TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Të drejtat e autorit në Kosovë: ligji ekziston, por zbatimi mbetet sfidë

by teve1
8 orë ago
0
A A
Të drejtat e autorit në Kosovë: ligji ekziston, por zbatimi mbetet sfidë

23 prilli, Dita Ndërkombëtare e Librit dhe të Drejtave të Autorit, shënohet në mbarë botën si një moment reflektimi mbi rëndësinë e krijimtarisë, leximit dhe mbrojtjes së autorëve.

Që nga viti 2003, kjo ditë shënohet globalisht me qëllim promovimin e librave dhe forcimin e respektit për të drejtat autoriale, veçanërisht tek të rinjtë.

Avokatja Kujtesa Nezaj thekson se të drejtat e autorit përbëjnë bazën ligjore që mbron krijuesit në fusha të ndryshme si letërsia, muzika, arti dhe teknologjia. Ato i japin autorit kontroll mbi mënyrën se si përdoret vepra e tij dhe sigurojnë që ai të përfitojë nga puna dhe krijimtaria e vet.

“Të drejtat e autorit janë të drejta, të cilat përcaktohen me Ligjin për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta. Autori gëzon disa të drejta me vetë faktin e krijimit të veprës. Këto të drejta ndahen në dy grupe: të drejtat ekonomike dhe të drejtat morale, të cilat i mundësojnë autorit kontrollimin e shfrytëzimit të veprës së tij edhe kuptohet përfitimin financiar nga shfrytëzimi i kësaj vepre. Në të drejtat ekonomike hyjnë ta zëmë të drejtat e riprodhimit të veprës, të drejtat e shpërndarjes së veprës, të drejtat e adaptimit apo përshtatjes së veprës dhe të drejta të tjera që kanë të bëjnë me vepra të caktuara specifike. Këto të drejta, nëse marrim shembull konkret një libër, autori me rastin e shkrimit të atij libri i gëzon të gjitha të drejtat, të cilat përcaktohen me ligj. Mirëpo, në mënyrë që të jetësohet ai libër dhe të publikohet, ky autor nënshkruan ta zëmë një kontratë me një shtëpi botuese për botimin e atij libri dhe me këtë rast i bart disa të drejta të caktuara, së paku të drejtën e riprodhimit dhe të drejtën e shpërndarjes nga vetë autori tek shtëpia botuese”, tha Nezaj.

Në praktikë, ajo tha se të drejtat ekonomike përfshijnë aktivitete si botimi, shpërndarja, përkthimi dhe adaptimi i veprave, të cilat shpesh realizohen përmes kontratave me shtëpi botuese apo producentë.

Ndërkaq, të drejtat morale garantojnë që autori të njihet gjithmonë si krijues i veprës dhe që ajo të mos cenohet apo ndryshohet pa pëlqimin e tij.

Megjithatë, pavarësisht nga rëndësia e tyre, zbatimi i këtyre të drejtave mbetet sfidues në praktikë.

Shkeljet më të shpeshta lidhen me përdorimin e paautorizuar të veprave, përfshirë shpërndarjen ilegale dhe kopjimin pa kompensim.

“Ka shkelje të shumta të të drejtave të autorëve në praktikë, sidomos në Kosovë, marrë në konsideratë që krijimi i tërë sistemit të mbrojtjes së të drejtave të autorit është relativisht i ri. Edhe përkundër asaj që ligji përkatës për mbrojtjen e të drejtave të autorit ka një kohë që ka hyrë në fuqi, mekanizmat të cilët e mundësojnë zbatimin e atij ligji akoma nuk janë tërësisht funksionalë. Nëse marrim shembull konkret rastin e librave, mund të them në krahasim me periudhat paraprake ndoshta shitja pirate e librave apo veprave autoriale është më e ulët sesa ka qenë, për shkak të ndërmarrjes së disa aktiviteteve nga organet kompetente për ndalimin e këtyre veprimeve ilegale siç janë shpërndarja e veprave pirate… Ekziston një perceptim, një kuptim që kopjimi i një vepre për qëllime personale është i lejuar. Një perceptim i tillë nuk është tërësisht gabim, sepse e vërtetë që ligji i përcakton disa përjashtime prej përdorimeve të paautorizuara edhe një ndër to është edhe përdorimi i — kopjimi i një pjese të librit për qëllime personale. Pra ligji e lejon që një pjesë e librit të kopjohet për qëllime personale, mirëpo ligji e kushtëzon këtë këtë kopjim me shpërblimin e duhur të të autorit për atë kopjim. “, tha Nezaj.

Ajo u shpreh se një ndër problemet kryesore mbetet keqinterpretimi i të drejtës për kopjim personal.

Përveç institucioneve, rol të rëndësishëm në mbrojtjen e të drejtave të autorit kanë edhe vetë autorët dhe përdoruesit e veprave, tha ajo.

“Edhe nëse nisemi prej vetë lexuesve ose përdoruesve, shfrytëzuesve duhet me patjetër të vetëdijësohen që përdorimi i paautorizuar i veprave autoriale shkelet me ligj edhe nëse domethënë qëllimi i atij përdorimi është personal siç e përmenda më herët, janë disa kufizime të cilat duhet t’i përmbushin. Pra, është shumë e rëndësishme që e tërë shoqëria në përgjithësi duke filluar nga fëmijët të vetëdijësohen që përdorimi i veprës së dikujt nuk është nuk është ligjor. Edhe paraqitja apo prezantimi i veprës së dikujt në emrin tënd nuk është ligjor…Ndërsa sa i përket autorëve është shumë e rëndësishme që autorët të kuptojnë që këto janë të drejta subjektive. Kjo nënkupton që autorët duhet të ndërmarrin veprime në momentin që vlerësojnë apo vihen në dijeni që veprat e tyre janë duke u përdorur pa autorizimin e tyre. Shteti ka disa obligime karshi autorëve, shteti e ka para së gjithash obligimin me kriju infrastrukturën ligjore, me i kriju mekanizmat për zbatimin e atij ligji, mirëpo për shkeljet individuale përveç kur kemi elemente të veprës penale, shteti nuk e ka për obligim me vepru. Është vetë autori apo bartësi i së drejtës i cili duhet të ndërmarrë veprime për me e mbrojt të drejtën e tij dhe këtë gjë duhet ta bëjë ose në procedura administrative ose në procedurë civile, në raste të caktuara edhe në procedurë penale duke i iniciuar apo paraqit kallëzim penal ndaj shkeljeve të caktuara.”, u shpreh Nezaj.

Avokatja po ashtu bën thirrje se autorët duhet të jenë më aktivë në mbrojtjen e të drejtave të tyre, duke përdorur mekanizmat ligjorë në dispozicion.

Ajo tha se pa reagimin e tyre, shkeljet rrezikojnë të bëhen praktikë e zakonshme, duke dëmtuar jo vetëm krijuesit individualë, por edhe zhvillimin kulturor dhe kreativ të shoqërisë në tërësi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tri netë me kinemanë italiane në Prishtinë, hapet edicioni i ‘Italian Screen’ me filmin “La Grazia”

Tri netë me kinemanë italiane në Prishtinë, hapet edicioni i ‘Italian Screen’ me filmin “La Grazia”

Fotografitë si dëshmi e krimeve, hapet ekspozita “Kronologjia e lirisë” e autorit Ridvan Slivova

Fotografitë si dëshmi e krimeve, hapet ekspozita “Kronologjia e lirisë” e autorit Ridvan Slivova

Orkestra e Filharmonisë së Kosovës mbajti koncert me program të pasur

Orkestra e Filharmonisë së Kosovës mbajti koncert me program të pasur

​Pesë arsyet përse veriu i Shqipërisë është destinacioni i ardhshëm elitar i Evropës

​Pesë arsyet përse veriu i Shqipërisë është destinacioni i ardhshëm elitar i Evropës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën