TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Te Serbia të përgatitur për ndeshje të vështirë me Shqipërinë

by tëvë1
4 muaj ago
5
A A
Te Serbia të përgatitur për ndeshje të vështirë me Shqipërinë

Te përfaqësuesja e Serbisë në futboll presin ndeshje të vështirë ndaj Shqipërisë.

Serbia e Shqipëria përballen të shtunën prej orës 20:45 në stadiumin “Duboçica” në Leskovc. Ndeshja i takon kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, ndërsa vlerësohet vendimtare për vendin e dytë në Grupin K.

Selektori i Serbisë, Dragan Stojkoviq, ka vlerësuar kuqezinjtë. Ai foli të premten paradite në konferencë për shtyp.

“Na pret ndeshje e vështirë. Rival sportiv, ekip shumë i mirë. Pritjet janë që të fitojmë. Kjo është njëra prej ndeshjeve më të rëndësishme, nëse jo më e rëndësishmja, për plasman. E dimë rëndësinë dhe ashtu po përgatitemi. E rëndësishme është që lojtarët janë të qetë dhe të fokusuar. Jemi të gatshëm që të japim maksimumin tonë dhe të gëzojmë gjithë vendin me fitore”, ka thënë Stojkoviq në hapje të konferencës.

Ai ka thënë se janë gati për spektakël të ri, ndërsa ka theksuar se duan të vazhdojnë traditën e fitoreve në Leskovc. Stojkoviqi ka theksuar se në Leskovc kanë përkrahje të shkëlqyer dhe se do të mundohen që me angazhim të arsyetojnë atë.

Në ndeshjen e kaluar, më 9 shtator, Serbia u rrah 5:0 nga Anglia. Ajo ndeshje ishte luajtur në Beograd, ndërsa Stojkoviqi ishte fishkëllyer. Selektori serb është pyetur për këtë.

“E rëndësishme është që të fitojmë e më pas do të jem hero i vendit. Ato fishkëllima nuk janë korrekte, kanë konotacion politik. Isha i befasuar. Kemi pasur shtatë pikë, ishim në lojë, doli e pakuptimtë. Por në rregull. E rëndësishme është që nesër njerëzit që vijnë të përkrahin lojtarët drejt fitores. Shqipëria është rivale në shumë aspekte, por ne do të mbesim të qetë në terren dhe do të bëjmë atë që duhet”, ka theksuar Stojkoviq.

Ai e ka të qartë formacionin startues, ndërsa ka konfirmuar një pjesë të tij.

Stojkoviqi kishte folur në superlativ për atmosferën në Tiranë në ndeshjen e parë. Për deklaratat e tij ishte sulmuar nga media serbe. Sërish ka thënë se atmosfera në “Air Albania” ishte si në derbin më të zjarrtë argjentinas.

“Nuk është ndeshje e njëjtë, atje atmosfera ishte argjentinase, sikur të kenë luajtur Boca e River. Dhe ishte vërtetë mirë të luhet, ndonëse dikush e ka interpretuar në kuptim negativ. Ishim të qetë, nuk ka pasur tension, kemi kontrolluar ndeshjen. Kjo ndeshje nuk është e njëjtë pasi ata janë mysafir, nuk kanë përkrahje nga tribunat. Ne jemi nikoqirë dhe duam të konfirmojmë kualitetin duke luajtur ndeshje garuese. Duhet të jemi të durueshëm. Do të jetë ndeshje me shumë intensitet, është e pamundur që një ndeshje si kjo të jetë e mërzitshme”, ka theksuar selektorit serb.

Ai ka thënë se Serbia do të luajë lojë ofenzive nga fillimi. Ka shtuar se do të bëjnë çdo gjë për ta vënë në vështirësi Shqipërinë. Stojkoviqi nuk ndien presion, ndërsa është i bindur se të përzgjedhurit e tij do të kryejnë si duhet punën të shtunën. Ai po ashtu nuk pret që Sylvinho ta befasojë.

“Mendoj se nuk mundet. E kanë atë që kanë. A do të luajnë 4-5-1 apo 4-3-3, nuk është me rëndësi. Më e rëndësishme për mua është që do të luajnë me katër prapa. Ndeshja është e gjallë, asnjëherë nuk mund të parashikohet. Një penallti, një karton i kuq dhe e gjitha që ke përgatitur bie në ujë. Do të mundohemi të jemi të mirë në sulm dhe mbrojtje dhe do të ketë edhe momente të tilla. Nuk bën të na ndodhë si ndaj Anglisë ku nga pesë gola t’i pranojmë katër nga ndërprerjet. Kemi punuar për këtë. Nëse shqiptarët do të jenë më të mirë se ne, ne do t’i urojmë. Por nuk besoj në këtë”, ka theksuar Stojkoviq.

Në Tiranë ndeshja kishte përfunduar pa gola, ndërsa kuqezinjtë kishin humbur penallti. Shqipëria është në vendin e dytë në grup me tetë pikë nga pesë ndeshje. Serbia është e treta me shtatë pikë nga katër ndeshje. Vendi i parë thuajse është siguruar nga Anglia. Vendi i dytë dërgon në plejof.

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Shkëndija pranë “jackpotit”, 7 milionë euro fitim nëse e kalon Samsunsporin

Shkëndija pranë “jackpotit”, 7 milionë euro fitim nëse e kalon Samsunsporin

Messi rikthehet nga lëndimi dhe stërvitet me ekipin, gati për ndeshjen e parë të sezonit

Messi rikthehet nga lëndimi dhe stërvitet me ekipin, gati për ndeshjen e parë të sezonit

UEFA i nis hetimet për rastin e Vinícius Jr, akuza për sjellje diskriminuese

Real Madridi del me një deklaratë zyrtare për rastin e Viniciusit, dorëzon dosjen në UEFA

Drita – Celje: Forma, vlera e ekipeve dhe lojtarëve

Katari uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Katari uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Shpërndahen mbi 1 mijë e 200 pako ushqimore për familjet në nevojë në Mitrovicë për nder të Ramazanit

Shpërndahen mbi 1 mijë e 200 pako ushqimore për familjet në nevojë në Mitrovicë për nder të Ramazanit

Ambasada e Kosovës falënderon Guvernatoren e Maine për njohjen zyrtare të Ditës së Pavarësisë

Ambasada e Kosovës falënderon Guvernatoren e Maine për njohjen zyrtare të Ditës së Pavarësisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën