TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Televizioni zviceran deklarohet pas pyetjes se “a është Zvicra mjaftueshëm shqiptare?”

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
Televizioni zviceran deklarohet pas pyetjes se “a është Zvicra mjaftueshëm shqiptare?”

Ashtu si pritej, nuk ka kaluar pa reagime pyetja që selektorit të Zvicrës, Murat Yakin, iu bë të premten paradite në konferencë për shtyp.

Një punëtor i formatit “Studio 404” i transmetuesit zviceran SRF, e pyetu Yakini nëse “përfaqësuesja e Zvicrës është mjaftueshëm shqiptare?”.

Pas momenteve të heshtjes jo komode, Yakin disi në shaka  tha se shqipja së shpejti do të jetë gjuha e pestë zyrtare në Zvicër. Më pas u përgjigj me diplomaci.

“Unë nuk bëj dallime. Jam rritur me kombe të ndryshme edhe vet, kjo është gjenerata aktuale. Kemi lojtarë të mirë që vijnë nga Shqipëria apo Kosova dhe unë kam përjetuar gjithnjë kultura të ndryshme gjatë karrierës si trajner”, tha Yakin.

Pyetjen e bëri Jozo Brica, që sipas “20min.ch” është humorist dhe prezantuar në formatin “Studio 404”.

Nga transmetuesi zviceran, SRF, janë deklaruar Brica dhe Matthias Puentener, producent në departamentin e argëtimit.

“’Studio 404’ është format i humorit dhe satirës që nuk e merr veten apo të tjerët shumë seriozisht. Është një mjet tipik stilistik i kolektivit për të bërë satirë me aktorët dhe ngjarjet e brendshme dhe të jashtme. Qëllimi  ynë asnjëherë nuk është të ofendojmë të tjerët”, kanë thënë dy të punësuarit e SRF-së.

Granit Xhaka është kapiten i Zvicrës, ndërsa Xherdan Shaqiri është lojtari kryesor ofenziv. Dy shqiptarët kanë më së shumti paraqitje në histori të Zvicrës. Janë edhe prej yjeve më të mëdhenj të futbollit në histori të Zvicrës.

Në Euro 2024 do të jetë edhe Ardon Jashari. Në listën e gjerë ishin edhe Andi Zeqiri, Uran Bislimi e Albian Hajdari. Zvicra ka mbi një dekadë që është “mjaftueshëm shqiptare”.

Origjina e lojtarëve të Zvicrës shpesh bëhet temë. Dhe kryesisht qasja është negative. Por Xhaka e Shaqiri e kanë përballuar këtë pa asnjë problem. Madje në skenën më të madhe shpesh kanë dëshmuar krenarinë për rrënjët e tyre.

“Sidomos lojtarët me rrënjë shqiptare shpesh ishin në fokusin e kritikave në të kaluarën, nga mediat dhe nga një pjesë e popullsisë”, thonë dy punëtorët e SRF-së. Sipas asaj që kanë deklaruar ata, pyetja provokuese ndaj Yakinit kishte qëllim të mirë.

“’Studio 404’ e kthen këtë pyetje të përheshme për të nxjerr në pah cilësitë dhe arritjet e lojtarëve me prejardhje migruese, në mënyrë humoristike. Qëllimi ynë ishte te nxjerrim në pah aspektet pozitive dhe të njohim arritjet e këtyre lojtarëve. Ne donim të tregonim se vlerat e tjera janë shumë më të rëndësishme se e kaluara migruese, gjithnjë me sy dhe frymë humori”, thonë Puentener dhe Brica.

Pra televizioni zviceran e mori çështjen me goxha qetësi.

Se sa të rëndësishëm janë shqiptarët për Zvicrën pritet të dëshmohet sërish në “Euro 2024”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Real Madridi synon transferimin e sulmuesit të Interit

Real Madridi synon transferimin e sulmuesit të Interit

Asllani, Avdullahu e Hajdari luajnë ndaj yjeve të Bayernit

Asllani, Avdullahu e Hajdari luajnë ndaj yjeve të Bayernit

Marchisio flet për Juventusin aktual, e përmend Zhegrovën

Marchisio flet për Juventusin aktual, e përmend Zhegrovën

Bonfirm fiton të artën në garën e ecjes sportive

Bonfirm fiton të artën në garën e ecjes sportive

Dogana parandalon dy raste kontrabande në Jarinjë, sekuestron argjend dhe produkte qumështi

Dogana parandalon dy raste kontrabande në Jarinjë, sekuestron argjend dhe produkte qumështi

Haradinaj: Vota për 174, zgjedhje për një Mitrovicë që bën “Dritë”

Haradinaj: Vota për 174, zgjedhje për një Mitrovicë që bën “Dritë”

Kapet me 21 kg drogë, arrestohet shqiptari në Greqi

Kapet me 21 kg drogë, arrestohet shqiptari në Greqi

Real Madridi synon transferimin e sulmuesit të Interit

Real Madridi synon transferimin e sulmuesit të Interit

Asllani, Avdullahu e Hajdari luajnë ndaj yjeve të Bayernit

Asllani, Avdullahu e Hajdari luajnë ndaj yjeve të Bayernit

Marchisio flet për Juventusin aktual, e përmend Zhegrovën

Marchisio flet për Juventusin aktual, e përmend Zhegrovën

Bonfirm fiton të artën në garën e ecjes sportive

Bonfirm fiton të artën në garën e ecjes sportive

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën