TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Të rinjtë e Kosovës fuqizohen në Inteligjencën Artificiale

by Tëvë1
3 javë ago
1
A A
​Të rinjtë e Kosovës fuqizohen në Inteligjencën Artificiale

Me synimin për të fuqizuar të rinjtë në fushën e Inteligjencës Artificiale, inovacionit digjital, energjisë së gjelbër dhe teknologjisë qytetare, është organizuar ngjarja përmbyllëse e programit AI4Youth, të implementuar nga The Foundation House në kuadër të BOOST Balkans.

Programi, i cili ka zgjatur më shumë se një vit, ka mbledhur të rinj nga Kosova, duke u ofruar atyre mundësi për të zhvilluar aftësi praktike dhe për të përdorur teknologjinë për zgjidhjen e problemeve konkrete.

Në këtë ngjarje ka folur edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili tha se fokusi duhet të jetë krijimi i mundësive që talentet e reja të zhvillohen në kryeqytet.

Ai theksoi se kryeqyteti ka vendosur që disa prej hapësirave në qendër të Prishtinës t’u ofrohen organizatave dhe individëve që krijojnë ide, dije dhe mundësi të reja për të rinjtë.

“Ajo që na duhet është me ja kriju talentit hapësirën, mundësinë dhe besimin për me u zhvillu këtu në Prishtinë. Për këtë arsyeje kryeqyteti ka vendos që disa prej hapësirave më të mira në zemër të kryeqytetit tua japim organizatave dhe njerëzve që krijojnë ide, dije dhe mundësi të reja për të rinjtë tanë. Me teknologji, kreativitet me njerëz që eksperintojne, dhe krijojnë diçka që dje nuk ekzistuar, me kriju guxim për me qenë kreativ e inovativ… Pritja ime për ju është që jo veç më mwsu si përdoret inteligjenca artificiale por me përdor për me kriju diçka që zgjedh probleme reale, por me kriju edhe kompani, vende të punës, produkte që dalin prej këtij vendi tonë, e që përdoren në vende të ndryshme të botës. Dhe mbi të gjitha mos mendoni, as mos të ju shkon mendja mu largu prej Prishtinës se s’ka më mirë se këtu, udhëtoni por kthehuni në Prishtinë ”, tha Rama.

Drejtoresha Ekzekutive e The Foundation House, Abetare Gojani, tha se përmbyllja e programit paraqet jo vetëm një moment krenarie, por edhe përgjegjësi për të vazhduar punën në fuqizimin e të rinjve.

Ajo theksoi se programi është një përgjigje ndaj nevojave të tregut të punës dhe hendekut mes rritjes së ekonomisë digjitale dhe përgatitjes së fuqisë punëtore.

“Përmbyllja e një rrugëtimi si ky, vjen gjithmonë me një ndjenjë të vecantë krenarie por edhe me përgjegjësinë për të parë më lartë. Sepse, ky projekt që sot po mbyllim, nuk është thjeshtë një cikël aktivitetesh ,por ëhstë një përgjigjje konkrete ndaj një nevoje realte të vendit tonë. Kosova ka një nga popullsitë më të reja në Evropë nën moshën 30 vejc, kjo është pasuria jonë më ë madhe. Në t ënjejten kohë papunësia tek të rinjtë vazhdon të mbetet më e larta në rajon për rreth 46 për qind, ndërsa sektori i ynë i TIK-ut po rritet me shifra dyshifrore cdo ditë ku ka kaluar tashmë vlerën e 720 milionë eurove në kontirbut ekonomik. Dhe numëron mbi 800 kompani të regjistruara. Paradoksi është i qartë, kemi një ekonomi digjitale që rritet më shpejtë se sa ne jemi në gjendje të furnizojmë me kuadro të përgatitur”, tha Gojani.

Ajo shtoi se më pak se 40 për qind e të diplomuarve në TIK konsiderohen menjëherë të punësueshëm nga kompanitë, ndërsa në shkollat publike sfidat janë edhe më të mëdha për shkak të mungesës së pajisjeve teknologjike.

Gojani tha se The Foundation House synon të kontribuojë në ngushtimin e këtij hendeku përmes programeve praktike dhe edukimit teknologjik.

Mbështetje për iniciativat e të rinjve shprehu edhe Edouard Mayoral, këshilltar për bashkëpunim dhe veprimtaritë kulturore në Ambasadën e Francës në Kosovë.

“Nga Ambasada e Francës, është një mundësi e mirë, sigurisht, për të takuar sipërmarrës të rinj, një gjeneratë të re, palë të reja të interesuara me ide të reja. Është thelbësore, sigurisht, të shikojmë drejt së ardhmes, dhe Ambasada e Francës ka projektet e veta në fushën e qëndrueshmërisë. Ne po punojmë në këto fusha në vetë ambasadën tonë, në Institutin Francez, për t’u siguruar që jemi të qëndrueshëm dhe që jemi pjesë e projekteve për energjinë e rinovueshme. Pra, ne e inkurajojmë këtë nismë me të rinjtë”, tha ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së është i padrejtë, do të bëjmë gjithçka për korrigjimin e tij

Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së është i padrejtë, do të bëjmë gjithçka për korrigjimin e tij

​Goditet këmbësorja nga vetura në Prishtinë, shoferi dërgohet në mbajtje

Arrestohen katër gra, dyshohet se sulmuan fizikisht një grua tjetër

Deputetja e LVV-së: PDK nuk e ka luksin me bë kushtëzime, çështja e presidentit është shumë e rëndësishme

Deputetja e LVV-së: PDK nuk e ka luksin me bë kushtëzime, çështja e presidentit është shumë e rëndësishme

Çitaku: Bandat kriminale kanë marrë zemër, ku është dora e shtetit?

Çitaku kritikon Qeverinë për projektligjet: Për ligjet e tjera procedura të përshpejtuara, për mbrojtjen e UÇK-së zvarritje

Dodiku sërish në Moskë: Vazhdon forcimi i lidhjeve të Banjallukës me Kremlinin

Dodiku sërish në Moskë: Vazhdon forcimi i lidhjeve të Banjallukës me Kremlinin

Ish-polici Festim Ramadani dënohet me 16 vjet burgim për vrasjen e Sadri Sadriut

Ish-polici Festim Ramadani dënohet me 16 vjet burgim për vrasjen e Sadri Sadriut

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj një personi, dyshohet për krime lufte në Komunën e Kaçanikut

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj një personi, dyshohet për krime lufte në Komunën e Kaçanikut

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën