TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Televizioni, mjeti më i besueshëm i informimit

by Fidan Zejnullahu
2 vjet ago
0
A A
Televizioni, mjeti më i besueshëm i informimit

21 nëntori shënoi “Ditën Botërore të Televizionit”. Kjo ditë, profesori universitar në Departamentin e Gazetarisë, Alban Zeneli, thotë se televizionin e gjen në si burimin më të besueshëm të informacionit, ndërsa interesimi për televizionin është i madh edhe tek studentët që ndjekin studimet në Departamentin e Gazetarisë.

Këtë zanat e ushtron për mbi 40 vjet.

E në duart e mjeshtrit, Fazli Ramadani, u rregulluan shumë televizorë.

Madje, puna shtohej edhe më shumë në prag të festave.

“Brenda një nate i kemi rregulluar 25 deri në 50 televizor, ndërsa sot nuk je në gjendje një apo dy me i rregulluar. Në të kaluarën ka pasur punë më shumë, edhe kemi qenë më të kënaqur dhe s’kemi pasur stres prej tyre, sepse ekranet i kanë pasur të trashë dhe s’kemi pas frikë mos po e dëmtojmë”, tha mjeshtri i televizorëve, Fazli Ramadani.

Por,vëmendja që dikur ishte rreth kësaj pajisje, duket se ka rënë së fundmi.

“Ka interesim, por tani kanë bërë edhe telefona shumë, po informohen edhe përmes telefonave, me lajme etj, por edhe për televizorë ka interesim”, tha Ramadani.
Por kjo pajisje do të mbetej e vdekur, pa prezencën e televizioneve.

Profesori universitar në Departamentin e Gazetarisë, Alban Zeneli, thotë ajo çka e karakterizon televizionin, është besueshmëria.

“Ajo se çfarë është e rëndësishme për televizionin, është besueshmëri, sepse të gjitha matjet tregojnë që mediet sociale konsumohen më shumë, por televizioni besohet akoma më shumë se të gjitha llojet e tjera të medieve”, deklaroi profesori universitar, Alban Zeneli.

Zeneli thotë se interesimi i studentëve për televizionin nuk ka rënë.

“Interesimi është më i madh se kurrë, por jo në televizionin që është në formën tradicionale që e kemi kuptuar dikur në kohën më përpara, të rinjtë janë të interesuar në llojin e komunikimit përmes televizionit, pra përmes videos, qofshin ato video që shfaqën në mediet sociale ose në televizion”, u shpreh Zeneli.

Ndryshe në vitin 1996, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e shpalli 21 nëntorin si “Ditën Botërore të Televizionit”

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Pastrohet Liqeni i Badovcit, në aksion rreth 150 vullnetarë

​Pastrohet Liqeni i Badovcit, në aksion rreth 150 vullnetarë

Shoferi i autobusit dyshohet se humbi kontrollin, 14 persona të lënduar në aksident

Gjashtë persona të lënduar në një aksident në rrugën Skenderaj-Klinë

Digjet një veturë në Gjakovë, pa të lënduar

Digjet një veturë në Gjakovë, pa të lënduar

Begaj takohet me Baba Mondin, uron besimtarët bektashinj për ditën e Sulltan Nevruzit: Paqe dhe begati për të gjithë shqiptarët

Drita e fiton derbin

Drita e fiton derbin

Shoferi i autobusit dyshohet se humbi kontrollin, 14 persona të lënduar në aksident

Gjashtë persona të lënduar në një aksident në rrugën Skenderaj-Klinë

Vdes 23-vjeçari gjatë riparimit të mjetit në servis

31-vjeçarja nga Kosova gjendet e vdekur në një hotel në Durrës

Digjet një veturë në Gjakovë, pa të lënduar

Digjet një veturë në Gjakovë, pa të lënduar

Reuters raporton se raketa Patriot e përfshirë në shpërthimin në Bahrein ka shumë gjasa të jetë operuar nga SHBA

Reuters raporton se raketa Patriot e përfshirë në shpërthimin në Bahrein ka shumë gjasa të jetë operuar nga SHBA

Begaj takohet me Baba Mondin, uron besimtarët bektashinj për ditën e Sulltan Nevruzit: Paqe dhe begati për të gjithë shqiptarët

Begaj takohet me Baba Mondin, uron besimtarët bektashinj për ditën e Sulltan Nevruzit: Paqe dhe begati për të gjithë shqiptarët

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën