TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Teknikë e thjeshtë me peshqir kundër stresit, nervozes dhe për largimin e së kaluarës

by Besarta Mehmeti
3 vjet ago
0
A A
Teknikë e thjeshtë me peshqir kundër stresit, nervozes dhe për largimin e së kaluarës

E kaluara kthehet në mendimet tona papritur, për të na testuar, por më së shpeshti janë ato situata sfiduese nga të cilat nuk kemi mësuar leksionin i cili me vete sjell sensacione të pakëndshme.

Kur ju kthehet në mendje ndonjë situatë e pakëndshme nga e kaluara, sidomos para se të flini, ndiheni keq, ju përkeqësohet humori, rëndoheni. Ju ktheheni dhe e ripërjetoni përsëri, gjë që shkakton stres dhe nervozizëm përsëri.

Këto janë momentet kur ne gëlltisim stresin, acarohemi dhe bëhemi të dëshpëruar. Ai zemërim vazhdon të rritet brenda nesh. Edhe pse situata është zhdukur shumë kohë më parë, ka ndodhur vite më parë, kujtimi i saj shkakton shqetësim në trupin tonë.

Si të liroheni nga e kaluara dhe stresi për shkak të ngjarjeve të cilat kanë ndodhur dikur?

Në këtë mund t’ju ndihmojë një teknikë e thjeshtë.

1. Fillimisht, thoni vetes: “Dua ta pranoj veten dhe atë që aktualisht po e përjetoj. I pranoj mendimet e mia, ndjenjat e mia dhe emocionet e mia. E kuptoj që më dhemb kujtimi i këtyre, por i pranoj këto tërësisht dhe pa kushte”.

Nëse ndiheni të frikësuar, thoni këto fjalë: “Jam e vetëdijshme që tani po frikësohen. Por edhe më tej e dua dhe e pranoj veten”. Nëse frika zgjat, përsëritni këto dy fjali aq herë sa t’ju jetë e nevojshme derisa të qetësoheni.

2. Pas kësaj merrni një peshqir, përdridheni sikur e shtrydhni ujin pas larjes. Mendoni që të gjitha emocionet tuaja negative po i lironi gjatë shtrydhjes së peshqirit – gjithë agresionin tuaj, pikëllimin, urrejtjen, hidhërimin. Lejoni vetes të ngrini emocionet tuaja deri në maksimum. Kapeni peshqirin sa më fort të jetë e mundur dhe shtrydheni mes duarve. Përqendrohuni në mënyrën se si tensioni largohet nga zona e qafës dhe nofullës, ku zakonisht grumbullohet gjatë nervozizmit dhe stresit.

Është më mirë të jeni vetëm kur bëni këtë ushtrim, ta bëni atë në heshtje dhe të lejoni që të gjitha emocionet negative të fluturojnë nga ju. Do të ndiheni më të lirë dhe më të lehtësuar dhe ushtrimin mund ta përsërisni sa herë të keni nevojë dhe sa të doni.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sot Dita Botërore e Shëndetësisë

Sot Dita Botërore e Shëndetësisë

Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata po shkurton jetën

Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata po shkurton jetën

Ushtrimi i vetëm që ul tensionin në 4 javë

Ushtrimi i vetëm që ul tensionin në 4 javë

A është uji i gazuar një zgjedhje e shëndetshme?

A është uji i gazuar një zgjedhje e shëndetshme?

Trump i bën thirrje Iranit të arrijë një marrëveshje bërthamore, duke paralajmëruar për sulme edhe më brutale

Trump pezullon sulmet ndaj Iranit për dy javë

Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK do ta ngushtonte garën me LVV-në, Abdixhiku të reflektojë

Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK do ta ngushtonte garën me LVV-në, Abdixhiku të reflektojë

Rugova: Kurti po taktizon me opozitën, Abdixhiku të propozojë emër për president

Rugova: Kurti po taktizon me opozitën, Abdixhiku të propozojë emër për president

“Feja nuk është armë politike”- Deklarata e Westminster synon të vendosë standarde globale kundër abuzimit politik të fesë

“Feja nuk është armë politike”- Deklarata e Westminster synon të vendosë standarde globale kundër abuzimit politik të fesë

“InfoNata” 07.04.2026

“InfoNata” 07.04.2026

Arsenali fiton në Lisbonë

Arsenali fiton në Lisbonë

Bayerni mposht Realin në Madrid

Bayerni mposht Realin në Madrid

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën