TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Të paktën 18 të vrarë nga rrëzimi i helikopterit në Kiev, Zelnskyy: Mëngjes i zi

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Të paktën 18 të vrarë nga rrëzimi i helikopterit në Kiev, Zelnskyy: Mëngjes i zi

E mëngjesin e së mërkurës, ministri i Brendshëm ukrainas, Denys Monastyrskyi ishte në mesin e të paktën 18 viktimave nga rrëzimi i helikopterit në Kiev me të cilin ai po udhëtonte me kabinetin tij.

Në aksident humbën jetën edhe sekretari i shtetit Yurii Lubkovich, zëvendësministri i parë ukrainas  Yevhen Yenin dhe tre fëmijë.

I pari i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy përmes një postimi në rrjetin social “Telegram” ekipin e ndjerë të Ministrisë së Brendshme i quajti heronjë.

“Dhimbja është e papërshkrueshme. Unë kam udhëzuar Shërbimin e Sigurisë së Ukrainës për të zbuluar të gjitha rrethanat e asaj që ndodhi. Denys, Yevhen, Yuri, ekipi i Ministrisë së Punëve të Brendshme… patriotë të vërtetë të Ukrainës. U prehshi ne paqe! U prehshin në paqe të gjithë ata që vdiqën këtë mëngjes të zi”, tha ai.

Edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti shprehu ngushëllimet e tij  për vdekjen e ministrit dhe civilëve ukrainas.

“I pikëlluar nga vdekja e Ministrit të Punëve të Brendshme Denys Monastyrsky dhe anëtarëve të kabinetit të tij. Shpreh ngushëllime të përzemërta për të dashurit e tyre dhe veçanërisht për familjet e fëmijëve të vrarë”,ka shkruar Kurti.

Ndërkohë nuk ka asnjë raportim zyrtar nëse rrëzimi i helikopterit ishte një aksident apo kishte lidhje me luftën.

Ministri i Brendshëm Denys Monastyrskyi, i cili ishte në krye të policisë së Ukrainës, është zyrtari më i lartë që ka vdekur që nga pushtimi i Rusisë gati 11 muaj më parë.

Vdekja e  ministrit 42- vjeçar  vjen në një periudhë veçanërisht të errët të luftës për Ukrainën, vetëm disa ditë pasi sulmi rus në ndërtesën e banimit në Ukrainën juglindore vrau 45 njerëz, duke përfshirë gjashtë fëmijë – sulmi më vdekjeprurës ndaj civilëve që nga pranvera./Tëvë1/.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pezullohen fluturimet në ShBA

Pezullohen fluturimet në ShBA

Shqipëria synon mbylljen e gjashtë kapitujve të negociatave me BE-në deri në fund të vitit 2026

Shqipëria synon mbylljen e gjashtë kapitujve të negociatave me BE-në deri në fund të vitit 2026

Zbulohen kërkesat e supozuara ruse për paqe: Kërkohet largimi i një vendi nga NATO

Zbulohen kërkesat e supozuara ruse për paqe: Kërkohet largimi i një vendi nga NATO

Erion Veliaj kallëzon penalisht drejtoreshën e Burgjeve pas transferimit nga Durrësi në Fier

Erion Veliaj kallëzon penalisht drejtoreshën e Burgjeve pas transferimit nga Durrësi në Fier

Parashikimi i motit për sot

Fundjava në Kosovë me vranësira dhe reshje shiu, në male pritet borë

Shala: Partitë nuk kanë arritur marrëveshje për Ligjin për Specialen, po bëjnë lojëra politike

Shala: Partitë nuk kanë arritur marrëveshje për Ligjin për Specialen, po bëjnë lojëra politike

Berisha: Kthimi i Ligjit për Specialen nuk është fitore, zgjidhje është zhbërja e Dhomave të Specializuara

Berisha: Kthimi i Ligjit për Specialen nuk është fitore, zgjidhje është zhbërja e Dhomave të Specializuara

Gjermania mposht Serbinë, Gruda shënon në Beograd

Gjermania mposht Serbinë, Gruda shënon në Beograd

Pezullohen fluturimet në ShBA

Pezullohen fluturimet në ShBA

Kryeziu: Më duket se askush nuk e ka menduar se kush do ta zbatojë Ligjin për Specialen

Kryeziu: Më duket se askush nuk e ka menduar se kush do ta zbatojë Ligjin për Specialen

Shtyhet seanca ku ishte paraparë votimi i Ligjit për Gjykatën Speciale

Shtyhet seanca ku ishte paraparë votimi i Ligjit për Gjykatën Speciale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën