TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Të enjten grevë e përgjithshme në sektorin publik

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Të enjten grevë e përgjithshme në sektorin publik

Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj, tha për Radio Kosovën, se edhe pse përfaqësuesit e BSPK-së kanë pasur një takim këto ditë me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, nuk është arritur asnjë marrëveshje për zhbllokimin e situatës.

Ai bëri të ditur se edhe mësimdhënësit do të hyjnë në grevë, duke i bërë thirrje ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, që të mbështesë kërkesat e mësimdhënësve.

“Vetë fakti se për herë të parë po fillojmë grevën më 25 gusht, në momentin kur nuk ka proces mësimor, e kemi bërë që ndoshta kjo vërejtja e fundit të tingëllojë ndryshe te qeveria. Ndërkohë, derisa të fillojë 1 shtatori, kur do të duhej të ktheheshin nxënësit në shkollë, ka hapësirë dhe mund të kemi lajme më të gëzuara”, ka theksuar Rrahman Jasharaj.

Për paralajmërimet e grevës në sistemin arsimor, njohësi i çështjeve të arsimit, Rinor Qehaja, nga Instituti EdGuard, tha se cikli i vazhdueshëm i këtyre paralajmërimeve është shpërqendrues për komunitetin arsimor.

Ai tha se duhet të gjenden forma të tjera për realizimin e kërkesave sindikale.

“Me Ligjin e ri të Pagave, vërehet një përkushtim institucional karshi profesionit të mësimdhënies dhe rritjes në pagë. Besoj se kjo do të ishte e mjaftueshme që ndërprerja e procesit mësimor të mos konsiderohej, por kërkesat e tjera sindikale të arriheshin të negocioheshin me forma të tjera të reagimit sindikal”, ka theksuar Qehaja.

Ndërkaq, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, në postimin e saj në facebook ka thënë se ky cikël i përsëritshëm i kërcënimeve nuk mund të vazhdoj më. “Sindikata nuk mund të cenojë të drejtën kushtetuese të nxënësve për shkollim. Nuk ndërpritet procesi mësimor sa herë që dikush dëshiron!”, ka shkruar ajo.

Ndërkohë, për ndërprerjen e procesit mësimor për shkak të kërkesave sindikale, kanë reaguar edhe organizata për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve si dhe Këshilli i Prindërve./RTK/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohet shoferi që goditi për vdekje këmbësorin në Bresje

Tre persona të lënduar në një aksident në rrugën Prishtinë-Pejë

Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për dy vepra penale

Arrestohet 47-vjeçari i dyshuar për vjedhje dy ditë më parë në Obiliq

​Mbi 300 mijë turistë brenda 5 muajve, Hasani: Turistët po keqinformojnë për sigurinë në Kosovë

​Mbi 300 mijë turistë brenda 5 muajve, Hasani: Turistët po keqinformojnë për sigurinë në Kosovë

Vdes ish-pronari i Chelseas

25-vjeçari gjendet pa shenja jete në banesën e tij në Mitrovicë

Laurinë Gashi fiton medalje të bronztë në Kupë Evropiane

Laurinë Gashi fiton medalje të bronztë në Kupë Evropiane

Merlier fiton titullin e dytë rradhazi në Tour de France

Merlier fiton titullin e dytë rradhazi në Tour de France

Parlamenti i sapozgjedhur i Sirisë mban seancën e parë, presidenti Sharaa thirrje për “kapitull të ri”

Parlamenti i sapozgjedhur i Sirisë mban seancën e parë, presidenti Sharaa thirrje për “kapitull të ri”

Arrestohet shoferi që goditi për vdekje këmbësorin në Bresje

Tre persona të lënduar në një aksident në rrugën Prishtinë-Pejë

Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për dy vepra penale

Arrestohet 47-vjeçari i dyshuar për vjedhje dy ditë më parë në Obiliq

15-vjeçari mbytet në lumin e Beratit

15-vjeçari mbytet në lumin e Beratit

SHBA: Ngushtica e Hormuzit është e hapur, Irani nuk e kontrollon

SHBA: Ngushtica e Hormuzit është e hapur, Irani nuk e kontrollon

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën