Katër persona e aksidentuar në Vragoli janë duke u trajtuar në Qendrën Emergjente në QKUK.
Gjendja e tyre është stabile.
Këtë e ka konfirmuar për teve1.info, drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla.
“Katër të aksidentuar janë duke u trajtuar në Qendrën Emergjente. Janë në përfundim e sipër ekzaminimet e nevojshme. Gjendja e tyre është stabile”, ka thënë Syla.
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 14:35 në rrugën nacionale Prishtinë–Pejë, ku një kamion me targa vendore ka humbur kontrollin dhe ka përplasur katër automjete të tjera.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, dyshohet se drejtuesi i kamionit ka kaluar në anën e kundërt të rrugës duke shkaktuar aksidentin zinxhiror.