TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Të “pakapshmit” e shtetit

by Doresa Geci
7 muaj ago
0
A A
Të “pakapshmit” e shtetit

Dy personat të cilët dyshohet që vranë policin në Kaçanik, u larguan nga pista e krimit.

Ata edhe pas më shumë se 20 orëve vazhdojnë të mbesin në arrati.

Lista e personave të cilët dyshohen për krime të rënda por megjithatë vazhdojnë të jenë të lirë është e gjatë.

Alban Gashi i cili dyshohet që vrau me 25 mars Naser Gashin, ende nuk është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Nga vendi krimit u larguan edhe tre personat e përfshirë në plaçkitjen e armatosur me 17 mars në Albi Mall e të cilët ende nuk janë kapur nga institucionet e sigurisë.

E që më shumë se 10 muaj, nga duart e institucioneve të drejtësisë u largua edhe Enver Sekiraqa i cili dyshohet të jetë i përfshirë në vrasjen e Triumf Rizës.

Kurse që mbi 13 vjet, i dyshuari për vrasjen e Diana Kastratit është duke vazhduar jetën i lirë në Spanjë.

E këta nuk janë të vetmit që kërkohen nga Policia e Kosovës. Puna e këtyre të fundit, vlerësohet se po vështirësohet për shkak të fqinjit verior.

“Këtu në Kosovë është një problem për shkak të kufirit me Serbinë është i qasshëm edhe me Serbinë nuk kemi marrëveshje bashkëpunimi edhe këtu e gjejnë ata atë strofullin e tyre.Në këtë drejtim nuk është që Policia e Kosovës është dobët dhe nuk po mund të zë se kjo ndodh edhe në shtete e tjera prandaj kemi raste të shumta të ekstradimit mes shteteve”, vlerëson avokatja, Fehmije Gashi Bytyqi.

Madje edhe mos anëtarësimi i Kosovës në Interpol sipas avokates Gashi – Bytyçi ndikon që këta persona të mos sillen para drejtësisë.

“Këto raste kur personat janë në arrati një herë për veprat që janë me peshë më të ulët, policia lëshon stop listën e cila vendoset në të gjitha stacionet policore anekënd Kosovës në vijat kufitare kjo është për vepra me peshë me të ulët. Ndërsa sa i përket vrasjes pavarësisht faktit që Kosova nuk është pjesë e Interpolit për shkak që Interpoli është polici në Kuadër të OBK-së megjithatë ka bashkëpunim, ekziston ligji juridik ndërkombëtar bashkëpunim me shtete që e kanë njohur Kosovën”, thotë ajo.

Kurse sipas avokatit Ardian Bajraktarit, ani pse Kosova ka bashkëpunime juridike me disa shtet, arrestimi i personave të cilët kanë vepër penale e të cilët gjendet në arrati merr kohë.

“Një pjesë jo e vogël e tyre mund të lëvizin edhe jashtë Kosovës mandej vjen në shprehje edhe mekanizmi i bashkëpunimit juridik ndërkombëtar i cili në disa raste mund të merr kohë edhe deri transferimi i tyre dhe vënia e tyre para drejtësisë për tu ballafaquar me veprën penale”, shprehet Bajraktari.

Televizioni ka dërguar pyetje edhe në Policinë e Kosovës rreth numrit të personave që gjenden në arrati por deri në publikimin e kronikës nuk ka marrë përgjigje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Atiq: Lista Serbe i fitoi zgjedhjet me kërcënime ndaj qytetarëve

Auto Draft

Katër aktakuza për spiunazh këtë vit, kërkohet rritje e vigjilencës nga instituconet

Auto Draft

Emblema e UÇK-së përballë Trumpit, kush e vendosi?

Shoqërohen 7 persona në polici, shkak vrasja e vitit 2013

Shoqërohen 7 persona në polici, shkak vrasja e vitit 2013

Rama dhe Çeku kokë më kokë në balotazh më 9 nëntor

Votat me postë për Prishtinën, Çeku kryeson

Dalja e votuesve deri në orën 17:00 është 39,61%

Garë e ngushtë mes dy kandidatëve shqiptarë në Saraj

Mbi 86% e votave të numëruara, Kasami i pari në Tetovë

Mbi 86% e votave të numëruara, Kasami i pari në Tetovë

Osmani: Pezullimi i dialogut strategjik është mesazh i qartë nga ShBA për Kosovën

Osmani uron Mexhitin për fitoren në Çair

Ademi: Për herë të parë një shqiptar do ta drejtojë Komunën e Çashkës

Ademi: Për herë të parë një shqiptar do ta drejtojë Komunën e Çashkës

Atiq: Lista Serbe i fitoi zgjedhjet me kërcënime ndaj qytetarëve

Auto Draft

Katër aktakuza për spiunazh këtë vit, kërkohet rritje e vigjilencës nga instituconet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën