TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Të paktën 13 të vrarë dhe rreth 20 të plagosur nga sulmi ajror në Gaza

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Të paktën 13 të vrarë dhe rreth 20 të plagosur nga sulmi ajror në Gaza

Izraeli kreu një seri sulmesh ajrore në Rripin e Gazës duke vrarë të paktën 13 persona dhe duke plagosur rreth 20 të tjerë.

Izraeli kreu një seri sulmesh ajrore në Rripin e Gazës gjatë së martës, duke vrarë tre komandantë të lartë të grupit militant të Xhihadit Islamik tha ushtria.

Ndërkohë zyrtarët palestinezë njoftuan se nga këto sulme u vranë 13 persona duke përfshirë komandantët, gratë e tyre, disa nga fëmijët e tyre dhe të tjerë aty pranë.

Mohammad Al-Zeq, banor i qytetit të Gazës rrëfen për momentin kur ndodhi sulmi në ndërtesën pranë shtëpisë së tij.

“Kjo është një ndërtesë banimi që është shtëpia e të gjithë civilëve. Të gjithë banorët e saj janë civilë dhe siç e shihni, janë dy banesa të ngjitura me njëra tjetrën  dhe të dyja u shkatërruan. Ky është një shkatërrim i madh. Sulmet  ndodhën  në orën një të natës kur të gjithë fëmijët  dhe gratë ishin në gjumë”, tha ai.

Ndërkohë Ministria palestineze e Shëndetësisë tha se 20 persona u plagosën dhe se ambulancat po vazhdojnë të evakuojnë njerëzit.

Sulmet ajrore erdhën në një kohë të tensioneve në rritje midis Izraelit dhe militantëve në Rripin e Gazës. /Tëvë 1/

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

ShBA e mbyll ambasadën në Beirut

ShBA e mbyll ambasadën në Beirut

Irani mohon sulmin ndaj Omanit, e quan “vend mik”

Irani mohon sulmin ndaj Omanit, e quan “vend mik”

Sulmet amerikano-izraelite godasin selinë për zgjedhjen e udhëheqësit të ri suprem të Iranit

Sulmet amerikano-izraelite godasin selinë për zgjedhjen e udhëheqësit të ri suprem të Iranit

Shumica e amerikanëve nuk mbështesin sulmet ndaj Iranit, sipas sondazhit të CNN

Shumica e amerikanëve nuk mbështesin sulmet ndaj Iranit, sipas sondazhit të CNN

Gojnovci: Nëse s’ka marrëveshje për presidentin, vendi mund të shkojë në zgjedhje

Gojnovci: Nëse s’ka marrëveshje për presidentin, vendi mund të shkojë në zgjedhje

Liverpooli humb nga Wolvesi

Liverpooli humb nga Wolvesi

Barça fiton, Atletico kalon në finale

Barça fiton, Atletico kalon në finale

“Info Nata”- 03.03.2026

“Info Nata”- 03.03.2026

Como barazon në ndeshjen e parë me Interin

Como barazon në ndeshjen e parë me Interin

Pse Kurti nuk e ftoi Haradinajn në takim për çështjen e presidentit?- Pantina: Kurti nuk ka interes për gjashtë votat e AAK-së

Pse Kurti nuk e ftoi Haradinajn në takim për çështjen e presidentit?- Pantina: Kurti nuk ka interes për gjashtë votat e AAK-së

Sunderlandi i Xhakës u kthehet fitoreve

Sunderlandi i Xhakës u kthehet fitoreve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën