TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Selmanaj: Nuk iu besoj fare deklaratave të Osmanit për heqjen e masave të BE-së

by teve1
4 javë ago
2
A A
Selmanaj: Nuk iu besoj fare deklaratave të Osmanit për heqjen e masave të BE-së

Kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka shprehur mosbesim ndaj deklaratës së presidentes së vendit, Vjosa Osmani, se Bashkimi Evropian do t’i heqë të gjitha masat ndaj Kosovës në fund të janarit.

Në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, Selmanaj u shpreh i bindur se masat e BE-së ndaj Kosovës do të hiqen vetëm pas ndryshimit të pushtetit aktual qeverisës.

“Unë, me thënë të drejtën, nuk iu besoj fare deklaratave të Osmanit. Ajo që pres unë është që kjo qeveri të marrë fund më 28 dhjetor dhe më pas jam i bindur se masat do të hiqen. Sot është dita e 905-të që Kosova ka masa sanksionuese nga BE-ja dhe pyetja që duhet shtruar është pse na janë vendosur këto masa: për shkak të sjelljes së papërgjegjshme dhe të pamatur të akterëve tanë institucionalë, si presidentja ashtu edhe kryeministri”, ka thënë Selmanaj.

Sa i përket cilësimit të presidentes Osmani për heqjen e masave si “lajm i shkëlqyeshëm” për Kosovën, Selmanaj e ka quajtur këtë qëndrim të turpshëm, duke theksuar se sipas tij, presidentja dhe Qeveria Kurti janë përgjegjëse për vendosjen e këtyre masave ndëshkuese.

Ai ka shtuar se nuk është i sigurt se heqja e masave do të ndodhë nëse vazhdon qeverisja aktuale.

“Lajm i shkëlqyeshëm ka qenë shpallja e pavarësisë, ndërtimi i aleancave që nga viti 1999, konsolidimi i shtetit dhe njohjet ndërkombëtare. Heqja e masave nuk është lajm i shkëlqyeshëm, por një moment reflektimi, nëse ndodh. Duhet të pyesim veten se kush e ka udhëhequr Kosovën këto pesë vite dhe a ia ka vlejtur gjithë ky sanksion që e ka paguar populli. Ne kemi qenë shumë hapa përpara në proceset e integrimit në raport me shumë vende të rajonit. Por ku kemi mbetur sot? Për 905 ditë, Kosova ka qenë në një status quo të tmerrshme, si në procesin e zhvillimit të saj, ashtu edhe në raport me integrimet në Bashkimin Evropian, dhe sot kjo quhet ‘lajm i shkëlqyeshëm’. Kjo është një sjellje e turpshme e presidentes së vendit dhe e kujtdo që del dhe e duartroket heqjen e masave. Ne duhet të reflektojmë për udhëheqjen që kemi pasur, e cila na ka sjellë masa sanksionuese, ndërsa sot krekosen sikur diçka e mirë po ndodh për Kosovën. Unë nuk jam i sigurt se kjo do të ndodhë nëse vazhdon kjo qeveri me qeverisje”, ka deklaruar Selmanaj.

Ndryshe, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pas Samitit BE–Ballkani Perëndimor në Bruksel, ka bërë të ditur se Bashkimi Evropian do t’i heqë të gjitha masat ndaj Kosovës në fund të janarit.

Osmani ka thënë se ka marrë konfirmim nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, se masat do të hiqen tërësisht gjatë muajit janar.

“Gjatë bisedimeve intensive me partnerët tanë është marrë vendimi që të gjitha masat t’i hiqen Kosovës. Një pjesë e madhe e tyre hiqet sot, ndërsa pjesa tjetër në fund të janarit. Rrjedhimisht, edhe fondet do të zhbllokohen, një pjesë shumë e madhe menjëherë dhe pjesa tjetër në fund të janarit”, ka deklaruar Osmani./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dënohet me 1 mijë e 800 euro gjobë i akuzuari për armëmbajtje pa leje

Apeli vërteton dënimin ndaj të akuzuarit për trafikim me njerëz

Operacion në mesnatë / 15 të burgosur me rrezikshmëri të lartë transferohen nga “burgu i VIP-ave” në Durrës drejt Peqinit

Operacion në mesnatë / 15 të burgosur me rrezikshmëri të lartë transferohen nga “burgu i VIP-ave” në Durrës drejt Peqinit

Sot nxënësit në të gjitha shkollat do të mësojnë për masakrën e Reçakut

Sot nxënësit në të gjitha shkollat do të mësojnë për masakrën e Reçakut

Fillon zbatimi strikt i Ligjit për komunikacionin dhe i Ligjit për të huajt në Kosovë

FIFA: Mbi 500 milionë kërkesa për bileta për ndeshjet e Botërorit

​Debutoi me humbje turpëruese me Realin, flet Arbeloa

​Debutoi me humbje turpëruese me Realin, flet Arbeloa

Fillon zbatimi strikt i Ligjit për komunikacionin dhe i Ligjit për të huajt në Kosovë

Fillon zbatimi strikt i Ligjit për komunikacionin dhe i Ligjit për të huajt në Kosovë

​27-vjet nga Masakra e Reçakut

​27-vjet nga Masakra e Reçakut

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën