TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Telekomi thotë se përsëri i janë bllokuar llogaritë për rastin Z-Mobile

by teve1
1 vit ago
0
A A
Telekomi thotë se përsëri i janë bllokuar llogaritë për rastin Z-Mobile

Telekomi i Kosovës, ka thënë se, të enjten Përmbaruesi Privat i ka bllokuar sërish llogaritë lidhur me rastin e Z-Mobile.

Në njoftim thuhet se, bllokimi i llogarive bankare të Telekomit nga ana e Përmbaruesit Privat është i bazuar në vendime tërësisht të padrejta dhe pasojë e një keq menaxhimi të ndikuar skajshëm nga politika e asaj kohe.

“Pas refuzimit të Prapësimit të Urdhrit Përmbarimor që lidhet me arbitrazhin në rastin “Dardafon 2” (Z-Mobile) nga ana e Gjykatës Komerciale, dje, më datë 03.10.2024, Përmbaruesi Privat me të pranuar këtë Aktvendim vetëm brenda një ore, i ka bllokuar të gjitha llogaritë bankare të Telekomit të Kosovës.Ky bllokim i llogarive bankare të Telekomit të Kosovës nga ana e Përmbaruesit Privat është i bazuar në vendime tërësisht të padrejta, andaj Telekomi i Kosovës do të vazhdojë të kundërshtojë këto vendime që janë pasojë e një kohe dhe një keq menaxhimi të ndikuar skajshëm nga politika e asaj kohe edhe nga interesa të fuqishme private”, thuhet në njoftim.

Sipas Telekomit, përmes këtij bllokimi të llogarive Përmbaruesi Privat synon të tërheqë nga llogaritë e Telekomit të Kosovës, dhe për interes të Z-Mobile, edhe rreth 12 milion euro borxh kryesor.

“Siç është i informuar publiku tashmë, ky rast është pasoja e dytë më e madhe e një kontrate tejet të dëmshme të vitit 2009, përmes së cilës Telekomi i Kosovës, deri tani, përveçse është dëmtuar financiarisht me mbi 100 milionë euro, është detyruar padrejtësisht të paguajë edhe mbi 60 milionë euro të tjera përmes proceseve gjyqësore që ishin kurdisur përmes kësaj kontrate. Me këtë bllokim të llogarive Përmbaruesi Privat synon të tërheqë nga llogaritë e Telekomit të Kosovës, dhe për interes të Z-Mobile, edhe rreth 12 milion euro borxh kryesor”, theksohet në njoftim.

Po ashtu në njoftim theksohet se, edhe pse Telekomi lidhur me këtë kontratë, ka bërë kallëzim penal në organet e rendit, deri tani, askush nga zyrtarët dhe personat e përfshirë nuk ka dhënë llogari para gjykatës.

“Edhe pse Telekomi i Kosovës ka bërë kallëzim penal në organet përkatëse të rendit si dhe publikisht në vazhdimësi e ka denoncuar këtë kontratë lidhur me pasojat e shumta negative që e njëjta ka prodhuar dhe vazhdon të prodhojë, për kompaninë nga skemat e organizuara për përfitime të grupeve të caktuara të interesit, fatkeqësisht deri më sot askush nga zyrtarët dhe personat e përfshirë në këtë skemë kriminale nuk ka dhënë llogari para gjykatës”, bëhet e ditur në njoftim. /teve1.info/

Tags: LlogariPërmbarues Privattelekomi i kosovesZ-Mobile
ShareTweet

Postime të ngjashme

Pendarovski flet për raportet me shqiptarët: Marrëdhëniet ndëretnike mbeten sfidë, politikanët të jenë më të zëshëm

Pendarovski flet për raportet me shqiptarët: Marrëdhëniet ndëretnike mbeten sfidë, politikanët të jenë më të zëshëm

“Donika Gërvalla loboi kundër Vjosa Osmanit” – Akuzat e të dorëhequrve nga Lista Guxo

“Donika Gërvalla loboi kundër Vjosa Osmanit” – Akuzat e të dorëhequrve nga Lista Guxo

Pas 18 vitesh, lirohen të gjithë policët e akuzuar për shpërthimin në lokalin “Sekiraqa”

Pas 18 vitesh, lirohen të gjithë policët e akuzuar për shpërthimin në lokalin “Sekiraqa”

Shtimi i masave të sigurisë, policisë specialë ruajnë objektin e Ambasadës së Amerikës në Prishtinë

“Isha duke vrapuar kur pashë dorën e këputur” – Masakra në tregun e Mitrovicës

“Isha duke vrapuar kur pashë dorën e këputur” – Masakra në tregun e Mitrovicës

Heqja e fusnotës, njohësit: Rezultat do ishte të na njohin pesë shtetet e jo fusnota

Heqja e fusnotës, njohësit: Rezultat do ishte të na njohin pesë shtetet e jo fusnota

Emisioni “Këndi i Debati” 13.03.2026

Emisioni “Këndi i Debati” 13.03.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën