TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​“Të drejtat e njeriut në pikëpyetje” – Avokati i Popullit flet për ndikimin e Inteligjencës Artificiale

by TËVË 1
7 muaj ago
1
A A
​“Të drejtat e njeriut në pikëpyetje” – Avokati i Popullit flet për ndikimin e Inteligjencës Artificiale

Mbrojtja e të drejtave të njeriut po vihet gjithnjë e më shumë në pikëpyetje, u tha në konferencën ndërkombëtare të organizuar nga Institucioni i Avokatit të Popullit me temën “E Ardhmja e të Drejtave të Njeriut në mes të Transformimeve Globale: Sfidat Kombëtare dhe Detyrimet Ndërkombëtare”.

Kjo konferencë është mbajtur në 25-vjetorin e themelimit të këtij institucioni.

Avokati i Popullit, Naim Qelaj tha se Kosova para më shumë se dy dekada e ka përjetuar se çfarë është të kërkosh drejtësinë në “kohë të errëta të shtypjes së persekutimit dhe ta rindërtosh dinjitetin tënd si shoqëri në kushte të vështira”.

“E ardhmja në sfond duket e trazuar, kur kemi parasysh sfidat nëpër të cilat po kalojmë, konfliktet e hapura, agresioni ndaj Ukrainës, situata e drejtave të njeriut dhe kriza humane në Lindjen e Mesme, kriza globale ekonomike, ndryshimet e shpejta teknologjike, ndikimi që sot ka zhvillimi teknologjik dhe Intelegjenca Artificiale në të drejtat e njeriut, ku algoritmat dhe mundësia e përdorimit të tyre për të ndikuar në të drejtat tona është shumë herë më i madh se sa që mund të ndikojë një mekanizëm i pushtetit ose dështim i një autoriteti publik për t’i përmbushur përgjegjësitë që dalin nga ato standarde që ne i kemi vendosur”, tha Qelaj.

Kryetari në detyrë i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha theksoi se shoqëritë e lira dhe demokratike nuk duhet të humbin fokusin nga epiqendra e të drejtave të njeriut.

“Individi jo vetëm si numër në statistika të përgjithshme, por si epiqendër me dinjitet të panegociueshëm, me të drejta të patjetërsueshme. Në kohën tonë kur përballja mes ndryshimeve të intensitetit të lartë global dhe nevojave për përgjigje nga shtetet po shkakton tensione të reja, këto parime për rëndësinë e individit si bartës i të drejtave dhe lirive të njeriut marrin rëndësi akoma më të madhe dhe karakter ende më të fortë”, tha ai, shkruan KP.

Ruajtja e pavarësisë së gjyqësorit dhe institucioneve të pavarura, tha se është prioritet kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Nexhmi Rexhepi.

“Mbetet thelbësore që të thellohet kultura e kushtetutshmërisë në jetën institucionale dhe publike. Një Kushtetutë jeton jo vetëm përmes tekstit të saj, por edhe sipas mënyrës se si zbatohet dhe si respektohet ajo”, u shpreh ai.

Drejtoresha e Agjencisë së Bashkimit Evropian për të Drejtat Themelore, Sirpa Rautio tha se mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të njeriut është themel i paqes dhe drejtësisë.

“Ky mjedis nuk është gjithmonë i garantuar. IKDNJ-të dhe trupat e barazisë nuk janë gjithmonë në gjendje t’i kryejnë detyrat e tyre të lira nga ndërhyrjet e panevojshme nga qeveritë. Në disa raste, drejtuesit dhe stafi i këtyre institucioneve janë përballur me frikësime dhe madje edhe me hakmarrje”, përfundoi ajo.

Tags: Naim QelajSfidat Kombëtare dhe Detyrimet NdërkombëtareTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Dogana zbulon 23,500 euro të padeklaruara në Merdarë

Dogana zbulon 23,500 euro të padeklaruara në Merdarë

Dëshmitarët e masakrës së Saradanit shprehen të pakënaqur me dënimin ndaj Ekrem Bajroviqit

Dëshmitarët e masakrës së Saradanit shprehen të pakënaqur me dënimin ndaj Ekrem Bajroviqit

Edhe në rigjykim, Ekrem Bajroviq dënohet me 12 vjet burgim për krime lufte në Saradran të Istogut

Edhe në rigjykim, Ekrem Bajroviq dënohet me 12 vjet burgim për krime lufte në Saradran të Istogut

Oda Ekonomike kërkon transparencë dhe respektim të procedurave ligjore në rastin e qumështores “VITA”

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë është rritur në 2,595

QKUK mbetet pa sigurim fizik, i zëvendëson përkohësisht policia

Ndërhyrje e rrallë dhe e suksesshme në QKUK, shpëtohet jeta e një foshnje njëjavëshe

Përfundojnë punimet e asfaltimit në lidhjen me Mazgitin, hapet segmenti për qarkullim

Përfundojnë punimet e asfaltimit në lidhjen me Mazgitin, hapet segmenti për qarkullim

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën