TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Telekomi reagon ndaj Kushtetueses për rastin e “Dardafonit”: Drejtësia që vulosë grabitjen e pronës publike

by tëvë1
2 orë ago
2
A A
Telekomi i Kosovës: Të dhënat e raportuara për marketing të pasakta dhe tendencioze

Telekomi i Kosovës ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila ia shpalli të papranueshme ankesën ndaj vendimit të Gjykatës Supreme lidhur me vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit për kontratën me kompaninë “Dardafon” të lidhur në vitin 2009.

Sipas Telekomit të Kosovës, aktgjykimi është një vulë mbi një padrejtësi të strukturuar.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese në rastin KI107/25 (i pranuar nga Telekomi i Kosovës ShA., më datë 06.10.2025) nuk është thjesht një akt juridik i papranueshmërisë formale. Ai është një vulë e heshtur mbi një padrejtësi të strukturuar, që e liron nga përgjegjësia një skemë të dyshuar të krimit ekonomik, e cila e mbështetur nga politika, ka rezultuar me plaçkitjen e mbi 160 milionë eurove nga pasuria publike e Telekomit të Kosovës, përmes një kontrate të dëmshme të lidhur me kompaninë Dardafon.net, në vitin 2009. Në vend që të trajtoj me seriozitet pretendimet e paraqitura pranë Gjykatës Kushtetuese për shkelje të të drejtave kushtetuese, për mungesë të arsyetimit gjyqësor, për divergjencë të praktikës gjyqësore, për të drejtën e një gjykimi të drejtë e të paanshëm, si dhe për të drejtën e barazisë para ligjit, Gjykata Kushtetuese ka zgjedhur (vendosur) të mbyllë sytë para një çështjeje që prek themelet e besimit publik në drejtësi”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Reagimi i plotë:

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese në rastin KI107/25 (i pranuar nga Telekomi i Kosovës ShA., më datë 06.10.2025) nuk është thjesht një akt juridik i papranueshmërisë formale. Ai është një vulë e heshtur mbi një padrejtësi të strukturuar, që e liron nga përgjegjësia një skemë të dyshuar të krimit ekonomik, e cila e mbështetur nga politika, ka rezultuar me plaçkitjen e mbi 160 milionë eurove nga pasuria publike e Telekomit të Kosovës, përmes një kontrate të dëmshme të lidhur me kompaninë Dardafon.net, në vitin 2009.

Në vend që të trajtoj me seriozitet pretendimet e paraqitura pranë Gjykatës Kushtetuese për shkelje të të drejtave kushtetuese, për mungesë të arsyetimit gjyqësor, për divergjencë të praktikës gjyqësore, për të drejtën e një gjykimi të drejtë e të paanshëm, si dhe për të drejtën e barazisë para ligjit, Gjykata Kushtetuese ka zgjedhur (vendosur) të mbyllë sytë para një çështjeje që prek themelet e besimit publik në drejtësi.

Duke e trajtuar këtë çështje në mënyrë të ndryshme nga instancat e rregullta gjyqësore njëherë duke konstatuar mungesë kompetence për shqyrtimin e padisë së anulimit si padi të veçantë, dhe më pas duke i konsideruar pretendimet e paraqitura si çështje të gjykuar (“res judicata”), Telekomi i Kosovës ka mbetur pa mundësi për të kërkuar zbatimin e të drejtës së tij për një trajtim meritor të pretendimeve për anulimin e një vendimi të huaj arbitrazhi, si dhe për të ushtruar të drejtën elementare për të siguruar një proces të drejtë dhe të rregullt gjyqësor te palëve në procedure ani pse qartësisht vendimi kontestues ishte në kundërshtim me rendin publik e juridik të Republikës së Kosovës.

Në procedurën e njohjes së këtij vendimi të huaj të arbitrazhit, çështje kjo paralele e ngritur pranë kësaj gjykate, gjykatat e rregullta sërish nuk morën parasysh pretendimet e Telekomit të Kosovës për anulimin e këtij vendimi të huaj të arbitrazhit, duke i konsideruar ato të mundshme për shqyrtim vetëm përmes një padie për anulim të vendimit të huaj, e jo në një procedurë njohjeje, e cila, sipas gjykatës, konsiderohet si procedurë rigoroze formale. Meqenëse në njërën procedurë gjyqësore këto pretendime refuzoheshin për shkak të mungesës së kompetencës, ndërsa në procedurën tjetër nuk konsideroheshin të denjë për trajtim për shkak të rigorozitetit të  procedurës, Telekomi i Kosovës është privuar drejtpërdrejt nga mundësia për një shqyrtim të plotë dhe meritor të pretendimeve të tij për anulimin e një vendimi të huaj të arbitrazhit.

Gjykata Kushtetuese, në vendimin e saj, ka dështuar të sqaroj edhe faktin se vendimi kontestues i gjykatës supreme ka refuzuar të shqyrtojë substancën e pretendimeve për anulimin e një vendimi të huaj të arbitrazhit dhe nuk është lëshuar fare në pretendimet kontestuese të Telekomit, në lidhje me gjendjen reale faktike, dhe kësisoj i ka pamundësuar palës të drejtën elementare për një gjykim të drejtë e të paanshëm, duke shmangur trajtimin e duhur korrekt të çështjeje kryesore, dhe duke u fshehur pas teknikaliteteve procedurale dhe formale, që eskivojnë trajtimin e thelbit të kësaj çështjeje.

Siç dokumentohet në të gjitha fazat gjyqësore të mëhershme, gjykatat e instancave të mëparshme lidhur me këtë çështje kanë dhënë arsyetime të ndryshme për të njëjtën çështje, duke dëshmuar qartazi mungesën e koherencës dhe divergjencës juridike në vendimarrje. Por, në vend që ta trajtoj këtë si një alarm për sigurinë juridike, Gjykata Kushtetuese e ka relativizuar mungesën e arsyetimeve bazike si “zgjatje të arsyetimit” nga gjykatat e shkallëve më të ulëta, edhe pse pretendimi bazik i Telekomit të Kosovës, ka qenë pikërisht mungesa e qartë e arsyetimit në vendimet e kontestuara.

Edhe më shqetësuese është refuzimi i Gjykatës Kushtetuese për të pranuar divergjencën në praktikën gjyqësore të ofruar nga Telekomi i Kosovës me prova konkrete, me arsyetimin krejtësisht të paqëndrueshëm se rastet e paraqitura nuk mjaftojnë për të provuar pretendimin për divergjencë në vendimmarrje, edhe pse të njëjtat paraqesin gjykime, skajshëm, të ndryshme për çështje identike.

Ky vendim i Gjykatës Kushtetuese nuk është vetëm juridikisht i paqartë dhe i paarsyetuar, por në thelb, ky vendim i jep mbështetje heshturazi një kontrate të dyshuar si korruptive, të denoncuar para organeve të Prokurorisë së Republikës së Kosovës në vazhdimësi nga Telekomi i Kosovës dhe pjesë e debatit publik për më shumë se një dekadë, për dëmet katastrofike (me pasoja të rënda) financiare që e njëjta i ka shkaktuar, drejtpërdrejt dhe tërthorazi, buxhetit të shtetit të Kosovës. Për më tepër, ky vendim mbyll derën për llogaridhënie në Republikën e Kosovës dhe zhbën mundësinë për drejtësi.

Në këtë kontekst, sipas vlerësimeve tona, mund të thuhet pa hezitim se drejtësia në vendin tonë ka humbur një betejë të rëndësishme me krimin e organizuar. Dhe, ky aktvendim është vula institucionale mbi atë humbje.

Menaxhmenti i Telekomit të Kosovës, përderisa për të drejtën e saj ligjore nuk do të rresht së kërkuari drejtësi edhe në institucione ndërkombëtare të drejtësisë, në emër të interesit publik dhe të drejtësisë së mohuar, fton:

  • Kuvendin e Republikës së Kosovës, si organi më i lartë përfaqësues, të shqyrtojë urgjentisht këtë kontratë dhe të kërkojë transparencë të plotë mbi procesin e lidhjes dhe ekzekutimit të saj.
  • Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, të rihapë hetimet sipas thirrjeve dhe deklarimeve tona të mëhershme mbi kontratën e 16 dhjetorit 2008, për procedurën e ndjekur dhe përfitimet nga kjo kontratë e dëmshme, dhe të ndjekë penalisht çdo individ apo grup që ka përfituar në mënyrë të paligjshme nga kjo marrëveshje.

Kjo thirrje nuk është vetëm për të rikthyer pasurinë e plaçkitur të një ndërmarrjeje publike me interes vital për shtetin e Republikës së Kosovës, por është edhe për të rikthyer paratë e qytetarëve, që nëpërmjet një skeme të organizuar dhe përmes makinacioneve juridike arriti që të krijojë përfitime të paligjshme në kurriz të një ndërmarrjeje publike.

Tags: DardafonGjykata KushtetueseTelekomiTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjykimi për 400kg kokainë, mbrojtja prezanton pamjet e ditës kritike – akuzon Prokurorinë

Gjykimi për 400kg kokainë, mbrojtja prezanton pamjet e ditës kritike – akuzon Prokurorinë

Banorët e Jezercit pa rrymë që disa ditë

Banorët e Jezercit pa rrymë që disa ditë

Sulmohet fizikisht nënkryetari i Gjakovës pranë objektit komunal

Ademi: Arsimi dhe shëndetësia prioritet i AAK-së në Vushtrri

Ademi: Arsimi dhe shëndetësia prioritet i AAK-së në Vushtrri

Gjykimi për 400kg kokainë, mbrojtja prezanton pamjet e ditës kritike – akuzon Prokurorinë

Gjykimi për 400kg kokainë, mbrojtja prezanton pamjet e ditës kritike – akuzon Prokurorinë

Banorët e Jezercit pa rrymë që disa ditë

Banorët e Jezercit pa rrymë që disa ditë

Sulmohet fizikisht nënkryetari i Gjakovës pranë objektit komunal

Ademi: Arsimi dhe shëndetësia prioritet i AAK-së në Vushtrri

Ademi: Arsimi dhe shëndetësia prioritet i AAK-së në Vushtrri

Erdogan: Shteti palestinez në kufijtë e vitit 1967 patjetër do të formohet

Erdogan: Shteti palestinez në kufijtë e vitit 1967 patjetër do të formohet

Presidenti i Egjiptit fton Trumpin në ceremoninë e mundshme të armëpushimit në Gaza

Presidenti i Egjiptit fton Trumpin në ceremoninë e mundshme të armëpushimit në Gaza

Paraushtarakët sudanezë vrasin 14 civilë në Darfur

Bombardimi i RSF në një spital në Darfur lë 12 të vrarë dhe 17 të plagosur

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën