – Komandant Drini

KEDS: Të shtunën nis shkyçja e bizneseve pa kontratë me furnizues të licencuar

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot

Mot i vranët e me intervale me diell

Vranët e me riga shiu sot

Musliu-Shoshi: PDK hyn e vetme në zgjedhje, nuk ka pasur kërkesë për koalicion nga Nisma

Musliu-Shoshi: PDK hyn e vetme në zgjedhje, nuk ka pasur kërkesë për koalicion nga Nisma

Emisioni “Info Nata” 07.05.2026

Emisioni “Info Nata” 07.05.2026

KQZ me tender për përzgjedhjen e operatorit ekonomik për furnizim me kamera në vendvotime

KQZ sqaron afatet: Deri më 10 maj certifikimi i subjekteve të reja, deri më 12 maj dorëzimi i listave për deputetë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën