TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
8 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
8 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Të paktën 14 palestinezë të vrarë në Bregun Perëndimor

nga tëvë1
21 Prill, 2024
0
A A
OKB-ja vlerëson se Gaza është bërë thjesht e pabanueshme

Forcat izraelite vranë të paktën 14 palestinezë gjatë një bastisjeje në Bregun e pushtuar Perëndimor, ndërkaq një shofer i autoambulancës u vra teksa po bartte të plagosurit nga një sulm i ndarë nga kolonët hebrenj, thanë autoritetet palestineze.

Forcat izraelite nisën një bastisje të madhe të premten në zonën e Nur Shams, afër qytetit Tulkarm, dhe shkëmbimi i zjarrit vazhdoi edhe të shtunën.

Në Nur Shams janë parë edhe të paktën tri dronë. Në këtë zonë strehohen refugjatët që janë pasardhës të palestinezëve që u zhvendosën nga lufta e vitit 1948, në kohën kur u krijua shteti i Izraelit.

Brigada e Tulkarmit, që përbëhet nga disa fraksione palestineze, tha se luftëtarët e saj kanë këmbyer zjarr me forcat izraelite.

Bregu Perëndimor, një territor prej afër 100 kilometrash i gjatë dhe 50 kilometrash i gjerë, ka qenë në qendër të konfliktit izraelito-palestinez, që kur ky territor u pushtua nga Izraeli më 1967 gjatë Luftës të Lindjes së Mesme.

Lufta në Gazë, mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – ka lënë në hije dhunën në Bregun Perëndimor, ku ushtria izraelite rregullisht kryen operacione ndaj grupeve militante, kolonët hebrenj sulmojnë fshatrat palestineze dhe ku palestinezët përleshen në rrugë me izraelitët.

Që nga nisja e luftës në Gazë më 7 tetor, mijëra palestinezë janë arrestuar dhe qindra janë vrarë gjatë operacioneve të ushtrisë izraelite në Bregun Perëndimor.

Autoritetet shëndetësore palestineze konfirmuan se janë vrarë të paktën 14 palestinezë në Bregun Perëndimor. Ndërkaq, ushtria izraelite tha se ka vrarë një numër të militantëve dhe ka arrestuar disa të tjerë gjatë bastisjes, duke shtuar se të paktën katër ushtarë janë plagosur gjatë këmbimit të zjarrit./Rel/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Begaj: ShBA e pazëvendësueshme në zhvillimin e rajonit

Begaj: ShBA e pazëvendësueshme në zhvillimin e rajonit

Presidenti turk takohet me homologun sirian në Stamboll

Presidenti turk takohet me homologun sirian në Stamboll

Thatësia shfaq urat e humbura në Britani

Thatësia shfaq urat e humbura në Britani

Rusia dhe Ukraina këmbejnë qindra ushtarë në ditën e dytë të këmbimit të burgosurve të luftës

Serbia lëshon fletarrestim për policin e Kosovës në lidhje me incidentin në veri

Serbia lëshon fletarrestim për policin e Kosovës në lidhje me incidentin në veri

Arrestohet një person në Ferizaj, për vjedhje të rëndë në tentativë

Arrestohen katër persona në Ferizaj, u përleshen mes vete pasi dyshohen se garuan me vetura

FC Prishtina i zgjat kontratën Leotrim Kryeziut edhe për dy vjet

FC Prishtina i zgjat kontratën Leotrim Kryeziut edhe për dy vjet

LDK: Rugova me vizionin dhe angazhimin u bë arkitekt i shtetësisë së Kosovës dhe projektues i pavarësisë

LDK: Rugova me vizionin dhe angazhimin u bë arkitekt i shtetësisë së Kosovës dhe projektues i pavarësisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X