“Telkos”, është kompania e radhës serioze që i bashkohet Federatës Esports Kosova.
Marrëveshja e sponsorizimit është firmosur nga kryetari i Federatës Esports Kosova, Altin Preniqi dhe Drejtori i “Telkosit”, Enver Berisha.
Marrëveshja me Telkosin është deri në fund të vitit dhe është në pajtim me Ligjin për Sponsorizim.
Nëpërmjet këtij partneriteti do të përkrahen aktivitetet e shumta të Federatës Esports Kosova.
Me Telkosin si partner, Federata Esports Kosova do ta ketë më të lehtë punën gjatë këtij viti.
Federata Esport Kosova është duke organizuar gara të ndryshime të mëdha dhe falënderon kompanitë serioze të vendit për besimin.
“Telkos” L.L.C është kompani kabllore e cila operon në tregun e Kosovës.
“Telkos” ka sjellur internetin me shpejtësi pa limit, mbi 200 kanale, si dhe pako sportive, të cilat shtrihen në të gjithë Kosovën. Komplet rrjeta është pasive dhe nuk ndikohet nga intereferimi i pajisjeve tjera.
Çka e dallon “Telkos” nga konkurrenca? “Telkos” vjen si kompania e parë në tregun e Kosovës me kabllimin me fije optike.
Karakteristikë tjetër që e dallon “Telkosin” dhe e bën konkurrent serioz në tregun e internetit është pikërisht rrjeta më e avancuar e mundshme dhe e vetmja deri më tani me kualitet dhe çmim të arsyeshëm.