TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Te Mallorca i gëzohen kthimit të Muriqit në stërvitje

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Te Mallorca i gëzohen kthimit të Muriqit në stërvitje

Kthimi i shumëpritur i sulmuesit Vedat Muriqi te skuadra e Mallorcas duket se nuk është larg. Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës ka qenë befasia e madhe në seancën stërvitore të ekipit spanjoll që u mbajt të martën paradite.

Muriqi, i cili u lëndua në nëntor, stërviti pa telashe me pjesën tjetër të ekipit. Para stërvitjes, Muriqi u mirëprit me “tunelin” tradicional të krijuar nga bashkëlojtarët, duke sinjalizuar se kthimi i tij në fushë e lojës është afër.

“Befasia më e madhe në seancën e paradites ishte paraqitja e Vedat Muriqit që stërviti normalisht me pjesën tjetër të lojtarëve. Rikthimi i tij në stërvitje ka gëzuar të gjithë te Mallorca pasi kjo do të thotë se ai pothuajse është rikuperuar plotësisht nga lëndimi dhe do të jetë gati së shpejti për lojë”, ka shkruar “Diario de Mallorca”.

Muriqi 29-vjeçar u dëmtua më 12 nëntor në ndeshjen kualifikuese për “Euro 2024” që Kosova e fitoi 1:0 ndaj Izraelit në Prishtinë. Që nga ajo kohë gjiganti i sulmit ka qenë mungesa më e madhe e trajnerit të Mallorcas, Javier Aguirre. Fillimisht pritej që Muriqi të kthehej në fillim të këtij muaji, por më pak kthimi i tij u tha se u shty për gjysmën e muajit të ardhshëm.

Shkaku i lëndimit, Muriqi i ka munguar Mallorcas në nëntë ndeshjet e fundit, përfshirë këtu shtatë në kuadër të La Ligas ku ekipi ka regjistruar dy fitore, tri barazime dhe dy humbje. Edhe pse javën e shkuar u paralajmërua se Muriqi nuk do të jetë i gatshëm për lojë deri muajin tjetër, te Mallorca janë optimistë se ai mund të rikthehet më herët.

Duke pasur parasysh atë që sulmuesi tregoi në stërvitjen e parë pas rikthimit nga lëndimi, shpresat tani janë që Muriqi të jetë gati në fund të këtij muaji apo fillim të muajit tjetër.

Më 27 janar, Mallorca luan në shtëpi kundër Real Betisit, ndërsa më 4 shkurt përballet në udhëtim me Athletic Bilbaon.

“Përkundër faktit se Javier Aguirre paralajmëroi kthimin e numrit 7 në shkurt, ai mund të jetë i gatshëm për lojë më herët. Muriqi ka përballuar me sukses stërvitjen e parë dhe nuk ka shfaqur asnjë problem, duke ushtruar normalisht me pjesën tjetër të grupit”, ka shkruar “Diario de Mallorca”, medium i afërt me skuadrën.

“Në klub nuk e kanë ndërmend ta detyrojnë sulmuesin të kthehet para kohe, pasi dëmtimi i tij ka qenë më i ndërlikuar se sa pritej ndonëse Muriqi mbetet lojtar tejet i rëndësishëm për skemën e Aguirres”.

Para se të lëndohej, Muriqi ishte shënuesi më i mirë te Mallorca. Në 12 paraqitje në La Liga, Muriqi ka shënuar katër gola dhe ka bërë dy asistime, ndërsa Mallorca aktualisht zë vendin e 14-të në tabelë me 18 pikë të mbledhura.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dritën pas largimit nga Evropa e pret derbi me Prishtinën, në Superligë

FFK-ja publikon orarin e javës së 27-të, duele vendimtare në Superligë

Dështimi për t’u kualifikuar në Botëror nuk “kapërdihet”! Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina jep dorëheqjen

Dështimi për t’u kualifikuar në Botëror nuk “kapërdihet”! Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina jep dorëheqjen

Vojvoda: Pranoni humbjen, sepse kështu do të fitojmë

Vojvoda: Pranoni humbjen, sepse kështu do të fitojmë

Ronaldo dhe Messi bëhen bashkë në një reklamë për herë të dytë në histori

Ronaldo dhe Messi bëhen bashkë në një reklamë për herë të dytë në histori

Gojnovci: S’ka sinjale se do të ketë marrëveshje për presidentin

Gojnovci: S’ka sinjale se do të ketë marrëveshje për presidentin

Çka përmban agjenda legjislative e Qeverisë Kurti III?

Qeveria mblidhet të premten, në shqyrtim masat e përkohshme të produkteve themelore

“InfoNata” 02.04.2026

“InfoNata” 02.04.2026

Kraki: Deputetët e Guxo-s do ta votonin Osmanin po të vinte momenti

Kraki: Deputetët e Guxo-s do ta votonin Osmanin po të vinte momenti

Goditet me dron objekti mbështetës diplomatik i SHBA-së në aeroportin e Bagdadit

Goditet me dron objekti mbështetës diplomatik i SHBA-së në aeroportin e Bagdadit

Mustafa thotë se ka sinjale për një koalicion LVV-LDK

Mustafa thotë se ka sinjale për një koalicion LVV-LDK

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Arrestohet edhe një i dyshuar për rastin e tjetërsimit të një prone në vlerë 3 milionë euro

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën