Pishina e Gërmisë do të qëndrojë sot e mbyllur si pasojë e temperaturave të ulëta.
Sipas njoftimit të Komunës së Prishtinës, punën kjo pishinë do të vazhdojë nesër.
Ndryshe, sipas IHMK-së, sot do të ketë mot të vranët dhe me intervale me diell, përcjell teve1.info
Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga të dobëta shiu, kryesisht në viset e larta.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmje10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme e lehtë deri mesatare”, bëhet e ditur në njoftim.