TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Të rinjtë e komuniteteve nxiten të vijojnë shkollimin

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Të rinjtë e komuniteteve nxiten të vijojnë shkollimin

Gjendja ekonomike dhe bullizimi vlerësohen si dy arsye për braktisjen e mësimit nga nxënësit e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian. Edhe mungesa e teksteve adekuate mbetet një shqetësim jo pak i vogël.

Nga Ekipi për Parandalimin e braktisjes së shkollave janë duke punuar për të nxitur prindërit që t’i shtyjnë fëmijët e tyre drejt shkollimit në kohën kur mbesin të hapura afatet e regjistrimit për vitin e ri shkollor e akademik, ndërsa në shkollat e Prizrenit po mbahen edhe mësime plotësuese për fëmijët e komuniteteve.

Sead Berisha, anëtar në Ekipin për Parandalimin e braktisjes së shkollave, thotë se janë hasur raste të bullizimit edhe nga ana e mësimdhënësve,

“Arsyet e ndalimit të shkollës zakonisht janë gjendje ekonomike, gjendja emocionale e fëmijës, bullizmit ku haset bullizime dhe nga profesorë dhe mësimdhënës të ndryshëm. Unë si anëtar i Ekipit për Parandalim të braktisjes së shkollave kemi organizuar tryeza të rrumbullakëta në Lipjan dhe Mitrovicë ku ka qenë tema ‘Bullzimi dhe parandalimi i braktisjes së shkollave’, ku 15% e pjesëmarrjes (deklaruan se) kanë ndërprerë shkollën shkaku i këtyre arsyeve, gjendja ekonomike dhe bullizmi”, tha Berisha.

Mësimdhënësja e gjuhës rome, Urma Menekshe, jep mësim plotësues në shkollat “Mati Logoreci”, “Haziz Tala”, “Mustafa Bakiu” dhe “Lekë Dukagjini” përreth 100 nxënës në Prizren. Ajo e pranon se gjendja socio-ekonomike ka bërë që komunitetet të mbesin mbrapa me shkollimin e tyre.

“Komuniteti rom, ashkali, egjiptian, janë komunitete më të margjinalizuara në territorin e Kosovës, për shkak të gjendjes socio-ekonomike normal se janë mbrapa, ose kanë ngecje në shkollimin e tyre, por duke folur për komunitetin rom ne e fillojmë betejën zero me një me komunitetet e tjera sepse nuk e kemi një shkollim adekuat në gjuhën amtare, e kemi problem për t’i mësuar një herë ose për tu adaptuar në atë gjuhë në mënyrë që çdo komunitet e kemi pak a shumë ngecje në shkollim”, thotë mësimdhënësja Menekshe për KP.

Misioni i Urmës është që të ul sa më shumë numrin e atyre që braktisin shkollën, sidomos për vajzat.

Menekshe tregon se edhe komunitetet e tjera kanë nevojë të njohin njëra-tjetren duke mësuar në literaturë për kulturën dhe traditat e romëve, ashkalive dhe egjiptianëve. Ndërsa, thotë se aktualisht si tekste shkollore në gjuhen rome janë vetëm tri.

“Braktisja ose mos vazhdimi i shkollës te komuniteti rom është arsye edhe tek tekstet shkollore, nuk ekzistojnë aspak diversiteti i cili është ekzistues në Kosovë, mirëpo e kemi diversitetin që është jashtë Kosovës, nuk flasin për komunitetin rom, ashkali, egjiptian ose për festa të këtij komuniteti, unë si mësimdhënëse e gjuhës rome, jap mësimin fakultativ të gjuhës rome dhe ne kemi tri libra të gjuhës rome të cilat janë Abetare 1, 2, 3 të cilat janë akredituar nga Ministria e Arsimit”, tha ajo.

Berisha nga Ekipi për Parandalimin e braktisjes së shkollave apelon prindërit që t’i regjistrojnë fëmijët në shkolla, pasi vetëm me breza të arsimuar mund të ndryshojë gjendja për të mirë për të gjithë komunitetet.

Tash edhe si paralajmërim për të gjithë prindërit që kanë fëmijë dhe dëshirojnë t’i regjistrojnë fëmijët në shkolla, si mesazh ua përcjellë që t’i regjistrojnë fëmijët në shkolla sepse shkollimi për fëmijë është shumë i rëndësishëm për jetën e tij, pasi pa shkollim nuk ka as punësim dhe gjendje ekonomike të mirë dhe gjendje emocionale ku përfshihen edhe e gjithë familja e tij”, tha Berisha.

Berisha, shtoi se me ata të cilët tashmë kanë braktisur shkollimin punojnë me kurse të veçanta për t’i drejtuar drejt zanateve të ndryshme e më pas edhe për punësimin e tyre.

Tags: Sead Berishashkollimitë rinjtë e komuniteteve
ShareTweet

Postime të ngjashme

Auto Draft

Pajisje të avancuara në Klinikën e Mjekësisë Nukleare, Limfoscintigrafia pa pagesë në QKUK

Prosper: Fillimi i një procesi ku do të dëshmohet se Thaçi nuk është përgjegjës për akuzuat

Prosper: Fillimi i një procesi ku do të dëshmohet se Thaçi nuk është përgjegjës për akuzuat

Doli: Çdo seancë në Hagë monitorohet nga ambasada

Doli: Çdo seancë në Hagë monitorohet nga ambasada

Avokati i Kadri Veselit arrin në gjykatë

Avokati i Kadri Veselit arrin në gjykatë

Auto Draft

Pajisje të avancuara në Klinikën e Mjekësisë Nukleare, Limfoscintigrafia pa pagesë në QKUK

Prosper: Fillimi i një procesi ku do të dëshmohet se Thaçi nuk është përgjegjës për akuzuat

Prosper: Fillimi i një procesi ku do të dëshmohet se Thaçi nuk është përgjegjës për akuzuat

Doli: Çdo seancë në Hagë monitorohet nga ambasada

Doli: Çdo seancë në Hagë monitorohet nga ambasada

Avokati i Kadri Veselit arrin në gjykatë

Avokati i Kadri Veselit arrin në gjykatë

Tëvë1 ofron hapësirë reklamuese me pagesë për subjektet politike dhe kandidatët për kryetar komune

Tëvë1 ofron hapësirë reklamuese me pagesë për subjektet politike dhe kandidatët për kryetar komune

Zona muzeale në Gjirokastër, destinacion i preferuar për turistët edhe në vjeshtë

Zona muzeale në Gjirokastër, destinacion i preferuar për turistët edhe në vjeshtë

Ekipi mbrojtës i Thaçit kërkon mbështetje financiare shtesë, i shkruan letër Kurtit, Konjufcës dhe Haxhiut

James Rubin pritet të nis sot dëshminë e tij në mbrojtje të ish-presidentit Thaçi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën