Kuvendi i Kosovës të enjten do të mbajë seancë plenare.
Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit u bë e ditur se në rend të ditës do të jenë për shqyrtim pikat e mbetura nga seancat e kaluara.
Në këto pika hyjnë edhe marrëveshjet ndërkombëtare, për të cilat shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se do të kalojnë.