TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Të drejtat e autorit në Kosovë: Ligji ekziston, por zbatimi mbetet sfidë

by TËVË 1
24 minuta ago
0
A A
Promovohet libri me rrëfime të bashkëluftëtarve të dëshmorit Ismet Bicaj nga Istogu

23 prilli, Dita Ndërkombëtare e Librit dhe të Drejtave të Autorit, shënohet në mbarë botën si një moment reflektimi mbi rëndësinë e krijimtarisë, leximit dhe mbrojtjes së autorëve.

Që nga viti 2003, kjo ditë shënohet globalisht me qëllim promovimin e librave dhe forcimin e respektit për të drejtat autoriale, veçanërisht tek të rinjtë.

Avokatja Kujtesa Nezaj thekson se të drejtat e autorit përbëjnë bazën ligjore që mbron krijuesit në fusha të ndryshme si letërsia, muzika, arti dhe teknologjia. Ato i japin autorit kontroll mbi mënyrën se si përdoret vepra e tij dhe sigurojnë që ai të përfitojë nga puna dhe krijimtaria e vet.

“Të drejtat e autorit janë të drejta, të cilat përcaktohen me Ligjin për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta. Autori gëzon disa të drejta me vetë faktin e krijimit të veprës. Këto të drejta ndahen në dy grupe: të drejtat ekonomike dhe të drejtat morale, të cilat i mundësojnë autorit kontrollimin e shfrytëzimit të veprës së tij edhe kuptohet përfitimin financiar nga shfrytëzimi i kësaj vepre. Në të drejtat ekonomike hyjnë ta zëmë të drejtat e riprodhimit të veprës, të drejtat e shpërndarjes së veprës, të drejtat e adaptimit apo përshtatjes së veprës dhe të drejta të tjera që kanë të bëjnë me vepra të caktuara specifike”, tha Nezaj.

Në praktikë, ajo tha se të drejtat ekonomike përfshijnë aktivitete si botimi, shpërndarja, përkthimi dhe adaptimi i veprave, të cilat shpesh realizohen përmes kontratave me shtëpi botuese apo producentë. Ndërkaq, të drejtat morale garantojnë që autori të njihet gjithmonë si krijues i veprës dhe që ajo të mos cenohet apo ndryshohet pa pëlqimin e tij.

Megjithatë, pavarësisht nga rëndësia e tyre, zbatimi i këtyre të drejtave mbetet sfidues në praktikë. Shkeljet më të shpeshta lidhen me përdorimin e paautorizuar të veprave, përfshirë shpërndarjen ilegale dhe kopjimin pa kompensim.

“Ka shkelje të shumta të të drejtave të autorëve në praktikë, sidomos në Kosovë, marrë në konsideratë që krijimi i tërë sistemit të mbrojtjes së të drejtave të autorit është relativisht i ri. Edhe përkundër asaj që ligji përkatës për mbrojtjen e të drejtave të autorit ka një kohë që ka hyrë në fuqi, mekanizmat të cilët e mundësojnë zbatimin e atij ligji akoma nuk janë tërësisht funksionalë. Nëse marrim shembull konkret rastin e librave, mund të them në krahasim me periudhat paraprake ndoshta shitja pirate e librave apo veprave autoriale është më e ulët sesa ka qenë, për shkak të ndërmarrjes së disa aktiviteteve nga organet kompetente për ndalimin e këtyre veprimeve ilegale siç janë shpërndarja e veprave pirate“, tha Nezaj.

Ajo u shpreh se një ndër problemet kryesore mbetet keqinterpretimi i të drejtës për kopjim personal.

Përveç institucioneve, rol të rëndësishëm në mbrojtjen e të drejtave të autorit kanë edhe vetë autorët dhe përdoruesit e veprave, tha ajo për KP.

“Edhe nëse nisemi prej vetë lexuesve ose përdoruesve, shfrytëzuesve duhet me patjetër të vetëdijësohen që përdorimi i paautorizuar i veprave autoriale shkelet me ligj edhe nëse domethënë qëllimi i atij përdorimi është personal siç e përmenda më herët, janë disa kufizime të cilat duhet t’i përmbushin. Pra, është shumë e rëndësishme që e tërë shoqëria në përgjithësi duke filluar nga fëmijët të vetëdijësohen që përdorimi i veprës së dikujt nuk është nuk është ligjor”, u shpreh Nezaj.

Avokatja po ashtu bën thirrje se autorët duhet të jenë më aktivë në mbrojtjen e të drejtave të tyre, duke përdorur mekanizmat ligjorë në dispozicion. Ajo tha se pa reagimin e tyre, shkeljet rrezikojnë të bëhen praktikë e zakonshme, duke dëmtuar jo vetëm krijuesit individualë, por edhe zhvillimin kulturor dhe kreativ të shoqërisë në tërësi.

Tags: Libritë drejtat e autoritTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Bajrami kritikon ligjin për çmimet tavan: Rregullatorët ekzistojnë, por çmimet po rriten

Bajrami kritikon ligjin për çmimet tavan: Rregullatorët ekzistojnë, por çmimet po rriten

Kusari-Lila: Projektligji për çmimet tavan po keqinterpretohet, synon vetëm mbrojtjen e produkteve bazë

Kusari-Lila: Projektligji për çmimet tavan po keqinterpretohet, synon vetëm mbrojtjen e produkteve bazë

Nagavci mirëpret masën e përkohshme të Kushtetueses ndaj dekretit të Osmanit

​Nagavci pyetet për “pazare” për çështjen e presidentit, thotë se kanë qenë transparent në ofertat e tyre

Ligji për çmimet tavan nuk merr përkrahjen e opozitës

Ligji për çmimet tavan nuk merr përkrahjen e opozitës

Bajrami kritikon ligjin për çmimet tavan: Rregullatorët ekzistojnë, por çmimet po rriten

Bajrami kritikon ligjin për çmimet tavan: Rregullatorët ekzistojnë, por çmimet po rriten

Kusari-Lila: Projektligji për çmimet tavan po keqinterpretohet, synon vetëm mbrojtjen e produkteve bazë

Kusari-Lila: Projektligji për çmimet tavan po keqinterpretohet, synon vetëm mbrojtjen e produkteve bazë

Nagavci mirëpret masën e përkohshme të Kushtetueses ndaj dekretit të Osmanit

​Nagavci pyetet për “pazare” për çështjen e presidentit, thotë se kanë qenë transparent në ofertat e tyre

Ligji për çmimet tavan nuk merr përkrahjen e opozitës

Ligji për çmimet tavan nuk merr përkrahjen e opozitës

Promovohet libri me rrëfime të bashkëluftëtarve të dëshmorit Ismet Bicaj nga Istogu

​Të drejtat e autorit në Kosovë: Ligji ekziston, por zbatimi mbetet sfidë

Gjendet pa shenja jete një person në Obiliq

Vjedhje në një shkollë të Suharekës, dy të dyshuar futen nga dritarja dhe marrin para e mjete mësimore

Mërgimtari kapet me 113 km/h në zonë 60 – gjobë 300€ dhe njoftohen autoritetet zvicerane

Katër femra sulmojnë një tjetër në Prishtinë, i marrin me forcë para

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën