TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Të paktën 9 persona të vrarë nga sulmet ajrore ruse në Ukrainë

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Të paktën 9 persona të vrarë nga sulmet ajrore ruse në Ukrainë

Të paktën 9 persona mbetën të vrarë nga sulmet ajrore ruse në qytetet ukrainase më 22 mars, teksa luftimet e ashpra vazhduan në rajonin lindor të Donjeckut për kontrollin e qytetit të Bakmutit.

Të paktën tetë persona u vranë dhe shtatë u plagosën kur dy konvikte të një kolegji në Rzhyshchiv u goditën, rreth 64 kilometra në jug të Kievit, thanë shërbimet e urgjencës në Facebook.

Një person u shpëtua nga vendi i ngjarjes dhe katër persona besohet se ishin të bllokuar nën rrënoja. Operacionet e shpëtimit vazhduan kërkimin gjatë natës së kaluar, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Disa orë më vonë, dy ndërtesa banimi u sulmuan me raketa në qytetin juglindor të Zaporizhjas. Një person u vra dhe 29 u dërguan në spital nga ai sulm, tha ministri i Brendshëm Ihor Klymenko.

Administrata ushtarake rajonale tha se sulmi “nuk kishte qëllime ushtarake”.

Klymenko tha se autoritetet në vend regjistruan “një krimi tjetër lufte të Federatës Ruse kundër popullsisë civile”.

Presidenti Volodymyr Zelensky tha se sulmet treguan se Moska nuk është e interesuar për paqe.

“Më shumë se 20 dronë vrasës iranianë, si dhe raketa, granatime të shumta. Dhe kjo është vetëm për një natë të kaluar nën terrorin rus kundër Ukrainës”, shkroi Zelensky në Twitter.

“Sa herë që dikush përpiqet të përdorë fjalën ‘paqe’ në Moskë, jepet një urdhër tjetër për sulme të tilla kriminale”, shtoi ai, duke iu referuar dukshëm vizitës shtetërore të presidentit kinez Xi Jinping në Rusi, e cila përfundoi më 22 mars.

“Rusia po bombardon qytetin me egërsi shtazore. Zonat e banuara ku jetojnë njerëz të zakonshëm dhe fëmijë po qëllohen me armë. Shteti terrorist kërkon të shkatërrojë qytetet tona, shtetin tonë, popullin tonë”, shkroi Zelenskiy në mesazhin që shoqërohej me videon të një shpërthimi të fuqishëm.

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës tha në raportin e tij të përditshëm se Rusia ndërmori një tjetër sulm ajror masiv me dronë të prodhuar nga Irani.

“Sipas informacioneve paraprake, 16 nga 21 dronët e nisur nga armiku u shkatërruan nga mbrojtësit tanë”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se kërcënimi i sulmeve ajrore mbetet i lartë në të gjithë vendin.

Në rajonin verior Zhytomyr, një sulm me dron dëmtoi një objekt të infrastrukturës, tha kreu i administratës ushtarake rajonale Vitaliy Bunechko në Telegram.

Zelenskiy më 22 mars vizitoi zonën pranë Bakmutit, qyteti që ka qenë epiqendra e luftimeve intensive prej muajsh, që ka shkaktuar humbje të mëdha për të dyja palët, raporton REL.

Ai u dha dekorata mbrojtësve të Bakmutit dhe u informua për situatën operacionale në frontin e luftës, tha shërbimi i tij për shtyp.

Tags: BakmutUkraineViktima
ShareTweet

Postime të ngjashme

Dorëhiqet kryeministri i Republikës Sërpska

Dorëhiqet kryeministri i Republikës Sërpska

Starmer: Britania nuk do të përfshihet në një luftë më të gjerë në Lindjen e Mesme

Starmer: Britania nuk do të përfshihet në një luftë më të gjerë në Lindjen e Mesme

Katari i bën thirrje Iranit të ndalojë sulmet ndaj vendeve të Gjirit

Katari i bën thirrje Iranit të ndalojë sulmet ndaj vendeve të Gjirit

Shqipëria i kërkon Maqedonisë së Veriut zbatim të ligjit për gjuhën shqipe

Shqipëria i kërkon Maqedonisë së Veriut zbatim të ligjit për gjuhën shqipe

Spahiu: Konflikti Kurti–Osmani e ka inkurajuar opozitën, por mund të digjet

Spahiu: Konflikti Kurti–Osmani e ka inkurajuar opozitën, por mund të digjet

“Info Nata”- 16.03.2026

“Info Nata”- 16.03.2026

“Matrix”- 16.03.2026

“Matrix”- 16.03.2026

Borë e shi, parashikimi i motit për nesër

Borë e shi, parashikimi i motit për nesër

Mustafa: Në QKUK mungojnë stentat, Kurti merret me plane për zgjedhje

Mustafa: Në QKUK mungojnë stentat, Kurti merret me plane për zgjedhje

Kosova shpëtoi boshnjakët nga Lindja e Mesme, shteti i tyre i braktisi: Kosova e tregon si funksionon një shtet – Bosnja dështoi

Kosova shpëtoi boshnjakët nga Lindja e Mesme, shteti i tyre i braktisi: Kosova e tregon si funksionon një shtet – Bosnja dështoi

Ende asnjë i dënuar  – 22 vjet nga mbytja e tre fëmijëve në Lumin Ibër

Ende asnjë i dënuar – 22 vjet nga mbytja e tre fëmijëve në Lumin Ibër

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën